Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkresa për profesionet e lira: Si do të parapaguhet tatim fitimi për 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkresa për profesionet e lira: Si do të parapaguhet tatim fitimi për 2024
AktualitetEkonomi

Shkresa për profesionet e lira: Si do të parapaguhet tatim fitimi për 2024

Published: January 23, 2024
Shpërndaje

Me nisjen e zbatimit nga 1 janari 2024 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” fitimet e bizneseve të profesioneve të lira do të tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore. Administrata Tatimore ju ka dërguar shkresë bizneseve duke i njoftuar që janë pjesë e listës së profesioneve të lira të miratuar nga qeveria, për këtë arsye nga 1 janari 2024 do të tatohen 15%.

Në shkresën e tatimeve dërguar bizneseve të profesioneve të lira sqarohet se për llogaritjen e tatimit paraprak të vitit 2024, do të përdoren të dhënat që kjo kategori biznesesh do të deklarojnë për të ardhurat dhe shpenzimet e 2023. Konkretisht, të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, që bizneset do të deklarojnë për vitin 2023, do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Kjo skemë është e njëjtë me atë që përdoret për bizneset e mëdha, të cilat e parapaguajnë tatim fitimin bazuar në fitimet e viteve të mëparshme. Për plotësimin e deklaratës vjetore të të ardhurave për deklarimin e tatimit mbi fitimin për efekt të periudhës tatimore të vitit 2024 profesionet e lira do të përdorin formularët sipas ligjit të miratuar më 1998 “Për tatimin mbi të ardhurat.

- Publicitet -

Në shkresën e tatimeve thuhet:

“Përmes kësaj letre, duam t’ju njoftojmë se aktiviteti që ju ushtroni është pjese e listës së vendimit të qeverisë, dhe si i tillë nga 1 janari 2024 do të tatoheni me 15%.

Administrata Tatimore ju bën thirrje që të deklaroni saktë kodin tuaj ekonomik ose të ndryshoni kodin aktual nëse nuk përputhet me aktivitetin tuaj. Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Gjithashtu, ju inkurajojmë të pasqyroni saktë të dhënat në Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin apo Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin, për vitin 2023, në lidhje më të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, pasi këto të dhëna do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024”, citohet në shkresën e tatimeve.

Më tej Administrata Tatimore sqaron se gjatë vitit 2024, si viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies me tatimpaguesit, qasja e saj do të fokusohet drejt këshillimit me synim lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre.

“Administrata Tatimore nuk ka asnjëherë për qëllim penalizimin e tatimpaguesve, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një ligj totalisht të ri sa i përket tatimit mbi te ardhurat”, thuhet në shkresë.

Rreth 29 mijë biznese të profesioneve të lira do të paguajnë tatimin progresiv nga 15 deri 23%

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Të ardhurat e programuara në buxhet nga kjo kategori janë parashikuar në rreth 3 miliardë lekë sipas relacionit të projektbuxhetit 2024. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se profesionet e lira me të ardhura vjetore deri 14,000,000 do të tatohen mbi fitimin 15%, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë
  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. K R on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?