Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkarkohet nga detyra pasardhësja e Beqajt, shpallet vendi vakant
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shkarkohet nga detyra pasardhësja e Beqajt, shpallet vendi vakant
Lajmi i funditPolitike

Shkarkohet nga detyra pasardhësja e Beqajt, shpallet vendi vakant

Published: July 30, 2024
Shpërndaje

Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), është shkarkuar dhe drejtoresha e kësaj agjencie, Jona Suli. Sipas raportimeve Suli u largua me vendim të qeverisë ditën e djeshme, ndërsa sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Arsyet e shkarkimit të Sulit ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministr, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte. Ajo u emërua në krye të kësaj agjencia më 15 dhjetor të vitit të kaluar.  Para këtij posti Suli ishte asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu,30-vjeçarja nga Durrësi, më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

- Publicitet -

Lidhur me aferën e fundit me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla.

Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.

Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II). Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij.

Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?