Nga Ergys Mërtiri
Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik të projektuar në të ardhmen ku totalitarizmi arrin në nivelin më absolut të kontrolli të shoqërisë. Përveç infrastrukturës së tmerrshme të terrorit dhe shërbimeve sekrete, kontrolli i shoqërisë bëhet i mundur edhe nga vetë televizori. Ai shërbente, jo vetëm si ekran që përcjell 24 orë propagandën e regjimit, por edhe si instrument për survejimin e shikuesve, duke qenë se çdo ekra ishte i pajisur me telekamera që regjistronte vetë banorët nëpër shtëpitë e tyre në çdo orar. Pra përveç se shihet, televizori edhe të shesh. Ai është gjithashtu një mjet kontrolli.
Në të njëjtën mënyrë “Vëllai i Madh, jo vetëm e monitoron sjelljen e lojtarëve brenda shtëpisë, por ai edhe e kontrollon dhe imponon atë në bazë të një skenari në funksion të spektaklit. Nga ana tjetër, si çdo produkt i medias së komercializuar, Big Brother-i influencon në banalizimin dhe degradimin kulturor të shoqërisë, duke ofruar modele vulgarë, amoralë dhe vanitozë në shoqëri. Ai përmbush pikërisht të këqijat që trajton Orwell-i, në një formë të banalizuar e spektakolarizuar.
Megjithatë, Big Brother-i si produkt mediatik i përgjigjet më shumë një tjetër distopie, të krijuar pothuaj në të njëjtën kohë me 1984-ën: atë të Aldus Huxley-t. Romani i tij “Brave new world” trajton të ardhmen e shoqërive moderne liberale drejt një totalitarizmi krejt të kundërt me atë të Orwell-it. Shteti i së ardhmes tek Huxley nuk mbështetet mbi terrorin, por mbi kënaqësinë, drogërat, seksin, filmat, televizionin… argëtimin në tërësi.
Forma më efikase e totalitarizmit, sipas tij, është ajo ku skllevërit e dashurojnë dhe e kërkojnë vetë skllavërinë. Kjo bëhet e mundur, nërpërmjet një armate të madhe njerëzish që prodhojnë dhe përhapin propagandën: drejtorë, menaxherë, propagandues, punonjës mediash, mësues shkollash etj.
Të gjitha këto, thotë Huxley, do të bëjnë të mundur që turmat të ëndërrojnë me sytë hapur, në mënyrë që të arrihet nënshtrimi i individit në emër të fatit: “Ndërsa liria politike dhe ekonomike zvogëlohet, liria seksuale, ka gjasë të ketë prirje të rritet, – thotë ai, – dhe diktatorët do të inkurajojnë këtë lloj lirie”.
Big Brother-i duket një mishërim i përpiktë i kësaj profecie. Ai i bën turmat e njerëzve të ngulen para televizorit për tu ushqyer me lugën bosh të spektaklit, i cili ofron prangat e dëshiruara të një shoqërie që rron me lumturinë imagjinare dhe botën virtuale që vjen përmes ekranit. Kjo është një formë skllavërimi që bën të mundur dehumanizimin e vullnetshëm të individit dhe zhveshjen e tij nga natyra njerëzore si dhe nga tiparet dhe ndjesitë më të qenësishme të tij.
Banaliteti, vaniteti, melodramaticiteti vulgar që shoqëron produkte të tilla, të mbështetura mirë financiarisht, teknikisht dhe profesionalisht ndikon, jo vetëm në keqedukimin e brezit të ri dhe shoqërisë në tërësi, por edhe në prodhimin e një kulture të zbrazët nga vlerat dhe kuptimsia, çfarë e bën individin lehtësisht të nënshtrueshëm ndaj çdo pushteti. Totalitarizmi i ri, thotë Huxley, nuk ka përse të ngjasojë me të vjetrin.
“Një qeveri shkopinjsh gome dhe togash pushkatimi, urie të detyrueshme, burgimesh dhe dëbimesh masive, nuk është thjesht jonjerëzore, është në mënyrë demonstrative e paefektshme – dhe në kohët e teknologjisë së avancuar, joefikasiteti është mëkat ndaj Shpirtit të Shenjtë”.
Produktet e kulturës së konsumit janë instrumente efikase për të ëmbëltuar skllavërinë moderne në mënyrë që ta bëjë atë të dashur për viktimat.
Me apo pa vetëdije, Big Brother është një kontribues i kësaj forme totalitarizmi, arratisja prej të cilit është e pa mundur për shkak të gjymtimit psiko-kulturor që ai sjell tek individi. Banorët e asaj që konsiderohet si “shtëpia më e famshme në Shqipëri” janë njëkohësisht heronjtë dhe viktimat e tij.

Faleminderit zoti Mertiri. Uroj qe edhe intelektuale te tjere te ngrejne zerin kunder se c’po ndodh ne shoqerine shqiptare, e cila si ai majmuni thith dhe imiton gjerat me negative qe propogandohen nga rryma te ndryshme ne perendim. Shoqeria shqiptare duhet te krenohet me traditat e saj dhe jo te ndjehet inferiore. BB apo programe te tjera te ngjashme, ndiqen nga shtresa me e ulet e shoqerise edhe ne perendim.
Eshte per te ardhur keq qe televizionet qe paguhen me taksat e qytetareve, programet argetuese i kane te nivelit BB.
Ta dini qe Big Brother te Orwelli eshte pikerisht Illuminati.
whale.to/a/orwell.html
Fshatari imiton .
I padituri imiton.
Provinca imiton.
Pakultura imiton.
Llumi proletariatit imiton.
Te gjithe ata qe hyjne ne ate Hale BBV,jane funderrinat e shoqerise .
Me gjithe ate llacken gollobordake.
Tradita qytetare duhet ti bojkotoje.
Nje cfaqe qe nuk na nderon kulturen tone fare.Nje cthurje e pa pare e femres shqiptare qe atje paraqitet si normal duke kopjuar si majmune te shemtuar televizionet e huaja. Kush eshte mesazhi i ketij programi te cthurin rinine qe ato te mos mendojne per te ardhmen per te kontribuar ne ndertimin e te ardhmes se vendit. Kush i financon keto lloj programesh ka qellime shume te errta.Eshte teper e rendesishme si te kanalizohet energjia e rinise sepse cdo dite ajo po degradon me shpejtesine e drites. Te vjen turp te hapesh televizorinne ambjentet e familjes me lakuriqsine e femrave ne televizion bere si kuklla plastike.ne gare kush te xhvishet me shume per ca klikime. Sa keq ku ka degraduar rinia jone. Ne kemi nje rrace shume te bukur te le ti kushtojme kujdes asaj eshte si ajo pema qe po u kujdese mire do behet nje peme e bukur plot prodhimtari e po e le pa kujdes do shtremberohet dhe kshu po shkon rinia jone. Shoqeria jone duhet te alarmohet me rritmet shume te shtremberuara qe rinia jone po manifeston . Nuk them te mbulohen me shamia por gjithcka sipas tradites tone ne duhet te kemi identitetin tone dhe kjo duhet promovuar.Pikerisht mbajtja e atyre traditave i beri shqipetaret te mbijetojne. ne shekuj Shume na donin te asimiloheshim por kembengulja e shqipetareve nuk u perkul. Ju faleminderit te gjithe atyre qe mbajne gjalle dhe edukojne tek femijet e tyre traditen dhe kulturen shqipetare.
Flm per kete shkrim shume te sakte. Vertet ku Po shkojme. Eshte e qellimeshme per te larguar njerzit nga e mira e ti fundosin me “embelsi” te ndyre.
Kënaqemi kur lexojmë artikuj me vlera dhe shpresojmë se vendi do të ndryshojë për mirë. Të falenderoj për këtë shkrim dhe sa më shumë tema të tilla të rëndësishme të trajtohen. Ju jemi mirënjohës..
Ne kohen e George Orwell, nuk ekzistonte teknologjia qe eshte sot. Megjithate ai njeri largpames, e parashikoi planin Global drejt totalitarizmit Global, te cilin elita Satanike ka shekuj qe po enderron ta implementoj mbi njerezimin. Sot ndryshojne pak gjerat, sepse teknologjia ekziston. Une nuk jam kunder teknologjise, por teknologjia mund te perdoret per mire, ose te militarizohet e te perdoret edhe per keq, per kontroll totalitar nga nje pakice e korruptuar. mbi nje shumice.
Dhe gozhda e fundit mbi arkivolin e lirise se njerezimit, eshte Identiteti Dixhital personal i lidhur me parane personale elektronike te monitoruara 24-ore me 7 dite 365 dite.
Neqoftese ata do te kene sukses global mbi kete zhvillim, harrojini te gjitha. Te gjithe ne dhe femijet tane, do te jene te burgosur e skllever te perjetshem, pa mure e pa tela, te nje rregjimi despotik Global, i cili nuk eshte pare kurre ne historine njerezore.
Implikimet dhe skllaveria qe duan mbi njerezimin, jane serioze dhe pertej c’do imagjinate.
“WE HOLD THESE TRUTHS TO BE SELF-EVIDENT,
THAT ALL MEN ARE CREATED EQUAL, THAT THEY
ARE ENDOWED BY THEIR CREATOR WITH CERTAIN
INALIENABLE RIGHTS, THAT AMONG THESE ARE
LIFE, LIBERTY, AND THE PURSUIT OF HAPPINESS.THAT TO SECURE THESE RIGHTS, GOVERNMENTS ARE
INSTITUTED AMONG MEN, DERIVING THEIR POWERS
FROM THE CONSENT OF THE GOVERNED. THAT
WHENEVER ANY FORM OF GOVERNMENT BECOMES
DESTRUCTIVE OF THOSE ENDS, IT IS THE RIGHT OF THE
PEOPLE TO ALTER OR ABOLISH IT, AND TO INSTITUTE
NEW GOVERNMENT…”
Libri famoz i Orwell, 1984:
https://rauterberg.employee.id.tue.nl/lecturenotes/DDM110%20CAS/Orwell-1949%201984.pdf
Qysh do bente njerezimi pa halene dhe fenden?????
Na duhen me teper artikuj te tille, me vlera, informacione te reja (edhe nga burime te vjetra) dhe kendveshtrime shume interesante. Pergezime autorit.
BB është një nga halet……..më të mëdha që jep tv.
Ergys Mërtiri eshte nje mut i PD. Turp per ju gazeta Dita qe pubklikoni nje shkrim te ketij maskarait Ergys Mërtiri.
Hale turp per publikimin e komenteve te tua
Eri – brekdhjeri – mendjeplehri
Ik ore bajge
Del nje femer gjysem metri sy shtremt si Albana Osmani e tall bythen me Shqiptaret,shteti rri e shikon,i intereson kshu harrohen e hallet e perditshme.
Eri, degjo ketuuuuuuuu.
Bajga eshte Ergys Mërtiri. Kurse ti Eri je mut.