Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sherri për pronat në Hamallaj, dëshmia e gardistit: Kjo është arsyeja pse qëllova me armë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sherri për pronat në Hamallaj, dëshmia e gardistit: Kjo është arsyeja pse qëllova me armë
KronikeKryesore

Sherri për pronat në Hamallaj, dëshmia e gardistit: Kjo është arsyeja pse qëllova me armë

Published: July 31, 2023
Shpërndaje

 

Martin Nikolli, punonjësi i gardës, i cili u përfshi në një konflikt për motive pronësie të dielën në Hamallaj të Durrësit, në dëshminë e tij të dhënë para uniformave blu, ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur.

Gardisti ka kërkuar falje ndaj kolegëve të tij, duke theksuar ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konfliktuar.

- Publicitet -

Sipas tij, gjërat u përkeqësuan dhe konflikti u agravua e për këtë shkak thotë se ka qëlluar në ajër për të ndaluar sherrin.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të ketë thënë ish-gardisti Martin Nikolla.

Megjithatë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u kapur nga policia disa orë më pas.

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një rrugë kalimi, e cila shpeshherë kishte shkaktuar jo pak përplasje mes dy familjeve.

Pas ngjarjes së rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra. Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo e fundit dënoi ngjarjen nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Nikolla u shpreh se institucionet duhet të dënojnë këdo që ka gisht në këtë rast flagrant pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer më herët. Nikolla gjithashtu shkroi se institucionet do t’i ofrojnë familjes Kaçi mbrojtjen që parashikon ligji.

Bashkë me gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e një të afërmi të tij, që po ashtu u përfshi në konflikt. Ai është Afred Nikolla dhe akuzohet për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  • “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
  • Komunikimi i hapur do të largojë keqkuptimet, parashikimi i yjeve për sot
  • Temperatura ajri të ngrohta, nuk priten reshje shiu
  • Trump humbet rëndë

Komentet e Fundit

  1. Ben on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. anti25642654censurë on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. anti25642654censurë on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  4. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  5. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?