Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hemorragjia e lartë e rinisë shqiptare: 70 përqind e emigrantëve tanë në Europë janë nën 45 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hemorragjia e lartë e rinisë shqiptare: 70 përqind e emigrantëve tanë në Europë janë nën 45 vjeç
EkonomiLajmi i fundit

Hemorragjia e lartë e rinisë shqiptare: 70 përqind e emigrantëve tanë në Europë janë nën 45 vjeç

Published: December 22, 2025
Shpërndaje

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.

Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.

- Publicitet -

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Populli says:
    December 22, 2025 at 10:45 am

    Shume te zeza e derte ky Popull ,
    ka pare qe nga koha e lashte,
    po ky Shpopullimi i kohes Rames,
    ja kalon te gjithe te zezave bashke!

    per nje popull kaq te vogel si i yni,
    ky eshte krim mbi krimet absolutisht,
    per kete do mbahet mend ky Rama,
    me gjallje edhe pas vdekjes sigurisht!

    Reply
  • Detari says:
    December 22, 2025 at 10:51 am

    @Populli

    vet e votuan vet largohen ku e shikon krimiin?

    Te mos ikin ose te kthehen dhe te ndryshojne qeverine.

    Reply
  • Asnje Regjim ne bote nuk iken me vote says:
    December 22, 2025 at 11:00 am

    Detaro, kur nje pushtet shnderrohet ne Regjim e ta heq mundesine e ndryshimit me vote atehere mbeten dy rruge ose ikja nga vendi ose ulja e kokes e durimi i Regjimit brenda vendit (deri ne rastin e pare qe do u jepet per tu larguar, patjeter)
    Me vota erdhi dhe Hitleri e Mussolini ne pushtete por mundesine e ndryshimit te pushtetit me vote e zhduken, si ketu!

    Reply
  • Detari says:
    December 22, 2025 at 11:51 am

    Regjimi nuk erdhi brenda dites, populli ka votuar salehun 2-3 here dhe edvinin 4 here, pra shume mandate. Nuk mund te presesh me shume nga nje popull i shartuar me mbetje turke qe nuk e ka problem 500 vjet turqi, 45 vjet turkokomunizem dhe 30+ vjet ne vazhdim turkosocializem demokraci.

    Reply
  • Remo says:
    December 22, 2025 at 12:25 pm

    @Asnje regjim nuk iken me vote.
    Ka edhe nje rruge te trete per mos t’i ulur koken regjimit, apo te sbpetosh po ate koke dhe t’ia mbathesh.Te ngrihesh ne protesta sic bejne ata ne Serbi. T’i largosh Qenerine e Salehut qe del me treqind zagare per t’i bere “opozite” regjimit, ku dihet qe eshte nje loje e ndyre prej vitesh, dhe qe, nuk e kane per gje te “shajne” njeri-tjetrin diten, e te bejne pazare naten. Per t’u larguar njehere e mire nga kjo Bajge e ndare me dysh, duhen njerez me ndergjegjie. Po ne kemi mjaftueshem Varkare qe vazhdojne akoma me moton: “po iku Edvin Kolera, vjen Salih Kufoma”!!
    Te lexosh komente trushpelaresh ne kete forum, te vjen per te vjelle, t’i leme menjane Tellallet e regjimit, ke te tjere qe i japin vetes grada dhe flasin ne emer te te gjitheve… @demo, chp(shahisti) Ethem Gaveta etj, Gjenerale te ushtrise me nje kembe ne boten tjeter,725 mije pensioniste, do t’i japin derrmen 500 mije zombieve te Saliut, per te mbajtur akoma ne pushtet Edvinin edhe pse per vete, paraqiten nje here ne gjashte muaj per te dhene llogari, perse jane akoma gjalle!! Eshte tragji-komike kjo pune dhe dihet mire kush fiton
    ne kete mes. Nje popull skllav qe kurre s’e ka dashur lirine, nje popull i mbaruar qe nuk ngrihet as per te drejtat me elementare te tij, por qe, kur nga ndonje ane e territorit te vendit, nje province qe me gjak e ka ruajtur Identitetin dhe Lirine ne shekuj, ngrihet per te drejtat e saj, cka ne nje forme apo ne nje tjeter, i vuan edhe i gjithe vendi, Ushtria e kurrizit te perkulur, ne vend qe t’i perkrahe, te shikoje edhe tek vetja te ndeze te njejten shkendije, ben te kunderten. Behet pale e regjimit per t’ia hequr edhe ate mundesi te vogel atij komuniteti. Nga suktat me te erreta, del nacionalizmi i shtirur, virus i deformimit dhe trasformimit shekullor, i ligesise qe e ka mbajtur ne zinxhiret e roberise dhe qe u be kamzhiku i qoftelargut te dikurshem per t’ua mohuar lirine edhe popujve te tjere. Kete mentalitet malinj Otoman trashegon edhe sot, ndaj qe nga dita e lindjes se ketij shteti, ka kaluar nga nje diktature, ne tjetren me te renden ate te Laverit, nga e cila, nuk zuri mend dhe vazhdon te ricikloje po te njejtin m….Saliun dhe Edin…..prandaj une them qe, s’kane si te ngihen edhe Shqipot si Serbet , perse t’a bejne kur kane alergji nga Liria?!

    Reply
  • cifut says:
    December 22, 2025 at 1:23 pm

    Njeriu eshte kafshe. Atje ku shikon kulloten me te mire, atje synon te shkoje.

    Reply
  • REXHA says:
    December 22, 2025 at 1:45 pm

    Ça bahet, more aman!
    Pse kshtu?!

    Reply
  • Luginë says:
    December 29, 2025 at 7:33 pm

    Nuk e kuptoj se si populli i Shqiperise edhe nuk e do Edi Ramen, por edhe e votojne(apo nuk dalim fare ne zgjedhje), sepse ndoshta skan se ke tjeter ta votojne, por gjithsesi me mire do te ishte prap se prap te dilet ns zgjedhje te votojen partite e vogla dhe ti tregohet Rames se nuk e duam.
    Nuk e di se sa sakt e kam, per kete padyshim qe pres edhe kritika!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?