Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shitja e pasaportës, KE sërish thirrje Shqipërisë: Rrezikon procesin e anëtarësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shitja e pasaportës, KE sërish thirrje Shqipërisë: Rrezikon procesin e anëtarësimit
BoteKryesore

Shitja e pasaportës, KE sërish thirrje Shqipërisë: Rrezikon procesin e anëtarësimit

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Komisioni Europian ka paralajmëruar sërish Shqipërinë që të mos ecë përpara me skemën e shitjes së pasaportave, pasi sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe përbën rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok.

Qeveria shqiptare zyrtarisht nuk ka komentuar nismën, por jozyrtarisht me një vendim të marrë në muajin korrik i ka hapur rrugën skemës duke e përfshirë në fushat e koncesioneve dhe PPP-ve, pas propozimit të Ministrisë së Brendshme.

Programe të ngjashme aplikohen nga disa vende europiane, megjithatë, autoritetet në vendet e BE-së shpesh e kanë kritikuar një skemë të tillë pasi është shfrytëzuar për pastrimin e parave dhe korrupsionin.

- Publicitet -

Qeveria shqiptare nuk ka komentuar drejtpërdrejt kritikat e autoriteteve të BE-së për një skemë të tillë, por garanton se ajo nuk do të ketë mundësi korrupsioni, ndërsa qëllimi kryesor i saj është tërheqja investitorëve të pasur.

Brukseli ka një mendim tjetër. Sipas raportit të fundit të progresit të Shqipërisë, të prezantuar vitin e kaluar, vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik ndër të tjera për sigurinë e vendit.

“Për të drejtat e nënshtetësisë, një dispozitë e Ligjit për Shtetësinë, e miratuar në korrik 2020, ende mund të çojë në krijimin e një skeme të Pasaportës së Artë të investitorëve. Programe të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me acquis të BE-së. Prandaj, si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”, theksohet në raport.

Dy rrugët dhe miliardat që qarkullohen

Qeveria shqiptare ka kontaktuar me kompania “Henley & Partners”, një prej kompanive më të mëdha në botë që ofron këtë shërbim për mijëra klientë të saj. Kompania jep dy oferta për klientët e saj. Oferta e parë është ajo e personit rezident. Për këtë program pagesat janë më të ulta dhe bashkë me to edhe përfitimet për klientët. Kartat e rezidentit u mundësojnë blerësve qëndrimin në vendin ku e blejnë këtë kartë, por lëvizshmëri të kufizuar fizike dhe të kapitalit në vendet e tjera.

Në këtë program, vetë “Henley & Partners” pranon se ka më shumë shtete që bashkëpunojnë me të, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi i dytë është blerja e pasaportës. Këtu numri i vendeve që bashkëpunojnë me këtë kompani është më i kufizuar. Greqia dhe SHBA nuk janë. Ky program u mundëson klientëve të kompanisë pajisjen me pasaportën e vendit që ata dëshirojnë. Pagesat janë në varësi të marrëveshjeve individuale që “Henley & Partners” ka nënshkruar me shtetet përkatëse. Si shembull, në Maltë duhet të paguhet 1.2 mln euro dhe të ketë një plan investimi prej 2 mln eurosh të tjera në këmbim të marrjes së pasaportës, ndërsa në Qipro shifra është më e ulët, e po ashtu edhe detyrimi për të investuar.

Nuk dihet se në cilin program do të përfshihet Shqipëria, gjithnjë nëse kjo do të ndodhë. Nuk dihet gjithashtu as shuma se sa do të shitet pasaporta shqiptare dhe as mënyra, apo kontrata që po mendon qeveria shqiptare. Por, sërish në media qarkullon një variant sipas të cilit shteti shqiptar do t’i ofrojë një formë PPP-je 50 me 50 “Henley & Partners”. Pra, për të shpjeguar më thjeshtë, nëse shteti shqiptar vendos që nesër të shesë një pasaportë për 1 mln euro, atëherë 500 mijë euro do të shkojnë në arkën e shtetit dhe 500 mijë euro të tjera në xhepat e kompanisë në fjalë.

Në pamje të parë duket joshëse, por rastet kur skema të tilla janë miratuar dhe më pas anuluar për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit nuk mungojnë. Rasti më i freskët është Moldavia, që u detyrua të heqë dorë për shkak të veprimtarisë së dyshimtë të personave që përfituan shtetësinë moldave dhe dyshimeve se pas kompanive që vepronin si sekserë në ofrimin e këtij shërbimi për klientë të majmë qëndronte Rusia.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Aldrin says:
    August 24, 2022 at 4:27 pm

    Do ndryshoni ju Evropa, apo si e keni hallin? Kemi arabet per cfare te na doje qefi. Andej do i porositim dhe shqiptaret e ardhshem

    Reply
  • fjale cimbuese says:
    August 24, 2022 at 5:10 pm

    Problem i vjeter, shqetesim i ri! Nje shtese ligjit per marrjen e shtetesise shqiptare i eshte bere; tash i dehuri nga parate, i gjati, pret vetem ti hapin pak driten jeshile ‘miqte’ per kete pune, pa i ditur pasojat, idioti!
    https://fjalecimbuese.wordpress.com/futboll-afrikan/
    https://fjalecimbuese.wordpress.com/shes-200-afrikan/

    Reply
  • Eni says:
    August 25, 2022 at 6:45 am

    Rrezikojme vizat….kjo eshte e sigurt….mjere populli….se anetaresimin ta shikojme me dylbi

    Reply
  • them une says:
    August 25, 2022 at 8:20 am

    “Eni”, pasaporta e arte ka funksionuar edhe ne vende te tjera te Europes Lindore, por per ato vende BE nuk eshte ndjere, per Shqiperine e paragjykojne problemin. Firma “Henley & Partners” eshte residente ne Europe. Kjo firme e licensuar nga BE eshte “porta e pare” ku hyjne milioneret qe kerkojne pasaporten e arte shqiptare. Qeveria Shqiptare e merr vendimin pasi shprehet kjo kompani lidhur me “biografine” e kandidatit. Pra, nese ka dyshime BE le te kqyre kete kompani, e cila paguan taksat ne nje shtet te BE. Korrupsionin le ta kerkojne brenda strukturave te shteteve qe tashme jane anetare te BE. Perse t’i privojne Shqiperise mundesine per te perfituar nga investitore serioze? Une kehtu e kuptoj dyshimin apo “xhelozine” e zyrtareve te Brukselit.

    Reply
  • ...pershendetje . says:
    August 25, 2022 at 1:46 pm

    them dhe une;
    po, pse nuk pyet ti, qe “thua” na paragjykojne;
    “pse, na paragjykojne” ?
    po je turk more i mjere, bota te ka permjere,
    sa je bere per t’u dh..jere .
    kush do sqaroje pse na futen dhe kush na futi
    ne “koferencen islamike” ?!..
    mos thoni “sala” . ai nga karakteri, eshte ..LAKE .
    lakejte s’bejne asgje me koken e vete .
    xejms beker (alias xemil beu) .
    ju kujton ndonje gje ky emer ?!!!!
    jo me kote erdhi diten e bajramit dhe hyri ne ..xhami .
    kush te kete mend dhe zemer shqipetari,
    te prononcohet dhe te mos tjere te “trasha” .
    apo jo, alias “intlektuali” ose “demo”, qe me te vertete
    dini ..gjithcka ?..

    Reply
  • them une says:
    August 25, 2022 at 5:35 pm

    Per komentuesin “Pershendrtje…”
    Po perse pa ndodhur nje rast, fillojme dhe na ndeshkojne qofte dhe duke helmuar opinionin publik?
    Perse duhet t’ja heqin kete mundesi investimi ne Shqiperi? Meso dhe nga une: Nuk duan qe Shqiperia te rrite standardin ekonomik…kaq e thjeshte eshte. Prit kur t’i versulen Princit nga Emiraret e Bashkuara, i cili do investoje vetem ne Durres dy miliard dollare.

    Reply
  • LEON says:
    August 25, 2022 at 6:48 pm

    Nuk ka asnje program zhvillimor,,Nuk ka asnje program ekonomik..Mire vete eshte nje Tape Topi ne Ekonomi,por ka mbledhur rreth vetes kukumjacka te nivelit te tij .Ministresha e Turizmit,ne fund te gushtit ,pasi u prene dhe u grine nga skafet pushuesit ne plazhe,,dergoi per miratim rregulloren e plazheve dhe vijes bregdetare,se 4 vjet i ka tjek gjume.
    Ekonomine e ka derguar ne falimentim total dhe gjen ca shtigje shpetimtare si shitja e pashaportave,,Porti i Jahteve,koncessionet e padobishme dhe shume te kushtueshme.
    FMN,BE dhe Institucionet Evropiane e kane paralajmeruar,e kane lajmeriar,derisa sot po na kercenojne per shkak te nje idioti skicofren dhe i paditur,qe i ka dale boja.Nuk ka me as mbeshtetjen e Nderkombetareve,as mbeshtetjen e popullit.Berisha Meta shihen si e keqja me e vogel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?