Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkon në 14 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë, ja tre shtetet më të prekura!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkon në 14 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë, ja tre shtetet më të prekura!
AktualitetBote

Shkon në 14 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë, ja tre shtetet më të prekura!

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete të enjten zbuluan edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë.

Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona – tre prej tyre u gjetën më 7 shtator, pasi vërshimet morën me vete shtëpizat në të cilat ata apo qëndronin. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një person që raportohet se është zhdukur në këtë kamping.

Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Stamboll, pasi u përmbytën qindra shtëpi dhe zyra në qytetin më të madh turk.

- Publicitet -

Vërshimet kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e guvernatorit të Stambollit.

Në Greqi, si pasojë e vërshimeve kanë vdekur tre persona afër qytetit Volos dhe Karditsa, thanë autoritetet. Tre persona po ashtu konsiderohen të zhdukur.

Autoritetet greke kanë ndaluar trafikun në Volos dhe në rajonin e afërt malor, Pilion, si dhe në ishullin Skiathos. Në këto tri lokalitete, banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Trafiku është ndaluar edhe në dy rajone në qendër të Greqisë, afër Volosit, teksa autoritetet kanë parashikuar se stuhitë do të vazhdojnë deri pasditen e së enjtes.

Në Bullgari, vërshimet kanë goditur pjesën jugore përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Trupat e dy persona të zhdukur u gjetën në det të enjten, duke çuar në katër numrin e viktimave.

Për shkak të vërshimeve në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente.

Shumica e lumenjve në jug të Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe disa ura janë shkatërruar, duke shkaktuar probleme serioze në trafik.

Ministrja bullgare e Turizmit, Zaritsa Dinkova tha se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • PE reagon për protestat në Tiranë: Shqetësim serioz për dhunën e policisë ndaj të rinjve
  • Lufta e Mjekrave në SHQUP
  • Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Janë nën hetim nga SPAK, qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
  2. Mallkimi... on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  4. demo on Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  5. ¿? on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?