Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shisnin doza kanabisi e kokaine në lokalet e natës, arrestohen dy persona në Sarandë e Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shisnin doza kanabisi e kokaine në lokalet e natës, arrestohen dy persona në Sarandë e Vlorë
AktualitetKronike

Shisnin doza kanabisi e kokaine në lokalet e natës, arrestohen dy persona në Sarandë e Vlorë

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Dy persona përkatësisht të moshave 33 dhe 43 vjeç janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se E.Z 33 vjeç dhe E.V 43 vjeç, shisnin doza kanabisi e kokaine në lokalet e Sarandës dhe Vlorës.

Për pasojë janë sekuestuar 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike, shuma parash, dhjetëra doza kanabisi dhe një thikë.

Njoftimi i Policisë:

- Publicitet -

DVP Vlorë

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Sarandë dhe në Vlorë.

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Parts 26”, vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Sekuestrohen 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vlorë/Finalizohet operacioni “Parts 27”, vihet në pranga një 43-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi siguruan informacion për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun Vlorë, organizuan dhe finalizuan 2 operacione policore për goditjen e tyre.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 26”, të zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 33 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 3, shërbimet e Policisë gjetën 80 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lokalet e natës. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 peshore elektronike dhe shumë parash ( lekë dhe euro), të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 27”, të zhvilluar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 43 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas administron, në lagjen “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një mjet prerës thikë dhe shuma parash (lekë dhe euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?