Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shokuese dhe shumë prekëse të dëgjoja zërin e mekur të babait tim 96 vjeçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Shokuese dhe shumë prekëse të dëgjoja zërin e mekur të babait tim 96 vjeçar
HistoriKryesore

Shokuese dhe shumë prekëse të dëgjoja zërin e mekur të babait tim 96 vjeçar

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

 

Nga Fatos Tarifa

Një gjest surprizë i mikut tim të vjetër gazetar Xhevdet Shehu sot më preku pa masë. Më 30 dhjetor të vitit që shkoi ai kishte bërë një bisedë të shkurtër telefonike me babanë tim të shtrenjtë, Sevon, për të cilin kishte dhe ruajti deri në fund një respekt të thellë.

- Publicitet -

Xhevdeti i telefonoi Sevos, në atë kohë shumë i sëmurë, për t’i uruar vitin e ri, duke i thënë “Të dua shumë! Do të bëhesh mirë! Të paçim sa malet!”.

Atë bisedë, të regjistruar nga kreu në fund, Xhevdeti ma dërgoi sot si një mesazh zanor në telefonin tim celular pa më thënë paraprakisht përmbajtjen e saj.

Ishte shokuese dhe shumë prekëse të dëgjoja zërin e mekur të babait tim 96 vjeçar e të sëmurë në atë bisedë me Xhevon. Im atë mezi fliste dhe qante me si një fëmijë ndërsa komunikonte me mikun tim gazetar, i cili ka qenë një mik dhe dashamirës i veçantë i Sevos.

Zëri i Xhevdetit në atë bisedë, ashtu si dhe gjesti i tij human, ishte gjithashtu prekës. I shkrova mikut tim: “Ç’më bëre Xhevo! Më mbushe sytë me lotë”.

Im atë u nda nga jeta 15 ditë pas asaj bisede, më 14 janar 2023. E falënderova Xhevdetin që ma bëri dhuratë zërin e regjistruar për herë të fundit të babait tim.

Një zë i mekur, si i një fëmije që qante me dënesë i një burri trim, i një antifashisti të vendosur, që si adoleshent luftoi me armë në dorë kundër pushtuesve nazistë të vendit.

Mosha e shtyrë dhe sëmundja e vunë poshtë dhe i morën jetën Sevos, por kurrë nuk i morën ndershmërinë, guximin, humanizmin dhe dinjitetin.

Duke e dëgjuar të regjistruar zërin e tij, nuk e di pse, aty për aty, më erdhën ndërmend fjalët e Lukrecit ex nihilo nihil fit (asgjë nuk lind nga asgjë), të cilave, në mendjen time, u shtova këto fjalë: Por një njeri i mirë, kur s’është më, shndërrohet në mendim dhe në një kujtim për ata që lë pas.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Komentet e Fundit

  1. Pirdh pirdh se lirohesh on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  3. Socialisti i zhgenjyer on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  5. 3D on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?