Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqata e Transportit kërkon subvencionim të çmimit të naftës, paralajmërohet reduktim i shërbimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shoqata e Transportit kërkon subvencionim të çmimit të naftës, paralajmërohet reduktim i shërbimeve
KryesoreShoqëri

Shoqata e Transportit kërkon subvencionim të çmimit të naftës, paralajmërohet reduktim i shërbimeve

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e fuqisë punëtore janë problemet kryesore me të cilat po përballen sektori i transportit urban.

Disa ditë para përfundimit të dhënies së subvencionit nga qeveria për rritjen e çmimit të naftës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës kërkon vijueshmërinë e tij edhe për muajt në vazhdim, ose në të kundërt të ndërhyhet për dyfishimin e çmimit të biletës.

Shoqata paralajmëron se nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre nga 1 nëntori, operatorët e transportit në Tiranë do të ofrojnë shërbim të reduktuar.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës, qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit.

- Publicitet -

E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës në muajt mars-prill-maj. Ndërsa në muajt qershor dhe korrik, transporti urban në tërësi, vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merren masa.

Operatorët e transportit rrezikojnë të mbeten sërish pa subvencionim të naftës për muajt nëntor -dhjetor.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare së Transportit Qytetës, Kostandin Foni, kërkon vijueshmërinë e fondit për subvencionin e naftës. Nëse nuk do të vijohet për dhënien e subvencionit të naftës, kryetari i Shoqatës pohon që të merret në konsideratë kërkesa e tyre për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban në Tiranë në 80 lekë dhe kërkesat fiskale për ulje të taksave.

“Fillimisht shoqata kërkon transparencë për shpërndarjen e dy fondeve për subvencionimin e naftës, atë të mars-prill-maj dhe të periudhës gusht-shtator-tetor, se sa para janë përdorur deri tani dhe nëse ka mbetur pa u përdorur i gjithë fondi a është mundësia e shpërndarjes së tij.

Nëse nuk do vijohet me subvencionimin e naftës nga qeveria, të paktën vijohet me subvencionim e fondit të bashkisë për nëntor-dhjetor. Subvencioni i Bashkisë së Tiranës është për perfomancën e shërbimit e operatorit. Por edhe ky, është në vlera të papërfillshme për shkak të çmimit të lartë të karburanteve.

Problemi kryesor mbetet stabilizimi financiar i sektorit. Kompanitë e transportit nuk mund të qëndrojnë në varësi të subvencioneve. Vetë ne e kemi të pamundur të përballojmë blerjen e karburantit, në kushtet kur çmimi gati është dyfishuar.

Nëse nuk do të vijohet me subvencionin, të plotësohet kërkesa për rritjen e çmimit të biletës në 80 lekë nga 40 lekë që është sot, si dhe të ulen taksat. Për TVSH-në në shitje të biletave, kemi kërkuar të ulet deri 6%, të hiqet akciza e karburantit, taksa e qarkullimit që është demotivuese, si dhe rimbursimi i kategorive që përfitojnë udhëtim falas”, pohon ai.

Shoqata Kombëtare Transportit Ndërqytetës ngre edhe shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore. “Edhe mungesa e stafit është ndër problematikat kryesore e sektorit. Të rinjtë të punësuar si faturino po emigrojnë drejt Anglisë, ndërsa shoferët në Gjermani, pasi nuk kanë siguri te sektori ku punojnë, nuk kanë të ardhme.

Kompanitë nuk janë në gjendje të ofrojnë rritje rroge. Nuk janë të aftë të bëjnë shërbime për autobusët”, veçon Kostandin Foni.

Për shkak të emigrimit të lartë të popullatës sektori i transportit urban vijon të vuajë rënien e numrit të pasagjerëve. Sipas të dhënave të shoqatës aktualisht numri i pasagjerëve është 40 % më pak se 2019. /Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrin says:
    October 28, 2022 at 11:58 pm

    Ne vend te kercenojme ne privatet, na kercenojne ata. Duan fitimim me transportin qe duhet te jete publik.
    Vazhdon politika antshqiptare e grabitjes nepermjet lali DhjErit

    Reply
  • Andis says:
    October 29, 2022 at 12:44 am

    Zhduki te gjitha linjat dhe hapni parkun e autobusave.Ne gjithe boten bashkite kontrollojne linjat urbane brenda qytetit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?