Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqata e Prokurorëve kundër deklaratave të Ramës: Mos e prekni pavarësinë e gjyqësorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shoqata e Prokurorëve kundër deklaratave të Ramës: Mos e prekni pavarësinë e gjyqësorit
KronikeLajmi i fundit

Shoqata e Prokurorëve kundër deklaratave të Ramës: Mos e prekni pavarësinë e gjyqësorit

Published: February 4, 2026
Shpërndaje

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e  pagave, ku në polemikë është përfshire kryeministri, Edi Rama.

Në një reagim publik, kjo shoqatë thotë se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen  në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar.

Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

- Publicitet -

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese”, thuhet në reagim.

Shoqata thekson se gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm, ndërsa thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor.

“Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes.

Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend”, mbyll reagimin Shoqata e Prokurorëve.

Rama sulmoi sërish gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagave. Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë theksoi se ishte i habitur me reagimin e shoqatës së gjyqtarëve, ndërsa shtoi se kërkesa e saj është unikale në historinë e Europës.

“Jam këtu në një komunikim të drejtë për drejtë sepse jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pa besueshëm i shoqatës së gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështirimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.

S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni”, tha mes të tjerash ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    February 4, 2026 at 11:08 am

    Bravo shoqata Prokuroreve,qe po ja dredh leqet e kembeve ketij HAJDUTI te pandreqshem.
    I eshte versulur Drejtesise se pavarur bashke me Sali Berishen dhe Ilir Meten,pikerisht keta,qe pushtuan atdheun,e vodhen,e shiten,e plackitendhe Tani qe Drejtesia e Pavarur po ja tund prangat surratit,po ndryshojne Ligjet,QE TI SHPETOJNE BURGUT TE MERITUAR.Populli di te vleresoje edhe pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve,edhe pagesat,rryshfetet,grabitjet,me nje firme 50miljone euro,kopilat e dielles 1 miljard euro,kurvat e Durana kokones,shishja veres AKSHIT 34 mije Euro.
    Ato partite Politike do ti shohesh qe ne zgjedhjet Lokale,sa do marresh,zoti Hajdut!

    Reply
  • Jimi says:
    February 4, 2026 at 11:18 am

    Rama jo vetem qe ka te drejte por per mendimin tim pagat tuaja egzistuse duhen ripare, pasi nuk i pergjigjen eficences se punes tuaj. Madje ne realitetin shqiptar ato kontrastojne dukshem me standartin e jeteses se gjithe shoqerise, Pagat e larta ne kete vend e kane polarizuar skajshem kete shoqeri. Kur mendon qe nje pensionist qe tere jeten eshte robtuar ne pune dhe merre nje pension qesharak prej 200 mije lekesh dhe nje magjistrat merre nje rroge qe varion nga 3milion e gjysem deri ne 7-8 milion dhe qe ka pretendime qe te kerkoje edhe rritje page, kjo eshte te vesh duart ne koke. Dhe c’eshte me bukura, nen petkun e pushtetit te pavarur, keta kerkojne edhe pavaresi te plote financiare, ku ashtu sic thuhet, keta vete te shkruajne, e vete te vulosin !

    Reply
  • ..... says:
    February 4, 2026 at 2:38 pm

    Mblidhni parlamentin dhe nderprisni marrdheniet me organet e drejtesise. Ato qe nga KLP e KLGJ , SPAK e gjykjata jane nen urdherat e Sali Berishes; i shane diten dhe puthen naten. Parlamenti, qeveria po zvarrit Shqiperine me keto banda terroriste qe kane fushe te lire veprimi. Presidenti, parlamenti, qeveria dhe gjykata kushtetuese duhet te marrin situaten ne dore. Eshte njesoj si grushti shtetit ne Turqi nga ushtria. Jane te organizuar ndaj nuk ndjehet keq kryekrimineli Sali Berisha . Nuk e shikoni dosjet e Gerdecit e 21 janarin çfare behet me to. Vendin duhet ta marre ne dore ushtria dhe policia duke nderprere perfundimisht marrdheniet deri ne financiare e garde e polic me organet e soteme te drejtesise Populli qe nuk eshte pjese e bandes, pret nga organet e zgjedhura prej tij, ose ne se jeni te afte, drejtohuni atij pastaj. Nuk shtyhet me me keta!

    Reply
  • Shqiptar says:
    February 4, 2026 at 4:43 pm

    E quaj te turpshme ceshtjen e kerkesen per ngritjen e rrogave, sidomos kembenguljen per ta realizuar patjeter. Me duket se jetojne jashte realitetit shqiptar.
    Sa rroge merrni ju ne muaj, sa ore punoni ne dite, sa dosje zgjidhet muajin e fundit. A ka nje mats te rendimentit tuaj ne pune?
    Na i beni te ditur dhe ta kuptojme edhe ne.
    Juve duhet te paguheni sipas rendimentit ditor/mujor te punes, dhe nuk meritoni me teper sepse e pame drejtesine ne keto 35 vjet. (sigurishte nuk jeni te gjithe nje lloj)

    Reply
  • Poeti says:
    February 4, 2026 at 7:07 pm

    1.Nga I ri behesh plake
    Sa shume rruge per te drejtesia
    Gjykate me gjykate,
    Shkalle e pare,apel gjykate e larte
    Pastaj kthehesh nga fillimi
    Nga I ri ,behesh plake
    2.Pa fund
    C’drejtesi eshte kjo
    Me gjyqe s’kane fund
    Hallexhinjtr hiqen zvare
    Kur vdesin mbarojne pune

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    February 4, 2026 at 8:40 pm

    Shoqata e Prokurorëve, ose ndryshe Shoqata e Përfaqësuesëve të Krimit të Organizuar, edhe drejtësia në përgjithësi mban përgjegjsinë më të madhe për katrahurën dhe sundimin e krimit në Shqipërinë e mbas 90-ës.

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2026 at 9:07 pm

    ZOTERINJ PROKURORE DHE GJYKATES TE NDERSHEM!
    Jeni shpresa e vetme qe i ka mbetur popullit te vjedhur.Kryevjedhesi mund te shkruaje edhe tragedi me rrogat tuaja,po si thone Italjanet:Mi dispiace fino al`Osso,ma piangere non posso.
    Prangat e Drejtesise po i trokasin ne prapadhome. Rrogat nuk jane korrupsion.Jane shperblim per punen ne drite te Diellit.
    Prangat korrupsioni dhe ju qofshin Hallall rrogat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  • Spërdredhje për Sazanin, Rama protestuesve: Nuk bëj negociata me ju se nuk më keni votuar
  • “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Nje shqiptar on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  3. capi on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  4. Heu bre...(*) on Çfarë ndodh pas Ramës?
  5. Heu bre... on Çfarë ndodh pas Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?