Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Një ndër katër persona në Gjermani, ka prejardhje emigrantësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHIFRAT: Një ndër katër persona në Gjermani, ka prejardhje emigrantësh
BoteKryesore

SHIFRAT: Një ndër katër persona në Gjermani, ka prejardhje emigrantësh

Published: April 22, 2023
Shpërndaje

Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindërit emigrantë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave kjo shifër është 6.5 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në popullsinë e Republikës Federale të Gjermanisë u ngjit nga 23 përqind në 2021 në 24,3 përqind vitin e kaluar. Sidomos ardhja e refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani bënë që kjo përqindje e popullsisë të rritet, njofton Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Përqindja në popullsi e të emigruarve drejtpërdrejt u rrit me 7.3 për qind duke kaluar numrin e atyre që kanë lindur në Gjermani si pasardhës prindërish emigrantë, të cilët përbëjnë 4 përqind të popullsisë.

Bazë për këto shifra është mikrocensusi i fundit. Ai është një anketim statistikor, që ndryshe nga regjistrimi i madh i popullsisë kryhet në intervale më të shkurtra dhe në sondazhe më të vogla. Si njerëz me histori migrimi Zyra Federale përcakton personat, që kanë emigruar vetë në Gjermani që prej vitit 1950 – i ashtuquajturi brezi i parë – si dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, të quajtur edhe brezi i dytë.

- Publicitet -

Më shumë emigrantë meshkuj se femra

Rreth tre të katërtat e 20,2 milionë njerëzve me histori migracioni kanë ardhur vetë në Gjermani që nga viti 1950. 4,9 milionë vetë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të këtyre emigrantëve. Në pjesën mashkullore të popullsisë përqindja e emigrantëve ishte pak më e lartë me 24,8 për qind sesa tek gratë me 23.8 për qind. Me një moshë mesatare prej 29.9 vjeç ata që emigruan pas vitit 2013, janë dukshëm më të rinj se popullsia pa sfond emigracioni, mosha mesatare e së cilës është 47 vjeç.

Në periudhën prej vitit 2013 shumica e emigrantëve, me 16 për qind, kanë ardhur nga Siria. Rumania pason me shtatë për qind dhe Polonia me gjashtë për qind. Ukraina është në vendin e katërt me një pjesëmarrje prej pesë përqind, megjithëse sipas Zyrës Federale ukrainasit, që emigruan vitin e kaluar, nuk janë përfshirë ende plotësisht në mikrocensus.

Arsyet më të rëndësishme të imigrimit në periudhën prej vitit 2013 ishin arratia, azili dhe mbrojtja ndërkombëtare me një përqindje prej 27,9 për qind. Më pas me një kuotë prej 24,2 për qind vinte imigracioni për arsye punësimi dhe bashkimi familjar me 23.9 për qind. Pak më shumë se tetë për qind e të emigruarve që nga viti 2013 kanë ardhur në Gjermani kryesisht për studime ose trajnime dhe kualifikime të mëtejshme.

Më shumë njerëz me sfond migracioni

Përqindja e njerëzve me sfond migracioni në popullsinë gjermane është edhe më e madhe.

Vitin e kaluar ishin 28,7 për qind ose 23,8 milionë vetë. Sipas përkufizimit të Entit Federal të Statistikave një person ka sfond migrimi, nëse ai ose të paktën njëri prind nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Më shumë se gjysma e 12,2 milionë gjermanëve me prejardhje migracioni kanë shtetësi gjermane që nga lindja. Ata kanë sfond migracioni, sepse të paktën njëri prind është i huaj, është i natyralizuar, është gjerman përmes birësimit ose i riatdhesuar. Gjithsej 23 për qind kanë ardhur në Gjermani si të riatdhesuar, 22 për qind janë natyralizuar./DW

 

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?