Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralizimi i Juglindjes, rëndohet situata. ARRSH nuk ka afat kur do rihapet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paralizimi i Juglindjes, rëndohet situata. ARRSH nuk ka afat kur do rihapet
AktualitetKronike

Paralizimi i Juglindjes, rëndohet situata. ARRSH nuk ka afat kur do rihapet

Published: February 24, 2026
Shpërndaje

Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës.

Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII.

Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar.

- Publicitet -

Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar.

Mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, kreu i ARRSH Ami Kozeli tha se nuk dihet ende dhe se priten rezultatet e studimeve gjeologjike.

ARRSH njoftim për qytetarët: 

ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë.

Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren akset rrugore Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.

“Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.

Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar  rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

  • Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
  • Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

  • Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin është shembur dhe është bërë e pakalueshme që nga data 21 shkurt 2026.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    February 24, 2026 at 1:55 pm

    C`eshte marre ne lume dhe ceshte marre ne koder,,do te rrezohet e tere megjithe Teprica.E kam thene qindra here.Mos beni Punime me Firma katundaresh,qe u ngrysen me 30 leke per dite pune ne koprative dhe u gdhine oligarke.Mrekulli bente shen Thomai-thoshte Enver Hoxha. Demo ja ka thene te keqiat atij shteti,Do ti them te mirat ne dite te kiametit te ndertuesve katundare,Gjoka,Salianji,Bashkim Ulaj,Kastrati,Rezart Taci,Bektash Sula,Bajrami N,Hysa H edhe ay Fusha qe e la Qeverria bojaxhijve pa para dhe shkoi grabiti banken me kallash si jane mesuar.
    Shteti kur ishte Shtet,kishte dhjetra Institute projektimi,Institute Gjeologjike,institute Nafte,Institute Bujqesie,institute zooteknie,Institute Shendetsie,Institute Higjene dhe kontrolli Ushqimor,,Edhe institut te Fizikes Berthamore kishte. NUK PASKESHIN QENE KOT,Mandarinen me helme te Beratit e kthejne kroatet,se kane institute,miellin serb me aflatoksine e hane lopet e Shqiprise se i hodhen Institutet per SKRAP.
    Ca i mbylli maloku,ca i shiti Xhambazi bojaxhi,,Qindra dhe mijra inxhenjere ndertimi,projektues,gjeologe,Arkitekte qytetare me Universitete,i nxorri ne reforme Sali Berisha..Asnje,,Asnje,mor po Asnje per beee,Asnje prej tyre nuk u be Oligark,.
    Asnje prej Ndertuesve .projektuesve ,zbatuesve te Veprave te medha,kombinate,uzina,hidrocentrale,,nuk e angazhoi Qeverria malokut dhe Qeverria bojaxhiut ne ndertimet e ketyre 35 vjeteve.Jo!E gjeti ate majmunin katundar me 30 leke per dite pune,kur germonte me nje fadrome qe e vodhi ne Itali,perroin e fshatit.Ti katundar do ta ndertosh Shqiprine,se Ti je pishtar i Demokracise,,!Di si ndertohen rruget,tunelet,urat me zall lumi,pa projekte,pa studime gjeologjike,pa Institute e mrroklla Burokratike te Diktatures,.Di Di te 10 fishosh cmimet dhe ti sjellesh Palacos pushtetar gjysmen e Investimit ne valute,,pa e kuptuar as Zoti mbi Toke. Se Ay Tuhafi qytetar me shkolle te madhe,as di te vjedhi,as di te fshefi.
    Rezultati???? E gjithe Shqiperia perfundoi ne lume e perrua.

    Reply
  • Të thuash të vërtetën says:
    February 24, 2026 at 5:43 pm

    Po mjaft o demo se na çave trapin bëj ca pushim zure këmbën e intelektualit . Po kush të dhjet ty o demo kot dërdëllis .

    Reply
  • info analitike says:
    February 24, 2026 at 9:31 pm

    dmth studimet behen pas katrahures dhe jo perpara qe ta shmangin ate. Oh te keqen e mendjes se Kriekaqolit qe i di te gjitha! I eshte thene shpesh e ne menyre te perseritur nga ekspertet ceshtja e rreziqeve natyrore dhe demitimet qe shkaktojne shfrytezimet e ndertimet infrastrukturore pa kriter , po nuk degjon Naltgjatesia se e ka mendjen si te zgrepi leke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?