Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në krye të bandës një shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në krye të bandës një shqiptar
AktualitetKronike

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në krye të bandës një shqiptar

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet të trafikut të drogës dhe kanë vënë në pranga katër persona, mes tyre dy shqiptarë.

Sipas medieve italiane, dyshohet se në këtë rrejt kriminal kanë qenë të përfshirë 19 persona.

Hetimet nisën në fund të vitit 2020, pasi një i burgosur, i cili u kthye nga leja u ndje keq në qeli dhe u dërgua në Spitalin Portoferraio.

- Publicitet -

Pas ekzaminimeve u zbulua se në zorrën e trashë të të burgosurit ndodhej një dozë kokaine, e cila ishte blerë gjatë lejes.

Hetimet zbuluan se droga ishte ishte sjellë në ishullin Elba nga provinca e Lucca-s nga një shqiptar.

Hetimet, të cilat vazhduan edhe me përgjimet telefonike dhe mjedisore, bënë të mundur mbledhjen e të dhënave të shumta në lidhje me një aktivitet të lulëzuar të shpërndarjes së drogës në të gjithë ishullin me 19 persona, 15 burra dhe 4 gra.

Droga vinte nga Lucca, ku vepronte një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte kreu i bandës. Ai u vu në pranga.

Nga përllogaritjet rezulton se fitimet e këtij grupi shkonin deri në 8 mijë euro në javë.

Hetuesit konstatuan gjithashtu përdorimin e shpeshtë të gjuhës së koduar nga të dyshuarit dhe blerësit për t’iu referuar lëndës narkotike dhe/ose parave, me përdorimin e termave specifikë dhe të përsëritur si: “kosha, vegla, litra bojë, çelësa, birra, djathë, benzinë dhe dyshekë”.

Aktorët kryesorë të këtij trafiku droge, për t’u dukur të pastër në çdo kontroll të policisë, janë kujdesur që lëndën narkotike ta fshehin në disa lugina në disa zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.

Gjyqtari ka urdhëruar masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin shqiptar dhe 47-vjeçarin tjetër po ashtu shtetas shqiptar dhe për dy italianët, një 65-vjeç dhe një 58-vjeç, detyrim paraqitjeje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?