Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve.
Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare.
Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023.
Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit.
Në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate zgjat rreth pesë muaj, ndërkaq në shtetet sikurse Hese dhe Saksoninë e Ulët kohëzgjatja mesatare e procesit të azilit zgjat në një mesatare prej më shumë se dy vjetësh. Ndërkaq në Brandenburg është kohëzgjatja më e madhe, ku azilkërkuesit kryesisht presin mbi tre vjet.
Duke folur për rrjetin RND, Calra Bunger, anëtare e partisë së krahut të majtë, Die Linke, subjekt që kërkoi nga Qeveria këto të dhëna, bëri thirrje për “kuadër më të mirë të punonjësve dhe operim më efektiv të gjykatave administrative, në veçanti në reduktimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore”.
Procedurat e gjata për azil janë rënduese për refugjatët sepse ato ua parandalojnë atyre integrimin dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë, tha Bunger.
“Është e papranueshme që azilkërkuesit duhet të presin një mesatare prej një viti e gjysmë derisa statusi i tyre të bëhet i qartë”, tha ajo.
REL
He tani cfare faji ka Rama qe shkurtojne afatet keta gjermanet. Prandaj ikin shqiptaret.
Vras mendjen per nje shqiptar qe te kthehet dhe te kerkoj azil ne Shqiperi sa eshte afati?
Capi ke humor te natyrshem.Humori eshte veti e mencurise. 2 fjale me vend mjaftojne.
i bie deres per driten
apo i bie dritares te degjoje dera. si eshte shprehja pop ?? 🤣
Shi llokoberi ! Ka privatizuar proverbin fjale me vend!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O llokobeeerooo !Eshte per te mencurit ajo fjale me vend,qe flasin njehere ne senet fjale me qoke.
Jo per lokoberot.
Faleminderit Z. Demo. Tia kthejme me humor ketij, se me te rrahur nuk degjon. E rrahu Sala, e nxiu e beri mavi me keq se flamuri i PS, dhe prape shkon i lepihet. Se mos vetem ky, jane dhe ata Pollot, Imami, nuk di kush tjeter.
Fqinji im në kohën e partis mbante tek bufeja jo portretin si shumica por një bust të vogël prej allçije të shokut Enver, në vitet 90 e zhduku bustin dhe në vënd të tij vari një portret të presidentit Sali Berisha deri në 97 kur e hoqi dhe vuri portretin e kryeministrit Nano ……..në 2013 vuri portretin e “udhëheqësit të shquar dhe kryeministrit të mirë Rama ndërsa
para një viti vendosi portretin e kancelares gjemane Anhela Merkel dhe është i vendosur që të mos ta heq kurrë më. Pse?
Sepse që nga koha e partis deri para dy vitesh jetonte në një shtëpi me soletë dhe në behar flinte në ballkon familjarisht se brënda shtëpija bëhej furrë nga soleta dhe në dimër shtëpija nuk ngrohej kurrë nga soba nga lagështira dhe të ftohtit përsëri nga nga soleta. Mjafton të them që që nga koha e partisë familjarisht kur laheshin ndiznin zjarr në një postrehë pas shtëpisë dhe laheshin me kusi brënda saj.
Sot shtëpia është me çati me tjeglla , të le pa mënd nga jashtë dhe brënda , shtruar me parket, me të gjitha mobiljet nga më të fundit dhe të shtrenjta dhe fqinji nuk e punon më tokën as vete të punoj për mbulimin e serave për të nxjer ndonjë lek……. dy nga gocat me dhëndurrët i ka në Gjermani që prej 4 vitesh dhe e pabesushme, vajza e vogël ka tre fëmijë dhe mer subvencion 800 euro për çdo njërin përveç subvencionit për kujdesin për fëmijët dhe mer gati 3000 euro e më tepër përveç pagesës së të shoqit që punon me liçencë si elektriçist dhe ja pse
fqinji im ka vendosur portretin e kancelares Merkel që e bëri që të jetoj si insan në shtëpin e tij dhe ka hedhur në kosh të plehrave ose më saktë në vëndin e merizuar, në hale, bustin e shokut Enver, portretet presidentit Sali, kryeministrit Nano dhe “kryeministrit të mirë dhe udhëheqsit të shquar” Rama dhe,
në qoftë se edhe vajza e vogël do të filloj punën si më e madhja që është punësuar tashma, të dy fqinjët e mij pensionistë po diskutojnë që të bashkohen me vajzat dhe të bëhen qytetarë të Gjermanis edhe ata me qënëse vajzat me burrat nuk kanë pse të kthehen në vëndin që u bë i mallkuar nga katërshja e bashkëpunëtorëve në krimin e flliqur të kusaris Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama për njerzit e ndershëm si fqinjët e mi që kurr me punën e tyre të ndershme të një jete të tërë nuk arritën të paktën një shtëpi normale për të jetuar dhe u desh që vajzat e tyre, ti ndihmojnë me bonuset e kancelares Merkel dhënë nipërve dhe mbesave të tyre.
Ja pse njerzit që duan mirqënie me punë të ndershme, jo vetëm pakë mjekë e infermjerë por shumica që janë janë edhe punëtorë krahu emigrojnë në Gjermani duke zgjidhur atje edhe krizën e plakjes së popullsisë, krizë që duan ta shmangin udhëheqësit e mënçur si Merkel dhe jo karabush shterpë si kryeministri ynë që i ka të rinjtë dhe nuk e rruan fare Noc Rrokun se ikin me një numër të frikshëm duke qënë të parët në vlerë absolute pa le në vlerë relative duke krahasuar me popullsin e Shqiprisë dhe me popullsitë dhjetra miljonëshe të vëndeve si Afganistani, Siria apo Ukraina.