Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”
AnalizaKryesore

SHËNIM: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”

Published: July 3, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Diku në vitet ’90, në një skeç vënë në skenë nga humoristë shkodranë kalonte një shprehje, fatkqesësisht fort e gjetur për të shprehur realitetin paradoksal të arsimit në dekadat e fundit: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”

Ajo ishte koha kur në emër të çrrënjosjes të ideologjisë komuniste, po goditej pamëshishëm gjithçka, si më e këqja e trashëgimisë, ashtu edhe ato gjëra të vyera që kishin mbetur pas. Kur nga padija a padëshira shkatërrohej pa kriter, a thua se dinim të ndërtonim më mirë.

Skeçi shënjestroi zhvlerësimin e arsimimit dhe nxënies si një rrugë e drejtë drejt suksesit. Ndërsa sot zhvlerësimi i shkollës është tjetërsoj, më i sofistikuar, më thellë i rrënjosur.

Djali a vajza jote nuk cilësohen të paaftë për jetën (idiotë), thjesht se në dorë iu jepet një diplomë që pak e aspak i siguron. Është një proces që fillon kur ti detyrohesh dhe e dërgon fëmijën në kopësht e shkollë me zarfa plot në çantën e shpinës jo vetëm për 7 mars, dhe teksa thua sloganin “për një kafe”, pyet veten se në cilën kafene e nga sa kafe pijnë këta gryksa.

Është një proces i fëlliqur që vazhdon kur detyrohesh ta çosh fëmijën, po ashtu si fshehurazi, në kurset e hapura nga mësueset e veta pas shkolle, pasi dëshmon rënien domethënëse në mësime të atyre që refuzuan a nuk mundën të frekuentojnë këto kurse çudibërëse në performancën e fëmijës.

Është ajo ecejakja në fillim të viteve shkollore, kur, me lezet, përpiqesh që yt bir a yte bijë të jetë në klasën e ndonjë mësuesi të mirëfilltë: jo patronazhist, pa “miq” të spikatur dhe që nuk e ka blerë vendin e punës për të mos i ngelë pa ekspozuar garderoba firmato.

Është zhgënjimi i përditshëm, jo vetëm në fund të vitit, kur publikohen notat fiktive të kopjeve të qarkulluara, sipas zërave, nga vetë arsimtarët që iu kërkohet një cilësi që nuk e arrijnë dot sa prej pamjaftueshmërisë aq edhe prej përçudnimit të sistemit.

Është degradimi i universitetit, ku pretendohet të diplomojmë profesionistë të kohës me kurrikula të vjetëruara dhe të cunguara; ku plagjiaturat e faktuara pezulluan doktoraturat për vite, por atyre që bënë hatanë nuk i hyri gjemb në këmbë, por me titullin në xhep, shpesh, vazhdojnë e lektrojnë duke hedhur baltë mbi të gjithë akademikët; ku niveli i bachelor është aq i diskutueshëm sa, nëse dikush mund të bëhet mësues apo jo, e vendos mesatarja e shkollës së mesme; ku përditë ‘vriten’ shkencat humane dhe ato sociale, a thua se pa to, do mund të rimëkëmbet ndonjëherë ky vend.

E për sa kohë situata është kjo, ne jemi të vetëdijshëm se notat e profesiontëve fiktivë që punojnë me tekste e metoda fiktive do jenë po fiktive. Ata po bëjnë me brezat veçse çfarë kanë parë të bëhet me to vetë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë do vazhdojnë të shkojnë në shkollë në këtë atmosferë fiktiviteti derisa t’i thuhet ndal me reforma kuptimplote dhe të zbatueshme. Nëse janë me fat nuk do kalojnë klasën si të paaftë (idiotë) par excellence.

Por që dinjiteti do u përdhoset dhe dëshira për të përftuar dije me mund e përkushtim do u cënohet s’ka dyshim.

 

*****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Shqipo says:
    July 3, 2022 at 11:14 am

    Flitet per mesuesit dhe lektoret nu universitet. Keta jane te paafte dhe s’mund te japin mesim. Eshte e kote Shqiperia nuk di dhe nuk eshte ne gjendje pee shume kohe te ndertoje institucione per qeverisjene vendit,nuk di per institucione shoqerore dhe arsimore. Atehere eshte e kote aepee cfare i duhen. Le te ngelen koqe kandari te rinjte. Ata qe duan te behen te araimuar le te shkojne jashte. Nuk shikoj problem. Jemi popull qesharak.

    Reply
    • k says:
      July 3, 2022 at 12:45 pm

      Universitetet në shqipëri formojnë hajdutët e nesërm që të paktën të kenë më shumë fantazi dhe mos përdorin ato justifikimet fshatare që pasurinë ma ka dhuruar gjyshja që jeton në kasolle.

      Reply
  • Fatmir says:
    July 3, 2022 at 11:17 am

    E drejt Doktorrat e shkencave pas viti 1996 , po i drejtojne intitucionet e shkences, dijes e kutures.MEDET KU KEMI PERFUNDU!

    Reply
  • Kolombi says:
    July 3, 2022 at 12:06 pm

    Armiqte ose IDIOTET me te medhenj te ARSI*MIT dhe KULTURES ne Shqiperi prej 32 vjetesh kane qene ministrat e ARSIMIT dhe KULTURES si dhe te gjithe kryeministrat ,qe ata i kane emeruar si besni8ke te partive ne pushtet!

    Reply
  • Programi vazhdon says:
    July 3, 2022 at 2:51 pm

    Pas vitit 1990, ishte program që kryesohej nga antishqiptari Berisha, që gjithçka duhej të shkonte në zero, ekonomia, arsimi, shëndetsia, arti dhe kultura. Nga një anë përdorej SHIK-u I Gazidedes, që persekutonte kundërshtarët, nga ana tjetër përdorej anarkia, që mund të ndërtoje kudo, mjaftonte që të dorovisje një të PD-së. Paradoksi vazhdon edhe sot, kur Berisha “non grata”, po mobilizon falangat e sejmenëve të tij që t’a ndjekin, në gjoja, protestë ndaj Qeverisë! Duan të kthejnë përsëri atë kohë rrumpalle, kur bënin çfarë u donte qejfi, pa u dënuar për krimet e tyre, duke ndjellur frikë dhe terror.

    Reply
  • Detari says:
    July 3, 2022 at 7:59 pm

    tju rrojne shkollat turke o sunita.

    nuk behet ai vend me muslimane

    Reply
  • Doda says:
    July 3, 2022 at 9:34 pm

    Te rinjt sot po vuajn maskarallikun e baballarve te tyre nga viti 90 e ktej , teoria te shkaterrojm çfar na la komunizmi ishte parrulla antishqiptare qe vuajn shqiptaret sot , jo vetem ne arsim por ne te tera dimensionet e jetes , ktu te tera komunizmi i ndertoj , por dhe ai sistem kopjoj ndertimin e shtetit ne perendim me ndryshime fare te vogla , nuk e shpiku vet as shtetin as ligjet , shkolla hekurudha uzina fabrikat kombinatet ishin tonat i ngritem me djers , nuk kishin lidhje me polotiken , ata qe deshironinnshkzterrimin e kti vendi e filluzn nga arsimi dhe perfunduan deri tek degjenerimi familjes shqiptare , 30 vjet i esht thurur lavdi anyivleres dhe vlera u konsiderua si diçka e turpshme , dhe urdho sot ngelin te ter nxensit ne gjuhe shqipe dhe ne lend te prioritare si matematika fizika biologjia etj , si ti shash e denigrosh mesuesit ne xhdo eveniment , te paguash qe noten ne klasen e par çfar pret ai femij te dali dhkencetar , thjesht vetem idjot mashtrus sharlatan dhe njeri pa vler del , shikoni nxenesit nuk shikon nje njeri me libra ne dor , çfar shkolle bejn kta nuk e kuptoj , kta jan gati per pab e per kafe por kurrsesi per shkoll dhe ja perfundimi .

    Reply
  • Bujar Kanapari says:
    July 4, 2022 at 9:57 am

    Si mendoni ju, nuk ka studente te mire ne Shqiperi?
    Sot ne Shqiperi, diplomohen studente cilesore, po aq sa dhe ne kohen e diktatures.
    Ndryshimi eshte, se ne kohen e diktatures, ne universitet shkonin maturantet cilesore, ndersa sot, shkojne te gjithe ata qe deshirojne, pavaresisht nga cilesia.
    Pra, universitetet jane mbushur me studente te dobet, por kjo nuk do te thote se midis tyre, nuk ka studente cilesore.

    Reply
  • Pingback: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!” - ObserverKult

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?