Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkaktoi zemërim me deklaratën për vdekjen e 36-vjeçarit në portin e Piresë, jep dorëheqjen ministri grek
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkaktoi zemërim me deklaratën për vdekjen e 36-vjeçarit në portin e Piresë, jep dorëheqjen ministri grek
AktualitetBote

Shkaktoi zemërim me deklaratën për vdekjen e 36-vjeçarit në portin e Piresë, jep dorëheqjen ministri grek

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

 

Ministri grek i Transportit Detar Miltiadhis Varvitsiotis ka dhënë dorëheqjen mesditën e së hënës, pas rastit të vrasjes së një pasagjeri nga anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon javën e kaluar.

Pjesëtarët e ekuipazhit kanë shtyrë në det 36-vjeçarin Antonis Kargiotis, që tentoi të hynte në bord në momentin kur anija po nisej dhe si pasojë u rrëzua dhe gjeti vdekjen prej helikave të anijes, e cila vazhdoi normalisht udhëtimin drejtë Kretës. Trageti u ndal një orë më vonë prej rojës bregdetare greke.

Pak orë më vonë kapiteni, dy oficerë dhe dy marinarët e përfshirë në incident u arrestuan prej rojes bregdetare.

Varvitsiotis u bë objekt i kritikave të shumta në media dhe qarqet politike, pas një komenti në një emision televiziv, ku po diskutonte rreth aktit të pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes në fjalë. Ai u shpreh se ajo ditë ishte një ditë tragjike si për familjen e viktimës, ashtu edhe për familjet e pjesëtarëve të ekuipazhit që kryen këtë akt. Sipas tij autorët të cilët kryen këtë akt duhen mirëkuptuar për gjestin e kryer, pasi dalin për t’i siguruar familjeve të tyre bukën e gojës.

- Publicitet -

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sa u përket 4 pjesëtarëve të ekuipazhit që u arrestuan, sot në mëngjes dy prej tyre, një prej të cilëve kapiteni, janë çuar në paraburgim me urdhër të prokurorit, ndërsa për dy të tjerët ende nuk është vendosur masa e dënimit paraprak deri në zhvillimin e gjyqit.

Në vend të Varvitsitis, kryeministri Mitsokais ka vendosur në Ministrinë e Transportit Detar , z. Christos Stylanidis, ish-komisioneri Europian për krizat humanitare dhe ish-ministër i Mbrojtjes Civile në qeverinë e mëparshme greke.

Në postimin e tij Varvitsiotis ndër të tjera përmend: Një deklaratë ime e keqinterpretuar lehtësisht shkaktoi indinjatë. Menjëherë kërkova falje sinqerisht. Në asnjë mënyrë nuk e barazova viktimën me autorët. Në asnjë mënyrë nuk i kam larë përgjegjësitë që ka kompania pronare e anijeve, të cilat ende refuzon t’i marrë. Nuk e pranoj të qëllohem me gurë si qenie njerëzore. Për këtë arsye i paraqita dorëheqjen kryeministrit. E falënderoj për besimin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?