Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një fenomen që nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një fenomen që nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur
AnalizaKryesoreopinion

Një fenomen që nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Gjithmonë kam besuar në edukim, në ndriçimim e mendjes së brezave, në bukurinë e dijes. Kam besuar se një sistem i konsoliduar arsimor ishte rruga e vetme që Shqipëria të bëhej.

- Publicitet -

Po ashtu, vijoj të besoj fort se shëmtimi sistematik i arsimit, që është ndihur nga ligje e udhëzime minimalisht të pamenduara, pavarësisht se cila forcë politike ka qenë në pushtet, është ndër arsyet themelore të problematikave të sotshme.

Universitetet publike e jopublike në mbarë vendin, po lusin këdo që ka një diplomë shkolle të mesme të regjistrohet në një prej programeve që rrezikojnë të mbyllen. Madje, afati i regjistrimit për kuotat e lira është shtyrë sërish, ndërsa atyre që kanë një grimcë mesatare, iu premtohen bursa e rroga.

Por edhe shifrat e të regjistruarve fiktivisht ose për ato të shkreta para, nuk mjaftojnë të mbajnë hapur shumë degë apo të përmbushin nevojat për profesionistë të mirëfilltë.

Ky fenomen nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur. Është, së pari, rrjedhojë e pashmangshme e programeve bachelor e master të hapura, ndër dekada, pa kriter. Mjafton të kujtojmë se sa e sa studentë që mund të kishin zgjedhur të studionin Biologji, Fizikë, Kimi, Matematikë apo edhe Mjekësi u nxitën për vite e vite të bëheshin infermierë se programi ishte hapur në shumicën dërrmuese të universiteteve e kuotat duhej të mbusheshin, paçka se gjithë këto të diplomuar nuk kishin ku të punonin.

Prandaj ata ikën, duke tërhequr drejt mundësive më të mira edhe kolegët, ndërsa sot kemi frikë të bëjmë analiza gjaku se shëtisim për javë të tëra të mavijosur.

Është, gjithashtu, rrjedhojë e qasjes “tokë e zanun” në disa degë të caktuara, ku akses kishin veç një grusht njerëzisht. Prej një rigoroziteti që ndjell dyshime, në këto degë nota 10 i përkiste vetëm e profesorit, ndërsa studentët duhej të mbyllnin gojën para ngeljeve të pashpjeguara, apo të festonin një 5 a 6 në librezë.

Fakte që të bëjnë të mendosh se si është e mundur që për dekada të tëra nuk e paska pasur ky popull një të talentuar të regjistruar në këto programe, që e meriton të promovohet si studiues apo akademik. E, në të njëjtën kohë, mbetesh pafjalë para cilësisë së shkencës që duhet të jetë duke u prodhuar në vend, kur këto studentët e 5-ës kanë shkëlqyer si kërkues gjetkë.

Është, padyshim, edhe pasojë e ekstremit tjetër, e mentalitetit të “një copë diplome”, që e ushqejmë edhe sot. Në universitetet që u shumuan e u rritën panevojë, edhe auditoret u mbushën kot. Edhe kushtet për përzgjedhjen e pedagogëve u pakësuan. (Jo rrallë mjaftonte veç bindja ndaj eprorit, si mashë e vyer.)

Ndërsa studentëve, në fund, iu dha kartoni. Paçka se sa dije kishin përftuar. Paçka se mund të ishin bukëpjekës në një tjetër shtet.

Si dihet gjerësisht, më të prekurit e “diplomave të copëtuara” qenë programet e lidhura ngushtë me vetë arsimin. Mësuesit e diplomuar nga programe të cunguara bachelor, bënë master në mësuesi, pa u menduar i nevojshëm thellimi në fushat përkatëse.  Këta hibridë arsimi edhe u licensuan me provime shtetërore por njohuritë që do përcillnin mbetën të pakta.

Dhe sot ata janë përballë fëmijëve tanë, viktimat e radhës të pamjaftueshmërisë së sistemit arsimor. Janë nxënësit e atij mësuesit të gjuhës shqipe, në një shkollë mjaft prestigjoze të kryeqytetit, që në fletoren e detyrave të shtëpisë shënon me stilolaps të kuq “Mos lerë rresht boshë”.

Që ky të jetë fenomen i izoluar, që ky të mos jetë edhe fati i brezave të ardhshëm, të mos nxiten të studiojnë në universitet të painteresuarit dhe të pamerituarit. Të mos diplomohet analfabetizmi. Le të mbyllen programet e pajustifikueshme e jocilësore të studimit. Të rrudhen pakëz universitetet e kartonave. Të mërziten disa që iu prishet çarku.

Por diku të fillojë ndryshimi. Të frenohet kjo marrëzi kolektive, se shqipen s’mund ta sakrifikojmë se iu tek disave ta kthejnë në tallava sistemin arsimor.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Nje qytetar says:
    October 16, 2023 at 10:22 pm

    Nje shkrim qe analizon plaget e hapura ne arsimin dhe shkollen e sotme. Edona, duhet te vazhdosh te besosh qe vetem shkolla siguron te tashmen dhe pergatit te ardhmen e vendit.

    Reply
  • demo says:
    October 17, 2023 at 12:05 am

    bravo..e kape te keqen..Rreshti boshe eshte hata.
    Vecse une te sugjeroj:Kur nuk ke per cfare te shkruash,,Mos shkruaj,

    Reply
  • Qwert says:
    October 17, 2023 at 5:52 am

    Shume darkord me zonjen! Arsimi i larte eshte privilegj, jo domosdoshmeri per te gjithe, qe edhe emrin e tyre e shkruajne me gabime!

    Reply
  • Dudumi says:
    October 17, 2023 at 6:22 am

    Para shume vitesh ishte kryeminister ne Itali Romano Prodi. Ne nje interviste mbi impaktin kinez ne ekonomine boterore ai tha se numrat jane kokeforte. Lina diplomon cdo vit 400 mije inxhiniere. 1% e tyre do jete ekselente, dmth 4000. Italia nuk nxjerr dot ne total 4000 ne vit. Nje gje te sakte beri qeveria duke kushtezuar studentet e mjekesise. Perndryshe te paguajne dhe u prifte e mbara.

    Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    October 17, 2023 at 6:37 am

    Edona Ll. ne perpjekje qesharake per te mbuluar ate qe nuk mbulohet, diellin me shoshe, duke hedhur tezen se :”…nje fenomen qe nuk mund justifikohet vetem me te ikur…
    Eshte ky fenomen qe quhet Shpopullim, zonje a zonjushe EDONA LL. Dhe te ikurit jane truri vendit dhe ato me te aftet per pune/
    Dhe per ta freskuar ca kujtesen, ke bere edhe ti vete ketu e gjetke nje shkrim para ca kohe me titull “…te gjithe miqte me valixhe ne duar…” ku ashtu padashur ndoshta, pranon se shkaku eshte nje e vetem nje – Shpopullimi i perditshem i kesaj Shqiperie nga kjo qeverisje qe ofron vetem varferi, skandale e propagande!

    Reply
  • Soza says:
    October 17, 2023 at 8:27 am

    Para disa vitesh, një miku im më tregoi rastin e vajzës së tij që kishte mbaruar masterin për juridik në “La Sapienza” në Romë dhe ishte kthyer në Shqipëri. Ajo kishte punuar dy vjet në disa zyra avokatie në Tiranë dhe apikon për një vend pune në një drejtori, në një ministri. Regjistrohet dhe mëson se në konkurim do të marrin pjesë gjashtë aplikantë, pesë vajza dhe një djalë. Pas konkurimit doli rezultati i testimit se ishte renditur e para, si dhe pas saj dy vajza të tjera. Djali ishte renditur i gjashti. Në pritje për intervistën, pyeste herë pas here edhe dy tjerat që ishin në grupin fitues. Thirrja për intervistë po vononte dhe shkoi për të pyetur në institucion. Atje mbeti e habitur nga përgjigja. Vendin vakant e kishte zënë konkurenti i fundit në listë.
    Mungesa e transparencës dhe e meritokracisë po e çon përditë drejt humnerës Shqipërinë.
    As inteligjenca artificiale nuk do të zgjidhë gjë në ambient me analfabet funksionalë, nga kreu e deri në fund.
    Suksese në jetë.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 17, 2023 at 8:42 am

    Lexhenda e PD, Saliu, sa erdhi ne pushtet,punen e pare qe beri ishte renimi i shkolles ne Shqiperi! Dhe dihet nga i mori urdherat! Prpoganda e shperfytyruar kunder Rames flet per largimet nga Shqiperia! largohen njerezit e lexhendes se nuk vjedhin dot me!

    Reply
  • info analitike says:
    October 17, 2023 at 10:05 am

    Analiza e paraqitur me duket shume siperfaqesore.
    Pa hyre shume ne te thella une po ve ne dukje vetem disa aspekte mbi te cilat mund te reflektoni.
    Ne 2015 u propagandua me te madhe Reforma ne Arsim. Sot cilat jane efektet dhe rezultatet e saj?
    Jo gjithkund ka braktisje: po te verejme kemi dyndje tek Mjekesia, Ekonomiku, Juridiku. Psh kete vit kuotat ne Mjekesi kane shkuar nga 300 studente ne 400 e me shume duke marre parasysh dhe sterkembeshin qeveritar me kontraten 5-vjecare.
    Nderkohe qe ne dege te Universitetit Politeknik si Gjeologjia, Gjeomjedisi, Inxhinierite Fizike, Matematike etj. jane thuajse te braktisura pavaresisht se studenteve u ofrohet burse prej 400 mije lekesh te vjetra ne muaj pa nevoje per mesatare e me garanci per tu punesuar menjehere pas diplomimit. Pra praktikisht me rroge qe ne momentin qe regjistrohen ne nje nga keto dege.
    Modelet qe ofrohen sot nga politika e media nuk favorizojne aspak profesionistet por gjithologet, servilet sepse gjitholog behesh pa shume mund, mjafton nje miqesi, interes apo nje shtyse apo nje lepirje ndersa qe te behesh profesionist i mire kerkon mund e sakrifice.
    Une nuk kam degjuar asnjehere Kryeministrin apo ministret te vleresojne profesionistet perkundrazi i shoh ato te gatshme te marrin edhe meritat e tyre kur ka perfitime ose ti denigrojne ata kur ngrene zerin kritik. E mbani mend se si i quante “katranjose” Kriekaqoli studente e mjekesise qe protestuan kunder Reformes ne Arsim, nderkohe qe sot kerkon ti vere lakun ne fyt qe te mos largohen nga Shqiperia.

    Reply
  • demokrati says:
    October 17, 2023 at 12:08 pm

    Kurse ti qe qenke nje shqiptar nuk iken sepse ke akoma mundesi te vjedhesh.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 17, 2023 at 3:43 pm

    QI o breshke QI…se te ka ardhur ‘Dita’……

    Ah moj ti Edona
    me mbiemrin ‘Llaçka
    pertypesh si lopet
    sikur thyen KAÇKA!

    Para se te na perrallisesh
    se ç’far eshte ARSIMI
    Na trego te pakten
    ç’fare shkolle ka EDVINI!?

    Tregona deftesat e EDvinit
    pastaj rreshtat BOSH
    Bashke me gjith ‘Hajdaret’
    qe i kane kafkat BOSH!

    Nuk flas per SS-Serb Saline
    Qiresin e DHISË
    Qe mbaroi tere shkollet
    fale Nene PARTISË!

    V.O Ne vendet ku ka shtet,me sistem ekonomiko-shoqeror ‘Ekonomija e lire e tregut’ eshte vertetuar qe ‘shkolla’ nuk eshte faktor vendimtar!Ndersa ne ‘Neoliberizmin’ e SaliseLike florise e EDvin bojaxhise fakultete si ‘piktura’ e mbi te gjitha FILOQYLI..Nuk egzistojne fare sepse jane shpenzime te kota…te fala nga Salianji e Flamur Noka!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?