Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shiten në ankand një tufë flokësh të presidentit të parë të SHBA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shiten në ankand një tufë flokësh të presidentit të parë të SHBA-së
AktualitetKuriozitete

Shiten në ankand një tufë flokësh të presidentit të parë të SHBA-së

Published: November 23, 2026
Shpërndaje

Një tufë flokësh që i përkiste presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George ëashington, është shitur në ankand për 4 mijë dollarë. Objekti historik, i vendosur në një kornizë, u shit të shtunën nga shtëpia e ankandeve “Richmond Auctions”.

Blerësi i ri nuk është bërë publik, ndërsa historia daton që në vitin 1799, pak para vdekjes së Washingtonit. Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët e ankandit, flokët i përkisnin fillimisht John Gadsby, një banor i qytetit të Alexandria-s në Virxhinia, i cili kishte pritur ëashingtonin për darkë në muajt e fundit të jetës së tij.

Më pas, objekti kaloi në duart e pasardhësve të Gadsby-t dhe u sigurua nga koleksionisti John K. Lattimer, përpara se të dilte në ankand. Kjo histori është dokumentuar edhe përmes një dëshmie të vitit 1928 nga Julia Ten Eyck McBlair, mbesa e Gadsby-t.

- Publicitet -

Ajo tregonte se gjyshi i saj e kishte marrë tufën e flokëve për shkak të miqësisë dhe lidhjes që kishte pasur me ëashingtonin në ditët e fundit të jetës së tij. Në dëshminë e saj, McBlair kujtonte se flokët ishin vendosur në një kornizë dhe vareshin poshtë portretit të gjeneralit ëashington në shtëpinë e familjes.

Edhe pse shuma prej 4 mijë dollarësh është e konsiderueshme për një objekt të tillë, ky nuk është rekordi i shitjes së flokëve të presidentit amerikan. Në vitin 2021, tre fije flokësh që besohet se ishin marrë nga ëashingtoni pranë kohës së vdekjes së tij u shitën për afro 40 mijë dollarë.

Ato ruheshin brenda një medaljoni. George ëashington vdiq në vitin 1799, pasi kishte shërbyer për dy mandate si presidenti i parë i SHBA-së. Ai udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores në Luftën e Pavarësisë kundër Britanisë dhe luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës amerikane.

Washingtoni u largua nga detyra në vitin 1797, pasi kishte shërbyer dy mandate presidenciale, duke krijuar një precedent të rëndësishëm në historinë politike amerikane.Flokët e presidentit të parë amerikan kanë mbijetuar për më shumë se dy shekuj dhe janë kthyer në objekte të kërkuara nga koleksionistët e historisë.

Të paktën 50 mostra flokësh të ëashingtonit ruhen në koleksionin e Mount Vernon, rezidencës së tij të dikurshme, e cila sot funksionon si muze. Ndërkohë, edhe dokumentet historike të lidhura me ëashingtonin vazhdojnë të tërheqin interes të madh në ankande.

Në korrik, një letër e firmosur prej tij në vitin 1776, ku kërkonte ushtarë për Ushtrinë Kontinentale në luftën kundër britanikëve, u shit për 109.800 dollarë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shiten në ankand një tufë flokësh të presidentit të parë të SHBA-së
  • Horoskopi 23 Nëntor 2026: Lajme të rëndësishme, mundësi në punë dhe surpriza në dashuri
  • Dodik i “Republika Sërpska” ia kalon pushtetin djalit
  • Reshje shiu dhe erëra të forta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
  • Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dodik i “Republika Sërpska” ia kalon pushtetin djalit
  2. anti25642654censurë on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  3. 1thundrak on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë
  4. site on Aktori dhe regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare
  5. Ta rasi on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?