Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Mjeshtëria e Asgjësë, ose Big Brother i bipolaritetit (Luizi ia dredh dhe Kiarës, tani thotë se s’e do më!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHËNIM: Mjeshtëria e Asgjësë, ose Big Brother i bipolaritetit (Luizi ia dredh dhe Kiarës, tani thotë se s’e do më!)
AktualitetEnciklopediLifestyle

SHËNIM: Mjeshtëria e Asgjësë, ose Big Brother i bipolaritetit (Luizi ia dredh dhe Kiarës, tani thotë se s’e do më!)

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

 

Nga Artur Qorraj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Formatet tip “Big Brother” tregojnë se jo vetëm në jetën normale apo të zakonshme, por edhe në një shou televiziv live, virtytet dhe parimet nuk kanë shumë rëndësi.

Në fund të fundit qëllimi justifikon mjetin sipas parimit hegelian të tezë-antitezë-sintezës dhe ajo që paska rëndësi është se kush e kap i pari ‘frutin’. Vlera është antivlerë dhe anasjelltas. Pavarësisht se kë lëndon. Në fund do fitojë ai që bën triket më të mira të antimoralit. Jo më kot thuhet se ‘meriton atë që ke’.

Madje edhe të ashtuquajturit VIP-a e njohin ‘lojën e xhunglës’ për pak më shumë para. Në fund të fundit ky është zanati i tyre, misioni i jetës virtuale. Bipolariteti është ‘çelësi’ që në këtë rast hap derën e suksesit.

Kështu ka ndodhur në këtë sezon të “Big Brother VIP”. Një perzonazh me emrin Luis që hyri pa gjë dhe po del me atë që synoi, duke prezantuar si prognozë të të gjithë shfaqjes, atë për të cilën shoqëritë e sotme bëjnë gjithçka: Asgjënë!

E fundit që e pësoi në kurriz duket se ka qenë personazhi Kiara, që kuptoi se u bë vetëm trampolina e Luisit drejt suksesit. Dhe i gjithë mjalti i fillimit, tashmë është kthyer në lotë hidhërimi.

Një publik i tërë i trullosur rri e vështron, dhe dashur pa dashur bëhet kukull e këtij cirku… Kur t’u dalë dehja do kujtohen nëse kanë para mjaftueshëm për ushqimet e muajit, ujin, dritat, faturat gjithandej, borxhet, kreditë, qiratë, garancia e punës, hallet, spitali, e të tjera si këto.

Në fund të fundit shumicës prej nesh i pëlqen më shumë të merret me thashetheme sesa t’i shikojë gjërat ashtu si janë: Thjesht vuajmë nga sindroma e “Skotomës”.

Në fund të ditës Luisit dhe banorëve ua shtrojnë tavolinën e ngrënies dhe ua mbushin sponsorët, sikurse dhuratat që marrin dhe benefitet e tjera.

Thjesht duket se sot iu bashkua ‘tavolinës së realitetit’ edhe Kiara. Jo se nuk ishte. Por realiteti jashtë, iu bë njësh me atë brenda. Dhe derisa të dalë nga shtëpia, duket se do i lërë goxha ‘shenja’ për të ardhmen kjo eksperiencë e hidhur.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta mirëpresim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Në fund të fundit të gjithëve u ndodh diçka…

Por më të fituarit dalin ata që i shërbejnë dhe punojnë për “Asgjënë”!

Një sekuencë se çfarë ndodhi:

Edhe pse të gjithë mezi e presim surprizën e bukur që Luizi ka për Kiarën, duket se deri në atë moment moderatorja do jetë duke përjetuar momentet më të këqija brenda shtëpisë.

Si kurrë më parë, me ftohjen e Luizit, Kiara ka ndjerë shumë keq, aq sa ka vënë në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre. Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.

Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: A duhet të dyshoj të gjitha herët kur më ke thënë të dua më shumë se veten?

Luizi: Koha do e tregojë!

Kiara: Më ke lënë pa fjalë…

Kiara u largua dhe shpërtheu në lot. Gjatë ditës së sotme ajo është parë të qëndrojë e vetme në verandë me lot në sy.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?