Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkolla profesionale në Kamzë për 12 muaj me ambiente të reja, punimet do nisin dhe për shkollën “Hillari Clinton”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Shkolla profesionale në Kamzë për 12 muaj me ambiente të reja, punimet do nisin dhe për shkollën “Hillari Clinton”!
Shoqëri

Shkolla profesionale në Kamzë për 12 muaj me ambiente të reja, punimet do nisin dhe për shkollën “Hillari Clinton”!

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Për 12 muaj nxënësit e shkollës profesionale në Kamzë, do të kenë ambiente të reja dhe me kushte bashkëkohore.  Punimet që tashmë kanë nisur, janë pjesë mbështetjes së Qeverisë Federale Gjermane për arsimin dhe formimin profesional në Kamëz, i cili zbatohet nga Banka për Zhvillim.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Zingraf nënvizoi, se bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe kompanive private është i rëndësishëm pasi është shumë e nevojshme për nxënësit të marrin aftësitë e kërkuara nga ekonomia e vendit”.

“Nga eksperienca jonë në Gjermani mendojmë se bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe kompanive private është I rëndësishëm pasi është shumë e nevojshme për studentët të marrin aftësitë e kërkuara nga ekonomia e vendit.” Më tej, Z. Zingraf shtoi se: “Për të mundësuar këtë, Qeveria Gjermane ka mbështetur sektorin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri përmes a) asistencës teknike të dedikuar në nivel institucional për të përgatitur kurricula cilësore dhe të orientuara nga tregu i punës me anë të GIZ dhe b) investime në ambjente studimore dhe infrastrukturë fizike nëpërmjet KfË-së, si këto që po fillojmë të ndërtojmë sot, këtu në Kamëz.”,  tha ambasadori Gjerman Peter Zingraf.

Ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se arsimi profesional duhet parë si alternativë parësore.

- Publicitet -

“Qeveria shqiptare ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në forcimin e kapaciteteve të shkollave profesionale, në bashkëpunim dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Shkolla profesionale e Kamzës është shkolla më e madhe profesionale në vend, me rreth 1500 nxënës të regjistruar dhe me 8 drejtime kryesore, ky dy prej tyre janë drejtimet më të kërkuara në tregun e punës, IT dhe Turizmi. Me mjaft rëndësi, është dhe bashkëpunimi i shkollave profesionale me bizneset, ku shkolla profesionale e Kamzës bashkëpunon me rreth 160 biznese, dhe nxënësit e arsimit profesional kryejnë praktikat e tyre, punojnë me kohë të pjesshme, apo punësohen pasi përfundojnë studimet. Shkolla profesionale dhe arsimi profesional duhet parë si alternativë parësore pasi të gjithë nxënësve u jep një bagazh dhe përparësi në tregun e punës, në krahasim me arsimin e përgjithshëm”, tha Ministrja.

Qendra e multifunksionale për arsimin në Kamzë do të ketë 20 klasa të reja apo të rinovuara si edhe 15 zona për kryerjen e praktikës (laboratorë, punishte etj.) të reja dhe me pajisje të fjalës së fundit. Kjo do t’i mundësojë hapësirën e nevojshme për arsimimin elitar të 1800 nxënësve në vit,  si edhe mundësi shtesë formimi për të rriturit.

Shumë shpejt në Kamzë do të nisë dhe ndërtimi i shkollës 9 vjeçare, “Hillari Clinton”. Hapësira ku do të ndërtohet ky institucion arsimor është më shumë se 10 mijë metra katrorë dhe do të ketë një kapacitet prej 1300 nxënësish. Edhe ky projekt tha kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, do të jetë me financim të Qeverisë Gjermane, dhe zbatim të Bankës për Zhvillim KfË.

“Pas tërmetit qeveria Gjermane, nëpërmjet KFË, do investohet edhe në shkollën Hilari Klibton. Është vonuar pjesa e fillimit të punimeve. Vetëm shkolla Hilari Klinton do të jetë 10 mijë metra katror. Kam informacion që nxënësit që fillojnë shkollën e mesme për agronomi, kanë një pagesë prej 7 mijë lekë në muaj’, tha Suli.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    September 28, 2022 at 7:41 pm

    7 mije leke ne muaj sa euro apo $ jane?Jane $7 apo $70?

    Reply
  • ?+ says:
    September 28, 2022 at 7:43 pm

    shkollë me emrin hillari klinton.
    këta janë komplet servila.
    më habisin përdite budallalliqet e tyre.
    më mir i vë shkollës emrin e ndonjë dëshmori të luftës NÇ sesa kukullës së imperialistit Bill clinton që donte gjoja të bëhej presidente por e votoi amerika pordhademokratike dhe fitoi trump

    Reply
  • ¿? says:
    September 28, 2022 at 7:47 pm

    O kaka ?+ – * & ^ % $ #, kush e çliroi Kosoven or mut -muti? DHe me hiqesh si patriot ti bajge. Ti je agjent i vjeter i UDBse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?