Nga Auron Tare
Shqiperia e Taulantit dhe Shqiperia e Mireles (dy realitete te ndryshme turistike)
Mbreme, Policia e Shtetit gjeti perseri disa turiste te humbur ne Jugun e Shqiperise. Nuk jane te vetmit e ketij sezoni. JO pak por 465 persona te humbur maleve dhe kodrave te Shqiperise jane gjetur nga policia kete sezon turistik.
E teksa numri i turisteve rritet, po keshtu rritet edhe numri i te humburve apo te aksidentuarve neper zonat tona malore. Turiste te cilet pa me te voglin ngurim kerkojne ndihmen e shtetit.
Imagjinoni njesite speciale te policisë qe varen me litar neper guva dhe kanionet tona per te nxjerre turiste te humbur. Imagjinoni helikopterin qe fluturon nga Jugu ne Veri per te mbledhur te humburit tane te cilet postojne foto me policine shqiptare.
Po pse jo, fundi fundit kane gjetur nje vend naiv, i cili per çdo budalla te huaj qe humbet maleve, dergon policine. Por a eshte policia e detyruar per t’i nxjerre keta njerez nga zonat e rrezikshme ku humbasin?
Me nje llogari te thjeshte asnje nga 465 turiste te huaj nuk ka vene doren ne xhep per te paguar koston e helikopterit, makinave te policisë apo policëve qe bredhin naten per t’i gjetur keta njerez.
Nderkohe shteti ka paguar nga taksat tona te gjitha kostot per te kerkuar shpetuar dhe rikthyer ne hotel keta njerez. Nuk jane pak nëse llogarit 465 raste vetem ne nje sezon!
Nderkohe qe Shqiperia turistike ka nje vemendje te shtuar, duhet thene se fatkeqesisht ne terren i mungon totalisht nje plan mbi rreziqet dhe problematikat qe sjell rritja e numrave te turisteve.
Ministria e Turizmit deri me sot nuk ka nje harte te zonave problematike ku ndalohen ngjitjet, zbritjet, kacavjerrjet, shetitjet apo aktivitete te tjera te rrzikshme. Nuk ka asnje program per markimin e kanioneve, zonave me potencial te rrezikshem natyror apo zona ku fund i fundit ndalohet te futet kushdo qe kerkon pak adrenaline.
Shqiperia i ngjan nje hani te madh ku kushdo hyn ben cfare te doje dhe kush rrezohet Hanxhiu duhet te fuse doren ne xhep. Po perse?
Bota qe ben turizem para nesh e ka zgjidhur nje here e mire kete çështje. Ka modele shume te sukseshme, te cilat ne mjaftojme t’i marrim dhe t’i pershtasim. Ka zona te markuara qartesisht, ka zona te ndaluara rreptesisht apo zona ku mund te hysh vetem me guida lokale. Menyre kjo qe garanton siguri por edhe puneson banoret lokale.
E ne fund, çdo kush qe kerkon adrenaline duhet te kete ne xhep Siguracionin qe nëse rrezikon per kenaqesi, te jete i detyruar te paguaje per ndihmen qe merr dhe jo te marre qyl nje sherbim nga nje shtet qe fundi fundit nuk ua ka borxh te kerkoje naten neper male dhe lugina çdo te humbur qe na vjen nga jashte.
Heli paguhet ne c‘do ven t‘Botes.
Itali 5500 Euro ora,nese s‘ke sigurim nepermjet Shoqerise Se alpinisteve italian, e njejta gje ne Austri Gjermani,Zvicer,France
deri sa shteti yte i nderuar Tare, te ket garantuar infrastrukturen rrugore, tabelore e satelitore te te gjithe teritorit te memedheut tend me shume se tonin, duhet te paguhaj shteti nje e me nje per te gjithe te humburit e huaj si ne te gjithe boten.
Fiks, ore, fiks e ke thënë.
Ajo ministrja përkatëse duhet ta trajtojë problemin, të hartojë rregullore e të marrë masat konkrete në terren, si dhe të propozojë sigurimin e detyruar për turistët.
Helikopterët nuk po i çojmë dot në ndihmë të një banori shqiptar që ka gjithë jeten që paguan taksa, tatime e sigurimet e çdo detyrim ndaj shtetit të vet, dhe shpenzojmë për çdo gomar që shetit gërxheve tona dhe humb maleve e grykave.
Vendosni lajmerime perpara se te hyjne ne shtegjet e rrezikshme dhe citoni “ Merrni vete rriskun persiper nqs humbni rrugen ose do paguani nje tarife prej 2000$ .
Ky eshte problem gjithandej, duhet ndryshuar dicka ne ligje dhe kush bredh neper male mbasi ka pire 1 shishe raki le te paguaj nga xhepi ndihmen e te shohim nese do provoj prap.
Qr po shihni se eshte botuar nje shkrim per keto probleme,Kryetari Bashkise Grenobel,andej nga Franca,ju kishte vene tarife 20000 euro turisteve qe kerkonin belane me pare neper male.Paguaj,qe te vij te ndihmoj!
Vijne te Pasurit,te hajne mundin e Fukarejve.ne vendin mikprites te budallejve.
Ndoshta nuk ju eshte kerkuar por normalisht te gjithe jane te siguruar,duhet derguar fatura nga ata qe bejne sherbimin.
Kjo ndodh se ketu sundon qeveria e SHQIPERISE TURISTIKE por jo qeveria e SHQIPERISE SE SHQIPTAREVE!
Opo kerkojn thesare per te vjedhur vijn lerini te ngordhin