Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shkërmoqet” qeveria britanike, BBC rendit 5 arsyet që çuan Johnson drejt dorëheqjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Shkërmoqet” qeveria britanike, BBC rendit 5 arsyet që çuan Johnson drejt dorëheqjes
AnalizaBoteKryesore

“Shkërmoqet” qeveria britanike, BBC rendit 5 arsyet që çuan Johnson drejt dorëheqjes

Published: July 7, 2022
Shpërndaje

Më pak se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987. Tashmë, kryeministri humbi mbështetjen e deputetëve të tij duke u detyruar të japë dorëheqjen.

Por cilat janë arsyet që e çuan Johnsonin drejt rënies sipas BBC?

Rënia e lirë e qeverisë së Johnson kulmoi me një skandal seksual pak ditë më parë. Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetar i konservatorëve shkoi në një klub privat në Londër ku u deh dhe kreu veprime të pahijshme seksuale. Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash të tjera ndaj tij, disa prej të cilave datonin vite më pare.

- Publicitet -

Së pari, Downing Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me zotin Pincher përpara se ta emëronte atë në shkurt, por sipas ministrave kjo nuk është e vërtetë. Më pas Johnson e pranoi dhe kërkoi ndjesë lidhur me këtë.

Me parë qeveria Johnson ishte venë në syrin e ciklonit për të ashtuquajturin “partygate”. Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të anti-covid gjatë pandemisë, kur nga njëra vendi ishte ne izolim total dhe merreshin masa për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve dhe nga ana tjetër anëtarët e kabinetin organizonin festa ne Downing Street.

Por Johnson ka marrë goditje edhe përsa i përket aspektit ekonomik.

Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.

Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimit.

Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa – për shembull, duke ulur tarifën e karburantit – ajo gjithashtu vazhdoi me një rritje të taksave në prill. Qeveria tha se rritja e taksave do të shkonte për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën goditjen – por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë. “Në mes të krizës më të keqe të kostos së jetesës për dekada,” tha lideri laburist Sir Keir Starmer në prill, “qeveria zgjedh të rrisë taksat për njerëzit që punojnë”.

Gjithashtu kritikët e tij janë shprehur prej kohësh se Boris Johnson kishte mungesë fokusi dhe idesh në Downing Street.

Gjithashtu humbjet në zgjedhjet e lokale ishin një tjetër goditje Johnson.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Matrapiku direkt nga Shqupi says:
    July 7, 2022 at 2:36 pm

    Aresyeja e 6:
    Person pa ekujliber mendor, gjithnje me pamjen e idiotit, i trembur me floke te pakrehura sjellje e padenje e nje Kryeministri si domos konservator.

    Reply
  • ZOROOS says:
    July 9, 2022 at 11:18 am

    nuk ekuptoni 2 ministrat qe u terhoqen moren tremilion juro nga Rusia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?