Një investigim i botuar në revistën e njohur zvicerane Beobachter zbulon fakte tronditëse nga jeta e vajzave dhe grave nga Tirana që shkojnë në Zvicër, pasi lexojnë njoftime në internet nga familje që kërkojnë kujdestare për fëmijët.
Hetimi përfshin shumë raste. Ajo që bie në sy është që bëhet fjalë për vajza dhe gra të shtresës së mesme, përfshirë nëpunëse në administratë.
Një nga historitë është ajo që revista e identifikon me emrin e rremë Ardita.
Pjesë nga shkrimi publikuar në DITA:
“…Nëpunësja e re po përpiqej të rregullonte jetën e saj pas një divorci të shëmtuar. Një i afërm e vuri në dijeni për një punë në Zvicër. Ajo tregon se fillimisht ishte dyshuese, por i afërmi i saj e siguroi se një ndërmjetës do të kujdesej për gjithçka. Ai do të organizonte të gjithë udhëtimin për të dhe do t’i rregullonte një kontratë pune të ligjshme pas mbërritjes.
Ardita e besoi këtë nisur nga imazhi që ka për Zvicrën, me siguri juridike edhe për punonjësit si ajo. Kështu ajo fluturoi për në Zyrih e gëzuar.
Fillimisht, ajo kaloi disa muaj gjatë verës me një familje në Schaffhausen (në veri të Zvicrës). Por shpejt u zhgënjye nga puna. Për 600 franga në muaj, Arditës i duhej të kujdesej për tre fëmijë të vegjël dhe shtëpinë. Ajo na thotë në një bisedë telefonike se kishte rënë dakord për diçka tjetër. “Mendova se do të më duhej të kujdesesha vetëm për një fëmijë dhe jo të gatuaj apo pastroj. Kam punuar si kalë”, thotë ajo.
E mërzitur, ajo kontaktoi Qemalin, sekserin e saj. Ai i premtoi se do t’i gjente një punë të re diku tjetër, por në këmbim i kërkoi të paguajë një “tarifë ndërmjetësimi”. Ardita është gati të punojë shumë dhe për këtë ajo nuk turpërohet kur ai më në fund i ofroi një punë si pastruese në një klub të Zyrihut.
Gjatë pesë javëve që pasuan, Ardita punoi për 4 burra të ndryshëm. Për pjesën më të madhe të kohës ajo pastroi në restorante dhe bare, por kishte edhe ditë pa punë, kur thjeshtë rrinte dhe priste. Në disa raste atë e kaluan përtej kufirit në një qytet në Gjermani, ku pastroi hotele. Një nga punëdhënësit i mori pasaportën.
Paratë për punën, kontratën apo lejen e punës që i premtuan, ajo nuk i pa kurrë.
Protestat e Arditës bien në vesh të shurdhët. “Mos u shqetëso, paratë do të t’i japim së shpejti”, i thonë pronarët e restoranteve ku pastron. “Vetëm ki durim”, i thotë Qemali, i cili kishte premtuar se do të kujdesej për të gjitha formalitetet.
Ardita mërzitet gjithmonë e më shumë, protestat e saj bëhen më kërkuese. “Ku janë paratë e mia? Do të shkoj në polici”, thotë ajo. “Do të të shkosh në burg për punë të paligjshme”, kërcënon një nga punëdhënësit.
Ardita edhe sot nuk mund ta besojë, siç na ka thënë në telefon, që nuk mori asnjë cent pagë për punën e saj.
“I shkrova edhe motrës së një pronari restoranti”, thotë ajo, por burrat ose nuk reaguan fare ose u bënë agresivë. “Kurvë budallaqe, çfarë mendon se po bën? Turp i familjes tënde”, dëgjohet të thuhet në një nga mesazhet zanore që Ardita na jep.
Ne kemi dhjetëra screenshot-e nga ekrani i telefonit të saj dhe po ashtu histori bisedash, që konfirmojnë atë që ajo tregon.
Një herë ajo i shkroi sekserit të saj: “Hej Qemal, kur do ta marr më në fund lejen e punës?” Ai e shmangu, i tha që kontrata do bëhej shpejti. Më pas e kërcënoi dhe e shau: “Kurvë”.
Pas disa javësh, Qemali e dërgoi në aeroport dhe e përcolli për në shtëpi. Premtimet, ato ishin dhe mbetën të zbrazëta.
Historia e Arditës i ngjan rasteve të tjera që ne hasëm gjatë këtij hulumtimi. Ajo konfirmon modelin e mashtrimit, taktikave të bllokimit dhe kanosjes. Vetëvlerësimi i viktimave thyhet në këtë mënyrë dhe zhduk çdo përpjekje për pavarësi.
Në një rast tjetër, gruaja nga Tirana e prezantuar si “Mariana” kishte kontaktuar me një sekser përmes WhatsApp-it:
“Mund të punosh si asistente në një kompani pastrimi”, thotë ai në mesazh. Kushti: “Duhet të flesh me mua një herë në javë”, tregon ajo gjatë emisionit televiziv. Mariana nuk e pranoi punën.
Mesazhi që tingëllon si një flirtim i trashë nga një burrë banal, është në fakt pjesë e skemës së mashtrimit të synuar. Trafikantët e qenieve njerëzore i përdorin këto biseda, në dukje banale, për të testuar se sa e dëshpëruar është një viktimë e mundshme. A ka nevojë për para dhe sa larg do të shkonte për t’i siguruar ato.
Babai i fëmijës për të cilin kujdesej, i sugjeroi një dadoje tjetër, me të cilën ne folëm, punën në një klub të paligjshëm nate ku, duke “shërbyer”, mund të fitonte deri në njëmijë franga në natë.
Ajo, siç kuptojmë nga biseda dhe detajet, ka pranuar, por neve na e mohon: “Nuk e kam bërë kurrë këtë punë. Nuk është për mua”, thotë.
Kjo na ndodh edhe në biseda të tjera me viktimat, që tregojnë diçka dhe më pas mohojnë ta kenë bërë. Të përfshirë në një situatë të turbullt, me frikë, turp e tabu, ne vendosim t’u përmbahemi fakteve, kryesisht dokumenteve gjyqësore dhe deklaratave zyrtare të viktimave. Megjithëse i kemi këto, nuk mund të përballemi me autorët e dyshuar – edhe pse i dimë emrat dhe kemi numrat e tyre të telefonit – pasi nëse e bëjmë këtë, mund t’i vëmë viktimat në rrezik.
Por, nga të dhënat dhe dëshmitë, na bëhet e qartë, se ajo që fillon si një punë si dado, mund të përfundojë në shfrytëzim prostitucioni…” – shkruan revista.
Shkrimi i plotë mund të lexohet KËTU

Njerezit e deshperuar cfare nuk bejne per pak pune e siguri. Kjo shrytezohet nga kriminelet qe ushqehen me deshperimin e te tjereve. Njerez mos emigroni ilegalisht, shanset jane qe te bini pre e trafikanteve-kriminele. Ndiqni rruget zyrtare te emigrimit me aplikime te rregullta, mund te mare kohe me shume po eshte me e sigurte. Nqs nuk fitoni rrini aty ku jeni, hani nje cope buke dhe mos bini viktima.
Nuk jemi ne vitet 1990 . Por ne nje stad jetik ku askush ( per gra ne kete rast ) nuk nisen per nje punësim jashte kufijve pa parashikuar se brenda javës do te zhgënjehen dhe te kene leket per biletën e kthimit .Ne se jane keto gra ,femra teper te reja 18 – 20 vjecare mos te nisen kurre ne nje vend te huaj .Vec tek matra e vellezrit . Eshte bo qe as kushërinjve s’i ke me bese . Nuk pe regjistrimin ne siguracionet shendetsore kthehu se ne te zeze punon . Ke durim , forca e nerva puno ne te zeze derisa mban morali personal .
Shikoni filmin me seri TAKEN qe ti mesoni realisht keto histori
VO:
-Këto shëmbuj TRAGJIK për fëmrat Shqipëtare,tregohen për të kuptuar seç ndodh në një vënd kapitalist(gjoja Demoktatik) siç është Zvicra.Ndaj 60 % efemrave Shqipëtare në 33 vite përfunduan në rrugët e botës,për të siguruar një punë më të mirë,kur në Shqipëri ka punë dhe pa probleme të këtilla mashtruese..!
-Në sistemin Socialist të E.Hoxhës kishte punë për burra e gra..për të gjithë,ndonse paguhej pak dhe për gjëra të ktilla skandaloze rregjimi E.Hoxhës të priste kokën, ku shumë syresh sot e quajnë DIKTATOR..!
-Ishte kjo një nga arsyet që E.Hoxha e mbajti Shqipërinë në izolim nga bota e çudirave që po dëgjojmë.
-Nëse femrat Shqipëtare e duan Moralin,Ndershmërinë,Sinqeritetin,Drejtësinë..besoi do ishin dakort me rregjimin e E.Hoxhës.Në të kundërt le të pajtohen me Ato raste, fëmrash që u treguan në këtë shkrim në DITA..!
Hethem o anadollak tipik, ne te gjitha vendet e Europes demokratike perfshi edhe Zvicren qe eshte me larte ne te gjitha drejtimet por qe ti e quan “gjoja” te tille, emigrohet ne rruge legale e jo akoma ne rruge pa rruge qe s’dihet ku te cojne. O debil qe mbush faqet e gazetes dita me dacibaot e tua duke lavderuar kusarin dhe njeriun me te poshter, Salehun numer 2, Edvinin tend, pikerisht ti jep edhe mend. Si ne cdo vend tjeter te kontinentit, mund te gjesh vemje nga ata qe perfitojne nga fatkeqesia e tjetrit per te arritur nje qellim te caktuar, keta prape se prape jane pakice ne krahasim me prapesite qe vijne nga ata me vulen made in Albanistan. Edhe ne nje vend me nje demokraci te konsoliduar si Zvicra, vemjet seksere si ki Qemali etj etj si keta, i kane gjetur rruget si minj kanalesh per te sfiduar ligjet, per te perfituar nga ato fatkeqet qe ikin nga parajsa e Edvin Saleherise. Hethem, gazetari investigativ e thote qarte, i kemi provat por kemi frike per jeten e atire grave ne vendin e origjines, nuk te vjen Zvicerani te te kerkoje ne Shqiperi, po vijne seksere kanceret Qemale e Ramadane. Debil, ne shqiperi ka pune thoni ju, “pa probleme te tilla”, a eshte vertete keshtu? Ku o mavri ku, ne fasonerite e skllaverise, ku tjeter? Edhe ato qe kane ndonje kualifikim apo arsimim, po nuk kaluan neper burdello borderote e partive, s’kane per te bere perpara. Mos te themi per ato fatkeqe qe mbushen semaforet nga Athina ne Bruksel pikerisht nga keta Qemale tutore e seksere qe si asnje rrace tjeter perverse, ne shqiperi i martonin por puna qe i priste ne mergim ishte hapja e shaleve dhe shume nga keto as vend varri s’kane. Nje te tille e ke pasur krietar bashkie per disa vite ne Mallakaster, A.Kapllanin apo jo? O anadollak, a eshte faji i Europes dhe sistemit te saj qe ne kemi mbushur burgjet, me rekorde kriminale nga me monstruozet, akoma sot mbas 34 vitesh, jemi ne faqet e para te gazetave si rrace majmunesh te pa gdhendur? Po, kemi me ke ngjajme, me magrebinet e Afrikes veriore, kosovaret po e po, turqit e Gjermanise qe edhe pse kane dekada atje, zemren dhe voten e kane per Erdoqenin dhe obskurantizmin mesjetar qe perfaqeson, ketij qe i ngjan edhe Edvini jot dhe nje mase e mire shqip folese ne shqiperi e kosove, prandaj Europa, ju duket “kurve” edhe pse vete ju silleni si te tille, por atje qe atje emigroni e jo ne lindjen e mesme.
Sipas teje o mbushes topi, perendimi qenka vetem i zi per femrat shqiptare?! Kush ka dashur te integrohet, eshte integruar dhe jeton me te gjitha te mirat, me apo pa familje, askush s’guxon t’i cenoje lirine. Sipas teje o Teme qe ke qene edhe kapter madhor, duhet te enderrojne regjimin e Enverit qe te “jetojne me dinjitet”?! Vertete dikur gruaja shqiptare fitoi disa te drejta qe kurre si kish pasur me pare, por qe ne zonat rurale ngelen vetem në leter pikerisht nga mentaliteti mesjetar qe sundon atje dhe shume te tjera, perpunoheshin nga pergjegjesi i turnit e per kete, s’hapnin dot goie, punuan te pa ngrena dje dhe sot jetojne me pensione mjerane, apo me keq ato qe kishin “biografi te keqe” kane duruar te gjitha format e dhunes shtazarake nga sigurimsat e pa cipe, perdhunime e te tjera forma c’njerezore po ti groshe ke ngrene gjithe jeten, kot qe zgjatem.