Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Gazetaria dhe media e lirë nuk janë godinat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > SHËNIM: Gazetaria dhe media e lirë nuk janë godinat
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

SHËNIM: Gazetaria dhe media e lirë nuk janë godinat

Published: August 10, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Botuar në DITA

Kur mediat dhe pushteti flirtojnë e vërteta bëhet e paqartë. Dhe kur publiku e kupton këtë lojë, humbet besimin. Jo vetëm te media, por te e gjithë ideja e të vërtetës. Atëherë, nuk mbetet asgjë për të mbrojtur. As demokracia, as liria, as ndershmëria.

- Publicitet -

Një shoqëri me media të kapura është si një shtëpi me dritare të mbyllura: mban erë të rëndë haleje.

Por mediat nuk janë muret ku qëndrojnë, as kabllot që i lidhin me antenat. Nuk janë as logot në fasada dhe as frekuencat që mbartin sinjalin.

Gazetaria e lirë është më shumë se kaq. Ajo është ide, guxim, zë kritik, mendim i pavarur. Dhe kjo nuk mund të mbyllet me dry, as të ndërpritet me rrjedhën e energjisë elektrike.

Po të ishte gazetaria një zyrë, do të mbyllej me çelës. Po të ishte një kompjuter, do të fikej. Po të ishte një ndërtesë, do të shembej. Por nuk është. Gazetaria është qëndrim. Dhe qëndrimi nuk shembet. Të vërtetën nuk e zë betoni. As mendimin e lirë nuk e kufizon dot një kontratë qiraje.

Ndaj në çdo kohë, edhe kur godinat rrëzohen, media e lirë rri në këmbë — atje ku është një mendje që shkruan apo transmeton pa frikë dhe një shikues ose lexues që e ndjek pa iluzione.

Për sa kohë ekziston kjo lidhje, gazetaria do të mbijetojë.

Me ose pa godinë.

Aq më pak shtetërore. Që vjen e shkon nga lëvizja e gishtit apo sevdaja e atyre që media duhet t’i mbajë në shënjestër.

—-

Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në  pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ka një marrëveshje për Hormuzin”, Trump sinjale për fundin e luftës në Iran
  • Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Dardhë të Librazhdit del jashtë kontrollit
  • Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes

Komentet e Fundit

  1. epsteain on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Dashi on Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  3. tarras on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. E on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?