Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shëndetësia falas” vetëm në letër, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi për vizitat dhe analizat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Shëndetësia falas” vetëm në letër, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi për vizitat dhe analizat
EkonomiLajmi i fundit

“Shëndetësia falas” vetëm në letër, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi për vizitat dhe analizat

Published: February 5, 2026
Shpërndaje

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

- Publicitet -

Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%. Ky është treguesi më i ulët në Ballkan (ku mesatarja rajonale është 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet më shumë një premtim sesa një realitet i prekshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Buda says:
    February 5, 2026 at 1:01 pm

    Urime per kete shkrim, por te mos mbetemi vetem tek statistikat dhe apo thjesht gazetat. Ku jane televizionet qe mbeten tek dueli historik politik Berisha-Rama?! Mbulimi i shpenzimeve shendetesore ne Shqiperi eshte problemi thelbesor qe shumica e emigranteve nuk kthehen ne atdhe.

    Reply
  • Turi says:
    February 5, 2026 at 9:43 pm

    Azgjer nuk eshte “falas” ne kete bote. Dikush paguan. Ajo qe ju e quani “falas” paguhet nga taksat e popullit. Ndryshimi i vetem eshte se “falasi” tuaj krijon korupsion, demton shendetesine ( sepse demton konkurencen- doktore te mire e te keqinj behen te gjithe njesoj) dhe mbi te gjitha varferon me shume popullin ( qe paguan taksa edhe per korupsioni e doktoreve dhe politikanve.)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje
  • Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  • Rama protestuesve: Nuk bëj negociata me ju se nuk më keni votuar
  • “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Nje shqiptar on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  3. capi on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  4. Heu bre...(*) on Çfarë ndodh pas Ramës?
  5. Heu bre... on Çfarë ndodh pas Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?