Nga Gjon Bruçi
Në çdo datë 21 Janar, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me një apo dy lule në dorë, përcjellur nga “filat” e tij të kabinetit qeverisës të tri mandateve radhazi, ka bërë homazhe dhe është përkulur në pllakat e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku ende duken shenjat e gjakut të katër qytetarëve, të vrarë nga garda naziskine e Sali Berishës, alias “Arturo – Ui shqiptar”.
Në të gjithë rastet, ngushëllimi i tij për të vrarët e pafajshëm, është mbyllur me premtimin se për këtë vrasje makabre, ndodhur në mes të ditës, do të dënohen shkaktarët. Por . . . premtimi i tij nuk është realizuar, sepse, siç e thotë edhe vetë, ai nuk është gjyqtar, dhe se “gjykatësit dhe prokurorët nuk varen nga Qeveria”.
Ky (por-i) doli në skenë pas marrjes së postit të Kryeministrit, çka e ç’burrëroi premtimin e famshëm në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, të cilat i siguruan fitoren e mandatit të parë, dhe për inerci, e “shtynë” gjer në mandatin e tretë, e madje kandidat për të katërtin.
Tashmë pas kaq vitesh, homazhe, premtime dhe . . . mashtrime, duken sheshit dy hipokrizi: Hipokrizia qeveritare dhe hipokrizia personale. Për të parën, hipokrizinë qeveritare, nuk habitemi. Qeveritë e tipit borgjez, nuk mund të jenë ndryshe, përveçse mashtruese dhe hipokrite. Ndërsa për të dytën zhgënjimi ishte i paparashikuar.
Askush prej nesh nuk mund ta mendonte se Edi Rama, kur kërkonte votën e mandatit të parë, premtimin kryesor për dënimin e vrasësve të 21 janarit 2011, e kishte mashtrim dhe hipokrizi. Ai ishte i biri i Kristaqit, skulptorit me emër, që punoi dhjetra vepra artistike nga më të arrirat, vlera e të cilave e ngjiti gjer në kryesinë e Kuvendit Popullor, pushtetit kryesor të shtetit.
Nga ana tjetër, Edi Rama, kishte kaluar nga bankat e Shkollës së Artit të Pikturës, përforcuar me artin e Sportit të Basketbollit, çka përjashtonte çdo mundësi mashtrimi e hipokrizie ndaj vendit të tij, ndaj bashkëqytetarëve, ndaj demokracisë dhe ndaj drejtësisë.
Mirëpo, për fat të keq, “kopertura” e tij na doli kallpe, ç’ka askush nuk e priste. Justifikimi i Kryeministrit dhe mbështetësve të tij, se “Gjyqësori është i pavarur”, është një përrallë që nuk josh as kalamajt e kopshtit. Mund të qëllojë për një moment ndonjë prokuror apo gjyqtar i pavarur, ose i varur “në degë të thanës”, por kurrsesi kjo nuk mund të ndodhë për kaq shumë vjet rresht.
Aq më tepër kur prej disa vitesh kemi edhe gjyqtarët e prokurorët special të SPAK-ut, i cili, puna e parë të tij duhej të ishte zbardhja e krimit të 21 janarit 2011.
Por edhe sikur të jetë e vërtetë, që trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve ka qenë për 12 vite rrjesht në “unitet” kundra të vërtetës, kundra drejtësisë dhe mashë e kriminelëve, atëhere, Edi Rama, i përforcuar me postin e Kryeministrit, i ka patur të gjitha mundësitë ta detyronte këtë “trupë gjyqësore bastarde”, të vishte mantelin e drejtësisë dhe të dënonte kriminelët, të cilët qysh ditën e krimit, ishin persona me emër, mbiemër e ditëlindje të saktë.
Një Kryeministër ka dhjetra herë mundësi e mjete, për të çuar në bankën e akuzës kriminelët, të cilët edhe pse i kanë ende duart me gjak, lëvrijnë shesheve tona, duke kërkuar një mandat tjetër qeverisës, me të cilin do të përsërisin vrasjet e djeshme të 21 Janarit 2011.
Po, cila është arsyeja që Edi Rama, është mjaftuar vetëm me vendosjen e luleve një herë në vit tek pllakat e bulevardit, dhe asnjëherë nuk arriti të vendosë padinë në dyert e gjykatës, duke kërkur me të gjitha format dënmin e kriminelëve vrasës të kabinetit Berisha?
Vetëm një arsye: Edi Rama, e din fort mirë, se po të vihet Saliu me shokë, në bankën e akuzës, në të djathtë apo në të majtë të tij, detyrimisht do të gjendet edhe vetë Edi Rama. Sigurisht masa e përgjegjësisë nuk është e njëjtë me Saliun, por banka e akuzës po. Edi Rama ishte “komandanti” i protestës së qytetarëve, por ama komandanti duhet të qëndrojë në krye të detashmetit protestues, me qëllim që ajo të mos degradonte në një turmë pa kokë, e cila, mbasi u larguan policët nga vendroja pranë Kryeministrisë, nuk dinte ç’të bënte, por sillej vërdallë sheshit, pa objekt të caktuar të programit të protestës.
Kaq vjet rresht, për çdo 21 janar, në të njëjtën orë, në të njëjtin bulevard, tek të njëjtat pllaka të gjakosura, kemi parë vetëm homazhe, heshtje dhe lule artificiale. Dhe asnjëherë nuk pamë një senacë gjyqësore, një komision parlamentar, një padi serioze, një protestë të organizuar dhe nxitur nga qeveria kundër gjykatësve ta “pavarur” dhe kriminelëve të pandëshkuar e të “trasferuar” në azilet përtej Atllantikut.
Në 2023, si për çudi, në skenë doli dhe një incizim i “komandave” që na qenkeshin dhënë në datën 21 janar 2011 nga komandanti i gardës, Ndrea Prendi, për të hapur zjarr mbi protstuesit.
Nuk dyshojmë për vërtetësinë e inçizmit, por shtrohet pyetja e mosbesimit: Pse u deshën 12 vite të gjendej ky inçizim, kur na e paka patur “një vend aleat i yni”, i cili ja paska dorëzuar këto ditë gazetarit tonë investigativ, a thua se “aleati” ynë, nuk i din zyrat e shtetit tonë dhe dhe merret me gazetarët?!
Frymëzuar nga ky “inçizim”, ja ku kemi edhe prononcimin e Ministres Spiropali, e cila në rolin e zëdhënësit të Kryeministrit, “që nuk deshi të prononcohej” para gazetarëve që u ndodhën gjatë homazheve, deklaroi se “Ne do të vijojmë të mos pushojmë së kërkuri drejtësi për të vrarët e 21 janarit të vitit 2011”.
Se sa vite e sa mandate do të vijojë kjo këmbëngulje e kabinetit qeveritar, zëdhënësja e Kryeministrit nuk e tha. Dhe nuk mund ta thotë, se as ajo vetë nuk e din. Ama ajo bëri një mbyllje, e cila justifikon dhe përforcon titullin e shkrimit tim për “Hipokrizinë personale dhe qeveritare” të kabinetit Rama, në përvjetorin e radhës dhe në vazhdim, ndaj “fatit” të “21 janarit 2011”, të krimit shtetëror salinian.

21 janari eshte amnistuar nga Edi Rama, dora vete. kur 2 vite me pas vete personazhin kryesor te Videos me te cilen nderseu socialistet ne kryeministri e zgjodhi Kryetar Kuvendi e pastaj…President te Republikes!
Edi Rama u ka rrasur e u rras “rilindasve” bajga ne goje e i detyron te lepijne buzet. I perplasi ne kryeministri me videon e Ilir Metes, ja zgjodhi President Ilir Meten e pastaj kur Iliri i doli ne opozite, e shpalli Spiun te kohes Diktatures. (…askush mos habitet sikur ta beje prap aleat nese ja do interesi, ndaj mos haje shume mut askush nga “rilindjotet” kunder Ilir Metes se do ti duhet serish te lepije buzet, fale bythce Edi Rames natyrisht…)
Ngushellime familjes! Audio nuk tregon asgje te gjithe e dime si ndodhi,kush urdheroi,Prendi tha jo, e rrahen bodiguardet e Saliut, doli jashte dhe urdheroi te shtihet! Shenja e zeze ne sy eshte deshmimtari! Ky artikull eshte sa i vertete por edhe naiv! Vertet nuk e kuptoni qe askush nuk do zbardhjen e 21 Janarit ,por jo vetem ate! Mos harroni se Saliu u quajt ‘burre shteti” dhe Luli ne ngritje! Kjo ngjarje jo pa qellim por perdoret politikisht edhe nga njerez te ndershem dhe jo me nga Saliu, qe ka shume mundesi ta kete servirur videon ne nje media te huaj qe me pas i eshte dhene Artanit,i cili eshte bere politikan nen petkun e gazetarit! Rama u betua qe do te bente drejtesi por tani e akuzojne qe kontrollon drejtesine dhe ky rast i rende kriminal do te cfryhej menjehere! Eshte fatkeqesi e popullit e kombit qe nje sadist si Saliu…..!
Ju mos beni sikur nuk kuptoni vrasjet e 21janarit jan ba me urdher direkt nga dash i shba dhe pet kete arsye saliu qelloj dhe tani qe saliu nuk eshte ne pushtet dhe po e shantazhojn perdorin marifete te tilla sa per kete qe qeveris vendin eshte thjesht nje kopje e shemtuar e saliut por ku drogen e ka marr ne france nga terbimi qe nuk ishte kurrkushi por ne shqiperi te jepet mundesia qe te behesh me pushtet dhe pa pasur prespejktive pra keto lojra qe behen ne shqipon tone kan srejteperdrejt lidhje me sherbimet sekete te shba dhe fqinjeve tane qe kontrollojn qeveri tona dhe pasurit tona si njerzore dhe kombetare.
E goditur ajo foto – Ai njeriu ne plan te pare zor se besohet se po kerkon gure te gjuaje policet sepse eshte indinjuar nga ajo video Meta-Prifti, eshte sigurisht ndonje fakir nga zona elektorale e Tom Doshit sjelle si te tjere si ai ne Tirane me pagese pikerisht per ti hedhur guret mbi policet.
« Pse u deshën 12 vite të gjendej ky inçizim, kur na e paka patur “një vend aleat i yni”, i cili ja paska dorëzuar këto ditë gazetarit tonë investigativ, a thua se “aleati” ynë, nuk i din zyrat e shtetit tonë dhe dhe merret me gazetarët?! » Në këtë shprehje « flë lepuri ». Shkrimi më i saktë për 21 Janarin!
Te lumte dora Gjon.
Ne fakt une nuk do ta quaja thjeshte “hipokrizi”. Per mua eshte me shume tragji-komedi ku aktore jane dhe te afermit e te vrareve. Ata shkojne “te heshur e serioze” mbrapa, si bisht i Rames qe i ka tallur dhe i tall gjithe keto kohe….Cuditerisht ata akoma shpresojne se mos “dashit i bijen koqet qe varen”. Padyshim qe gjaku i tyre eshte shitur, si shume e shume te tjereve…..E gjithe kjo ngjare “deja vu” po transformohet ne nje “show te flliqur” qe te ndjell neveri…
Sipas teje, me qe jane bo nga DASHi:
1. Nuk duhen denuar, sepse jane bere nga DASH ?
Apo
2. DASH ka gjithmone te drejte ?
Dalja e EDI RAMES me 2 karajfila ne dore kete vit ishte sa ,,qesharake dhe e turpshme…..por ai ska turp ,,, ska bese ska ideale……bile as bindje ne te cilat beson…. politika e tij eshte gur shahu,,,,,,prandaj dhe kemi arritur ne kete pike ,,,ku shteti nuk ka force,,,,ku struktura e shtetit eshte pjese e krimit ku cdo dite po degjojme gjera shume te shemtuara per zyrtaret e shtetit duke filluar qe nga ministrat e me poshte,,,,,njerez te pavlere e te mbushur me vese…. kriminele ,,,,hajdute,,,,mshtrues,,,, pelivane,,,,,dhe per keto te gjittha,,,,,, pergjegjes eshte EDI RAMA,,,,ai i ka zgjedhur e vene ne ato poste,,,,pasi AI kontrollon gjithshka,,,,,,,dhe mos beje sikur sdi gje,,,,,,e del pastaj e na mban ato fjalimet e tij gjithe pathos,,,,,,sikur shtetin e ka ne rregull,,,,,nderkohe qe po i digjet postiqja,,,,,,TURP per kete kryeminister qe genjen paturpesist popullin e vet,,,,,,
Pse çvendoset problemi nga “Non Grata” per Korrupsion,
Tek nje “Non Grada” e nje tipi tjeter?
“Nongratat e tipit tjeter” jane me mijra individe,
Që humben komplet kontrrollin psiqik,
Që perpak çuan ne nje ndarje,
“Veri-Jugu” te Kombit, Shqiperise.
Sot flitet shpesh per Sovranitet,
Por ne shumicen e rasteve,
Kjo nenkupton Sovranitetin e Liderit,
Jo te: “Interesit Kombetar” = “Intersi i Popullit”
Viti 1997 tregoi se cfar ndodh,
“Kur drejtusit Deshtojne”,
Kur çdo individ zgjedh, ”
Sovranitetin e tij Personal,
Siç e kupton apo e kuptojne:
“Ai/Ajo” apo “Ata/Ato”
Te lumte dora Gjon Bruci,se ja ke nxjerre kallain kusise!
Shkrim me një qëllim: nxitja e urrejtjes ndaj Edi Ramës. Asgjë objektive dhe e vërtetë.
Zoti Gjon Bruçi:
Te kerkosh drejtesi nga Edi Rama per 21 janarin apo per Gerdecin, pse jo te shtojme ketu vrasjet mafioze te Remzi Hoxhes apo te Kosta Trabickes, kjo eshte sikur t’i kerkosh sot Putinit te denoje krimet e Stalinit qe vrau mbi 22 mije protestues intelektuale polake dhe i groposi ne pyllin e qytetit Katyn dhe ja hodhi fajin Hitlerit, apo eshte njesoj sikur Enveri te pranonte se kishte spiunuar dhe vrare Qemal Stafen kur shkonte cdo 5 maj vinte lule dhe bente homazhe hipokrizie ne varrezat e deshmoreve duke hedhur lote krokodili, njashtu sic ben sot Edi Rama duke ja hedhur fajin Drejtesise se pavarur, njashtu sic bente Enveri kur thonte: “Te gjitha krimet i ka bere Mehmeti me koke te vet se une nuk di gje fare!”
EDI RAMA NUK KA KERKUAR FALJE PER KRIMET E KOMUNIZMIT, KY KRYEMINISTER HIPOKRIT DHE I PACIPE NUK KA KERKUAR FALJE PER KRIMET E BABAIT TE TIJ KILLER DHE VRASTAR, PRANDAJ NUK KA SI TE NDESHKOJE VRASTARET E 21 JANARIT, AS TE GERDECIT, AS TE REMZI HOXHES DHE KOSTA TREBICKES, SEPSE EDI RAMA ESHTE NJESOJ SI SALIU DHE LULI DHE ATA MUND T’I PERGJIGJEN: “PO TI JE SI NE, APO HARROVE SI I GROPOSE POSHTE BETONIT 52 FAKIRE NE THUMANE, NJESOJ SI SALIU NE GERDEC?
Medet ne c”gjendje kemi arritur .Qe dhe ate pseudo rryme te se djathtes / i thencin / te shfyhet si nje tollumbac i shpuar . S”do mend se ideja e qellimi i Plurarizmit ne Shqiperine e shkatarruar nga qeverisja ” shembulloreve e clirimtareve te 1944 ” ishte shkaterrimi i saj , arritja ne gjendjen e sotme . Nuk ndjej dhimbje tashme se e sotmja verteton plotsisht se Plurarizmi i 1990 , 1992 e tutje ishte nje genjeshter me bisht .Qellimi nuk eshte te denohen shkaktaret e cdo tragjedie qe shkakton viktima por historia , e dokumentuar me emra e mbiemra , me vidio e fotografi per vitet e postmonizmit .Dhe guret e shumte te rene nga qielli nuk ishin ne duart e turmes se udhehequr nga njeriu me trendafil duken si diamante .Diamante qe shkruajne histori nga hici . Per viktimat familjaret do te jene ne pikellim te perjetshem . Njeriu me karafil do t”i kujtoje cdo vit , ne janarin e ftohte .
U pëlqen apo jo disave komenti me dy rrjeshta i Ritës, ai gjithsesi është i vërteti. Pse them kështu? Sepse si shkrimi ashtu dhe shumë komentues, nga ngulmimi dhe pakënaqësia që janë për mos zbardhjen e atij krimi shtetëror monstruoz të kryer nga gjëmëmadhi Saleh Berisha, që si të tillë, mund ta mbrojë drejtësia e tij, por kurrësesi historia, bëjnë një gabim të madh: Relativizojnë krimin dhe kriminelin me mefshtësinë apo mosdëshirën (aludim ky) e Edi Ramës për mos vënien e drejtësisë! Dhe këtu gabon autori Gjon Bruçi. Ai kujton se jemi akoma, në kohën e qoftëlargut, kur si fillim ai të cilësonte pa prova, armik apo tradhëtar dhe thoshte se ato do t’i gjejë partia! Dhe të gjithë e dimë sesi i gjente provat hetuesia dhe sigurimi i Partisë, dhe si bëheshin gjyqet pa avokat, bile dh pa minustri Drejtësie. Thoshte partia, dmth diktatori, je fajtor dhe drejtësia si të tillë të dënonte, se bdryshe i vinte rradha dhe vetë atij! E pra nuk jemi në ato kohra. Dhe shyqyr!
Tani të vimë te rasti konkret: Mendoni vetëm për një moment se sa e gjatë është lista e krimeve të Salehut dhe jo sa herë është dënuar ai, por kujtoni të paktën vetëm njëherë të vetne të jetë thirrur në prokurori e të dëshmojë për aq sa dinte për X apo Y ngjarje, ku ai cilësohej dukshëm fajtor?! Kurrë! Nuk e dini arsyen? Epo qysh në krye të herës kur atij iu dhurua pushteti nga Ramiz Alua, ai nuk mendoi për ndërtimin e shtetit të së drejtës, por të ndërtonte një drejtësi, që në çdo rrethanë t’i dilte zot atij. Dhe këtij qëllimi më së miri deri më sot, ia ka arritur. Sipas Kodit Penal dhe ligjeve në zbatim të tij, cili kryeministër, veç një si Saliu me falangat e tij, mund të fshehë prova, të deformojë objektin e hetimit dhe më keq akoma të nxjerrë të pafajshëm fajtorët? Përgjigjen gjithkush e di. Cili kryeministër, ndalon prokurorinë të ndalojë gardistët vrasës, në 21 janar? Cili kryeministër mund të quaj prokuroren e Përgjithshme dhe Presidentin e kohës, ‘lavire’ dhe ‘horr’ bulevardi? Cila gjykatë në mënyrë skandaloze nuk merr në konsideratë, provat e prokurorisë dhe nga 20-25 vjet që kjo kërkoi për vrasësit, gjykatësit “e plepave”, i reduktuan ato në ‘vrasje nga pakujdesia’, si me qenë një aksident automobilistik dhe i dënoi ata me një dhe tre vjet?!
Pra të nderuar, realativizimi i fenomenit, në mënyrë cinike çon, në mos zgjidhjen e problemit, dmth ndëshkimin e fajtorit të vërtetë, siç deri më sot ka ndodhur. Dhe thonë toilljo si spin doctorët mediatikë të kryekriminelit që, meqë Rama i çoi ‘kokpalarët’ (sipas spiunit Ilir Metaj) si ‘mish për t’op, në protestë që t’i merrnin Salehut pushtetin, dhe ai me topat e tij, i vrau ata me duar në xhepa, dhe pra, atëhere Rama është njëjtë fajtor si ai?! Vimë kështu tek batuta e famshme që, “nuk është fajtor ai që vodhi lopën, por fshatari që nuk bleu një dryn të mbyllte katoqin e saj!”. Jo, kështu jo! Ja e pranojmë se Rama ka shumë të faje e gabime, dhe ka, unë po them edhe më shumë se Salehu, por ama ka një ndryshim të madh, se ndryshimi midis tyre është i hatashëm. I pari nuk është kriminel, kurse i dyti po, bile si i tillë, gjakftohtë. Mos harroni se asnjë dikrator nga ata të njohurit e shek. XX në Europë, si Stalini, Hitleri apo Enveri ynë, nuk kanë vrarë njeri me dorën e tyre, por janë damkosur si kriminelë. Të tre vdiqën pa u ndëshkuar, se të tillë regjim kishin ndërtuar, por jo më sot, kur gjërat janë për mirë ndryshe, përjashtuar Drejtësinë. Se ishim para këtij ngërçi ndaj dhe nga miqtë tanë euroatlantikë, u inicua reformimi i saj. Tani duke shtrënguar dhëmbët na duhet të presim rezultatet e kërkuara prej saj. Rrugë tjetër, përveç asaj politike nuk ka. Në këtë rrugë, Populli i di fajtorët e vërtetë, ndaj i ka ndëshkuar ata, dhe do të vazhdojë ta bëjë, deri kur kriminelët të shkojnë aty ku e kanë vendin, në burg.
Korrigjim: Në komentin tim më sipër, referenca për @Rita, i takon komentuesit @Mali. Flm!
Sakt,shume sakt z.Bureto.AJo qe ndodhi deri tani lidhur me mosdamkosjen ligjore te fajtoreve dhe denimin e tyre, ndodhi.Tani shtrohet ceshtja “pse keshtu do te vazhdojme?”,aka kjo shoqeria e jone BURRA per ta thene dhe per ta vene gishtin TEK FAJTORI ?.Patjeter qe KA, POR se ku kane humbur..Megjithate shpresa nuk duhet humbur..
Respekt per shkrimin dhe qartesine e fjales suaj zoti Gjon Bruçi. Ju i kini shprehur ne menyre perfekte, dhe publikisht, te gjitha pikepyetjet mbi historine e trishtuar te krimit te 21 Janarit te 2011-es.
Ne vazhdim te idese suaj do te thosha se “lideri i se majtes shqipetare” , Edvin Rama, e ka deshmuar tashme, per disa here, se nuk skuqet as nuk zverdhet per premtimet e pambajtura ndaj atyre qe nga halli (se i trembeshin gogolit Sali) i japin votat.
Parimi i politikanit Rama dhe shpures se tij te ngushte qe mer e le karriket qeveritare (kameleone politike, as te djathte e as te majte) eshte “hodha lumin te dhj… kalin”. Keta kameleone, ne keto 13 vjet ne pushtet, nuk kane patur kohe te kerkonin drejtesi per te vraret e 21 Janarit dhe te padisnin me fakte ata qe e urdheruan kete krim shteteror (Berisha dhe Basha).
Shqetesimi i politikaneve “me permasa boterore” si Rama, sejmeni i tij Erion Veliaj etj.., ka qene dhe mbetet tenderat me para te madhe (aty ku del paraja) si ai i rrugeve, tuneleve, incenatoreve dhe sheshet per ngritjen e kullave 50-kateshe ne cdo pike te gjelber te Tiranes.
Ne keto drejtime harxhohet koha e pushtetareve dhe “udheheqesve” te popullit; nuk mbetet me kohe per drejtesine, shkollimin, shendetin dhe mireqenien e popullit qe i mban ne kurriz (me taksa e parate e shtetit) keta politikane te korruptuar.
MIREMENGJES 1 HERE ! VITI 2011
MIREMENGJES 2 HERE ! VITI 2012
MIREMENGJES 3 HERE ! VITI 2013
MIREMENGJES 4 HERE ! VITI 2014
MIREMENGJES 5 HERE ! VITI 2015
MIREMENGJES 6 HERE ! VITI 2016
MIREMENGJES 7 HERE ! VITI 2017
MIREMENGJES 8 HERE ! VITI 2018
MIREMENGJES 9 HERE ! VITI 2019
MIREMENGJES 10 HERE ! VITI 2020
MIREMENGJES 11 HERE ! VITI 2021
MIREMENGJES 12 HERE ! VITI 2022
MIREMENGJES 13 HERE ! VITI 2023
MIREMENGJES 14 HERE ! VITI 2024
DHE ME NGA NJE KAR-A-FIL SI GJITHMONE JU UROJ NJE DITE TE BUKUR !!!!!!!!!!!!!!
21 janari ishte vetem nje nga krimet kunder njereziut te Sali Berishes qe ka kryer krime me monstruoze per te mbajtur pushtetin, prandaj estrada qe luan Edi Rama me familjaret e viktimave eshte si estrada qe luante Enver Hoxha cdo 5 maj kur bente homazhe te varri i Qemal Stafes kur dihet boterisht qe e kishte vrare vete, ne kete hipokrizi te Edi Rames qendron ideollogjia komuniste ne drejtimin e shtetit, sepse Edi Rama qe femije eshte edukuar ne familje te fshehe krimet e babait te vet,
prandaj:
EDI RAMA NUK KA SI TE MBAJE PREMTIMET PER NDESHKIMIN E KRIMEVE TE SALIUT, SEPSE AI NUK KA DENUAR KRIMET E BABAIT TE VET QE ISHTE KILLER I ENVERIT DHE AS KRIMET MONSTRUOZE TE ENVERIT,
OK,Gj.Bruçi.
-Nga anët tona- MallaKASTËR thonë:”..Në vënd që ti biesh gomarit i bie samarit..” Ose.”.Ujku përballë dhe Ti kërkon gjurmët..”!
-Është e vërtet që E.Rama para 2013 deklaroi se do kërkoi zbardhjen e 21 janarit(Pasi KM nuk dënon niërz),por As Ai dhe As 99 % e popullit nuk e dinte se DREJTËSIA ISHTE KAPUR E DEGJENERUAR 100 % NGA NON GRATA,FATKEQSI KOMBËTARE.Kjo u mor vesh kur VRTINGU deri tanimë ka nxjer NOKAUT,të korruptuar 85 % të tyre të tipit GJIN GJONI që nuk dihet ku ndodhet me leje lindje.!
-Ishte K/Ngulja e E.Ramës që u hartua e (votua me këmbënguljen e Ambasadorit LU..LU..ligji në 2016 me 100 % të votave.Por, përsëri Sb,Im,Lb e Sabotuar më pasë,deri 2018 kur më në fund u krijua SPAK me në krye A.Kraj Shkodranin,i cili i kërkoi DASH-fakte për Sb NON GRATA,Kur 101 fakte janë në sirtar të drejtësisë dhe në MËNDJEN E POPULLIT.
-Fakti më ULËRITËS është: Kur E.Rama deklaroi se SPAK+GJKKO të godasi edhe DJATHTAS…,Ambasadorja YURI KIM i tërhoqi veshin duke i thënë.”..Partitë të heqin dorë nga SPAK+GJKKO..(…Atë e drejtojmë NE.. BLINKEN..).
• Kjo është arsyeja që E.Rama e QEPI GOJËN duke mbajtur syt përpjetë kë do arrestoi SPAK nga të tijët..ndonse u ka shtuar RROGAT,VETURAT,SIGURINË..më shumë se veten e tij si (KM i mirë në Shqipëri në 33 vite-Sipas Presidentit më të mirë Alfred Moisiut dhe Rilindasit Kosovar Rexhep Qoses.!
-Urdhëruesi i 4 vrasjeve në 21 janar dhe 20.000 në Shqipëri 1991-2021 është AGJENTI SHUMFISHT Sb 67,70,80 sipas gjarpërijve: Dushan Mugosha-Nako Spiro-Ramis Alia-Eles Biberaj & lobi Sërb në Amerikë,që ja rekomanduan Saliun- Ramizit për në PD dhe më pas në krye të Shtetit për të Shkatërruar,Vjedhur e shitur Shqipërinë,Kombin(Kosovës i ka bër shumë dëme kolosaale) fqinjëve SLLAV E GREK,që dihen tashmë.
• Si ish ushtarak madhor deklaroi..Ushtari,Gardisti i inkuadruar në SKUADËR,TOGË,KOMPANI..nuk mund të hapin zjarr pa urdhërin e Komandantit më të afërt për shumë arsye..! Dhe kur në prezencë është Sb nuk ka ZOT që mund të dali para tij.Fakti që për 21 janarin,Gërdecin,etj në TV,KUVËND E KUDO Ai ka deklarata ARMIQSORE të filmuara,tregon se Edi Rama veçse ti RRUJ TRAPIN,Pasi Sb nuk pyet as për të,por as për Amerikën,BE,ANGLINË,DREJTËSINË,90 % TË POPULLIT & AS PËR ZOTIN,Por në zbatim të Kanunit të L.Dukagjinit & duke mbajtur syt nga PUTIN-VUÇIÇ-MIÇOTAKIE(Yanullatos)
-Ndaj,Sa të jet Sb i gjallë nuk do ket KURRË DREJTËSI,STABILITET,DEMOKRACI,EKONOMI..dhe E.Rama do ti bien FYELLIT ME NJË VRIMË duke mbajtur fjalime për të vdekur e të gjallë deri 2029,pasi OPOZITA KA VDEKUT deri sa betishistët i mbajnë syt përpjet nga ballkoni 8-të se mos DASH i heq non gratën..GOZHDËN E NDRYSHKUR FAMILJARE DHE ME HA-LE-ATËT BANDA 33 VJEÇARE PËR FATIN E KEQ TË KËTIJ VËNDI..!