Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë
Analizaopinion

Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë

Published: February 11, 2026
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Bulevardi i bllokuar. Flamuj që valëviten si në finale kupe. Dhe në mes, maratonisti legjendar i tranzicionit: shoku Sali. Çdo katër vjet në “kilometrin e fundit”. Çdo katër vjet gati për të hyrë triumfator në histori – që rastësisht e ka shkruar vetë.

Sot premton votë të lirë. Ai që në ’96 na dha zgjedhje aq “të lira” sa vota vraponte vetë drejt kutisë së duhur. Premton fundin e korrupsionit. Ai që ka qenë në pushtet mjaftueshëm sa për ta parë korrupsionin të rritet, maturohet e të bëhet me nipër e mbesa.

- Publicitet -

Shoku Sali, ish-komunisti 25-vjeçar, që një mëngjes u zgjua antikomunist me butonin “ON”. Dje lavdëronte Ramiz Alinë si arkitekt të demokracisë, sot flet për luftë epike kundër komunizmit. Biografia? Elastike. Parimet? Me telekomandë.

1997? Një keqkuptim kombëtar. Piramidat “ishin mrekulli financiare”. Depot e armëve? Një kurs i përshpejtuar për demokraci praktike. Katër mijë të vrarë? Statistikë e keqinterpretuar nga armiqtë.

1998? Azemi u kthye nga rival në relike brenda natës. Tabuti si podium. Lotët si kapital politik. Regji dramatike që edhe Hollivudi do ta kishte zili.

2005? Rikthimi i madh. Me maskë të re, por me kast të vjetër. Nafta, tenderat, koncesionet – gjithçka për “zhvillimin”. Gërdeci shpërtheu, 21 Janari krisi. Por në universin e shokut Sali, përgjegjësia është specie e zhdukur. Fajin e kanë gjithmonë të tjerët: opozita, ambasadat, moti, ndoshta edhe graviteti.

Dhe sot sërish në bulevard, me mikrofonin si shkop magjik. Premton të shpëtojë Shqipërinë… nga Shqipëria që ndërtoi vetë. Premton shtet ligjor pasi e përdori shtetin si zyrë personale. Premton demokraci si të ishte shpikja e tij e fundit.

Kilometri i fundit vazhdon. Vrapon prej 36 vitesh dhe çuditërisht është gjithmonë “pak para finishit”. Ndoshta sepse gara nuk është për të mbërritur diku. Është për të mos zbritur kurrë nga pista.

Dhe shoku Sali, si çdo hero i vetëshpallur, lufton trimërisht… kundër kujtesës. Por kujtesa, për fat të keq për të, nuk lodhet.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • chp says:
    February 11, 2026 at 6:01 pm

    Zoti Demaliaj,ndonjehere ben analiza qe mbeten ne kujtese per saktesine dhe forcen e tyre ku do permendja dy paragrafe qe ka shkruar para nje muaji
    (citoj)
    A do të vendosë SPAK drejtësi për gjithë zullumin 35-vjeçar, apo do të presë vetëm bishtin, sipas udhëzimeve të momentit, duke lënë trupin dhe kokën jashtë?
    *
    Nëse drejtësia nuk fillon nga A-ja, nga shkaktarët që ngritën këtë sistem grabitjeje që nga viti 1992 dhe që sot kërkojnë të riciklohen sërish, atëherë çdo ndërhyrje do të jetë kozmetike. Dhe kozmetika mbi një trup të kalbur vetëm sa e rëndon erën.
    (Fund citimi)
    ————
    Kurse ky artikull i sotem eshte nen nivelin e nje adoleshenti ordiner ..Pse ?
    Nese do beja nekrollogjine e Usaliut Marikes ai ka kete strukture kohore
    -Nga1968 deri 1991 ai ishte Enverist i cartun per 24 vite
    -Nga 1992 deri 2026 ate e bënë antikomunist merimangat makartiste te dyshes R & B qe vazhdon prej 32 vitesh
    ————
    Pra ju ne menyre te felliqur leshoni “bombe atomike” per salikomunistin dhe heshtni per elzbiberizmin e tij 32 vjecar qe vazhdon dhe sot..
    E njoh ne menyre milimetrike cfare ka ndodhur pas 1990 ne ate vend dhe mendoj se:
    1-Usaliun e prune amerikanet ne pushtet ne 1991-92 me Rajersone & Bibere
    2-E mbrojten kur beri krime antihumane me Arvizute dhe Don Lute
    3-Dhe sot po e mbrojne me cdo cmim edhe pse po tallen me Non Grata Sallata…
    _____
    Si tropojano-tironso-amerikan qe jeni duhet te ngrini zerin per te kerkuar pergjigjen
    Pse Amerika zyrtare hesht apo po e mbron Vampirin e Viqidolit hapur dhe fshehur me LaCipitane e Trampit dhe me Spaku-n e arkitetit te saj berishistit Don Lu qe jo vetem amnistoi krimet Berishiane por po rrezon Edi Ramen si xhirafe 2 metroshe

    Reply
  • Kristian Shahinas says:
    February 11, 2026 at 6:05 pm

    Saliu nuk humbet kurre.

    Reply
  • Jimi says:
    February 11, 2026 at 7:25 pm

    Bukur Ilir !

    Reply
  • Rama-Basha me Linden para says:
    February 13, 2026 at 8:14 am

    Shoku Like Demalia, je ne konflikt interesi…si kusheriri i Linda Rama-Bashes!

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    February 13, 2026 at 1:13 pm

    Saliu thjesht eshte nje terrorist me vepra dhe fjale.

    Reply
  • Dashi Larush says:
    February 19, 2026 at 1:35 am

    Ky Demalmuti kur Ben analiza sikur te kafshon ne fund te kurrizit❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?