Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpallja e pavarësisë erdhi nga vetë shqiptarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Shpallja e pavarësisë erdhi nga vetë shqiptarët
Histori

Shpallja e pavarësisë erdhi nga vetë shqiptarët

Published: 22 Nëntor, 2022
Shpërndaje

Përgatiti Kastriot Kotoni

 

Kryengritjet e përgjithshme çlirimtare të vitit 1912 ishte rrjedhojë e masave administrative dhe ushtarake që ndërmori Porta e Lartë për të shtypur kryengritjet e vitit 1911. Nën kryesimin e Ismail Qemalit u mblodhën në Stamboll disa personalitete politike shqiptare, të cilët vendosën të ktheheshin në atdhe për të përgatitur kryengritjen e armatosur. Në të njëjtën kohë, në Stamboll deputetët shqiptarë të rrymës patriotike zhvilluan brenda në Parlamentin Perandorak, luftën për të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Qeveria e Stambollit u përgjigj me masa të reja shtypëse. Më 11 janar të vitit 1912, Hasan Prishtina në emër të grupit të deputetëve shqiptarë paralajmëroi në Parlamentin Osman Qeverinë Xhonturke se duhet të hiqte dorë nga politika shtypëse, shumë shpejt në Shqipëri do të shpërthente revolucioni çlirimtar. Në këto rrethana Ismail Qemali doli jashtë Perandorisë Osmane me qëllim që të siguronte armë dhe të tërhiqte vëmendjen e Fuqive të Mëdha në favor të çështjes shqiptare, kurse Hasan Prishtina shkoi në Kosovë për t’u marrë me organizimin e kryengritjes.

- Publicitet -

Më 21 Maj të vitit 1912 u mblodh kuvendi i Junikut nën derejtimin e patriotëve, Hasan Prishtina, Bajram Curi, Isa Boletini, Nexhip Draga, Mahmut Zajmi me të cilët u bashkua edhe Riza Kryeziu. Në Shqipërinë e Jugut u formuan çeta nën udhëheqjen e Spiro Ballkamenit, Themistokli Gërmenjit, Muharrem Rushitit, Izet Zavalanit. Në Shqipërinë e Mesme u formuan çetat nga Abdi Toptani në Tiranë dhe Aqif Biçaku në Elbasan. Jehonë të madhe bëri çeta e intelektualit shkodran Zef Simon Harapit. Forcat shqiptare të kryesuara nga Idriz Seferi hynë në qytetin e Shkupit mbas dështimit të bisedimeve në Prishtinë me marshallin turk me origjinë nga Manastiri Ibrahim Pasha dhe se qeveria e re nuk i dha përgjigje memorandumit të 9 Gushtit të vitit 1912. Rënia e Shkupit u dha goditje të madhe interesave të qeverisë  të Stambollit e cila pranoi të korrigjonte disa kërkesa të memorandumit të Ferizajt. Frika se Porta e Lartë po kapitullonte para armëve të shqiptarëve dhe se kapitullimi i saj mund të çonte në njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vinte në rrezik aspiratat e shteteve ballkanike, të cilat synonin t’i ndanin mes tyre tokat shqiptare. Për këtë arsye, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi përfunduan bisedimet që kishin filluar disa muaj më parë, për një aleancë politiko-ushtarake kundër Perandorisë Osmane dhe t’i ndanin midis tyre zotërimet në Gadishullin Ballkanik, përfshirë dhe tokat shqiptare, me qëllim që ta bënin fakt të kryer, para se Shqipëria të fitonte autonominë.

Profesor Kristo Frashëri në librin e tij “SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË” 28 Nëntor 1912, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në faqen 121 në kapitullin  11 KUSH E FARKËTOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË i jep përgjigje pyetjes. Kush e farkëtoi pavarësinë e Shqipërisë-populli shqiptar apo Fuqitë e huaja. Më tej vazhdon shtjelimin e tij profesor Kristo Frashëri. Historianët që përkrahin tezën se Pavërësinë e Shqipërisë e farkëtuan Fuqitë e mëdha dhe jo vetë shqiptarët, i përkasin kryesisht historografisë serbe dhe greke. Si argument kryesor në mbështetje të tezës së tyre ata përdorin faktorin gjeopolitik- pozitën gjeografike të Shqipërisë në brigjet e Adriatikut jugor dhe interesat strategjike që kishin disa prej Fuqive të Mëdha në këtë sektor. Sipas tyre, Fuqitë e Tripalëshit, në mëyrë të veçantë dy Fuqitë Adriatikase Austro-Hungaria dhe Italia, preferuan krijimin e një shteti të vogël shqiptar, si zgjidhje optimale për të penguar daljen në brigjet e Adriatikut të Serbisë dhe të Greqisë, të cilat ishin rreshtuar në anën e Antantës. Me rolin vendimtar që luajti “Adriatiku” dhe jo faktori shqiptar në krijimin e Shqipërisë së pavarur, historianët e kësaj teze përdorin tri argumente. E para, se Shqipëria e shpalli pavarësinë , pra shkëputjen , nga Perandoria Osmane, jo në luftë kundër saj, por kur ajo ishte e mundur nga monarkitë ballkanike. E dyta, se pa vendimin e Fuqive të Mëdha , trojet shqiptare do të ishin coptuar, në bazë të së drejtës së fitimtarit, midis aleatëve ballkanikë. E treta, se pa ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, shqiptarët nuk ishin në gjendje t’i detyronin ushtritë serbe, greke dhe malazeze të largoheshin nga viset e pushtuara prej tyre. Shkurt sipas tyre shkruan profesor Frashëri, farkëtari kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë ishte( po të përdorim një shprehje të kohës)” Shën Adriatiku” dhe jo lëvizja kombëtare shqiptare. Por teza se lindjen e një shteti duhet ta kërkojmë tek faktori i jashtëm, nuk qëndron. Në radhë të parë se shtetet kombëtare nuk krijohen nga Fuqitë e Mëdha, në qoftë se nuk ekziston një popull që ka nevojë për shtetin e vet kombëtar dhe nëse ky popull nuk ka luftuar për të krijuar shtetin e vet të pavarur. Ato vetëm kanë në dorë ta njohin ose ta vonojnë apo ta pengojnë krimijin e një shteti të pavarur.

Siç dihet, gjatë shekullit XIX në kohën e Europës së dinastive, të paktën që nga Kongresi i Vjenës (1815), fatin e kombeve dhe të shteteve të vegjël e morën në dorë Fuqitë e Mëdha të kontinentit, të cilat në vendimet që ato merrnin, mbështeteshin, jo në parimet, por në interesat e tyre politike, strategjike, ekonomike ideologjike. Këtë të drejtë e kanë përdorur dhe shpërdorur vazhdimisht në Evropën Juglindore herë në fitim e herë në dëm të kombeve të shtypura. Dihet se Revolucioni Çlirimtar grek u shtyp nga Porta Osmane më 1825 . Megjithatë, Fuqitë e Mëdha e detyruan Portën e Lartë që ta njihte pavarësinë e Greqisë. Po ashtu, ato e detyruan Portën e Lartë të njihte autonominë e Serbisë, Vllahisë, Moldavisë, Malit të Zi, ndonëse këto vetë nuk ishin në gjendje ta shtrëngonin Perandorinë Osmane që t’u njihte të drejtat e tyre kombëtare. Po ashtu, në Kongresin e Berlinit(1878), me kërkesën e Rusisë , Fuqitë e Mëdha e detyruan Portën e Lartë të njihte autonominë e Bullgarisë, ndonëse vetë bullgarët nuk qenë në gjendje që vetë të fitonin të drejtat e tyre kombëtare. Përkundrazi Fuqitë e Mëdha nuk i morën asnjëherë në konsideratë kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve, të shoqëruara kurdoherë me kryengritje të armatosura, për autononminë e atdheut të tyre. Madje, më 1881, kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte në përleshje të armatosur me Perandorinë Osmane për të shkëputur autonominë e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha mbajtën anën e Portës së Lartë. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit për tridhjet vjet me radhë, shqiptarët nuk reshtën së kërkuari autonominë  e atdheut të tyre. Por, Fuqitë e Mëdha u treguan  vazhdimisht (njerkë) për ta, deri edhe përballë kërkesës së tyre për një autonomi të thjeshtë administrative-kultorore.

Dëshmia e fundit se Pavarësia e Shqipërisë qe vepër e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912 dhe pastaj shpallja e saj në Kuvendin e Vlorës me nismën e vetë shqiptarëve, thekson ndër të tjera Profesor Kristo Frashëri.

Proçesi i shndërrimit i vendimit për një Shqipëri Autonome, që mori Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 17 dhjetor 1912, në vendimin për një Shqipëri të Pavarur, që mori ajo konferencë më 29 korrik 1913, është një dëshmi më tepër e rolit aktiv që luajti, siç u pa , vullneti i kombit shqiptar. Madje, jo Pavarësi e “mbikëqyrur” që vendosi Konferenca e Ambasadorëve më 29 Korrik 1913, por Pavarësia e plotë që shpalli Kuvendi i Vlorës më 28 Nëntor 1912, tregon se vullneti kombëtar i shqiptarëve ishte më i përparuar se vendimi i Fuqive të Mëdha. Megjithatë, vendimi i 29 Korikut të vitit 1913, pavarësisht nga “kontrolli” apo “mbikëqyrja” që morën përsipër të ushtronin Fuqitë e Mëdha , shënonte një fitore historike, mbasi me të Shqipëria u pajis me statusin e një shteti më vete, pa asnjë lidhje me Perandorinë Osmane. Me të u realizua kështu ndonëse pjesërisht, programi madhor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Me vendimin që Kuvendi i Vlorës mori për krijimin e shtetit të ri shqiptar, me karakter laik, me të drejta të barabara për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia krahinore, shoqërore, fetare, etnike, parime këto që frymëzuan vazhdimisht Rilindjen Kombëtare. Shqipëria përvetësoi, që në çastin e lindjes, një identitet politik dhe juridik evropian. Themi pjesërisht sepse programi i plotë i Rilindjes Kombëtare parashikonte të përfshinte në kufijtë e Shqipërisë të gjitha trojet etnike shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Komente
  • Gzim Kulufi thotë:
    22 Nëntor, 2022 te 6:52 pm

    Kesaj radhe s’na solle ndonje gje te re, Joti! Duket ke filluar pune zyrtare, se dhe shkrimi duket mjaft mondan! Nejse, here tjeter shkruaj per kryengritjet e 2011-es ne veri, se ne 2012 e ben te tjeret luften! Thuaj shyqyr qe nuk u prish anija ku udhetonte Ismail Qemali, i cili arriti mes Luftes Ballkanike te ngrinte flamurin e Gjon Kastriotit ne Vlore, se s’dihet si shkonte ajo pune! Nejse, gezuar 2023-in!

    Përgjigjiuni
  • LEON thotë:
    22 Nëntor, 2022 te 10:07 pm

    Gjendja Faktike ne terren ne Nentor 1912 ishte Struge,Elbasan Tirane,Durres,e Veri ishin nen kembet e ushtrise Serbe. Kolonje,Permet,Korce,Gjirokaster,Himare.Llogara ishin nen kembet e ushtrise greke.
    Kish mbetur vetem Vlora,Nje ishull i papushtuar.
    Kush Fajeson Ismailn Qemalin pse nuk e shpalli Pavaresine ne nje Territor 140 mije km katror.
    Kush fajeson Ismail Qemalin pse nuk dergoi trupa per mbrojtjen e Janines.
    Kush akuzon Ismail Qemalin per komplotin e Beqir Grebenese eshte si Ilir Meta me 4 deputete ne Parlament i thote Edi Rames:-Une te caj me dysh,Une te shqyej,une te ha mune.

    Përgjigjiuni
  • xy thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 6:26 am

    ashtu siç shqiptarët e firuan vet pavarësin e tyre , ashtu e fituan çlirimin e tyre dhe ashtu do ta fitojnë çlirimin nga zgjedha e merimagës politike sot 32vjeçare.
    lirinë nuk ta dhurojnë të tjerët, ajo fitohet vet me dhunë

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:49 am

    Shqiptaret duhet ta dine qe jane popull i madh ne krahasim me te gjithe 8 popujt e tjere te rajonit edhe ne krahasim me 24 popuj te tjere ne Europe.

    I lutem te gjithe lexuesve te gazetes Dita qe ta perhapin sa me shume kete te vertete te madhe.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:50 am

    Të gjithë Shqiptarët janë gjithsej 18,2 milionë.

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët nga Follorina e Kosturi deri në Artë e Prevezë janë 1 milionë edhe Arvanitët janë 4 milionë. Arbëreshët janë 400 mijë.

    Trojet shqiptare janë nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez. Pra gjithsej Shqiptarët janë 18,2 milionë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:50 am

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:51 am

    Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston.

    Keto jane vetem genjeshtrat idioteske te INSTATit qe komandohet nga Sorosi nepermjete Shoqerise se hapur te Sorosit ne Tirane.

    Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.

    Emigracioni nuk eshte aq masiv sa genjen INSTATi. Shqiperia ka 1,45 milione emigrante edhe keta jane 25 % e te gjithe shtetasve te Shqiperise pra 75 % e popullsise se Shqiperise jetojne ne Shqiperi si banore rezidente.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:51 am

    Tani besoj qe te gjithe lexuesit e gazetes Dita e kane te qarte qe shqiptaret jane numerikisht nje popull i madh.

    Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston. Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.

    Te gjithe politikanet edhe gazetaret kryesore ne Shqiperi edhe ne gjithe rajonin tone komandohen nga Sorosi.

    Te gjitha shifrat qe deklaron INSTATi jane vetem genjeshtra edhe prandaj mos i besoni.

    Eshte me rendesi per te theksuar qe shqiptaret jane numerikisht populli me i madh ne rajonin tone edhe kete mund ta lexoni shume qarte te lista me larte.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:52 am

    Ne Shqiperi jane ne te gjitha shkolla 9-vjecare 620 mije nxenes. Kurse INSTATi edhe qeveria e Rames genjejne duke deklaruar vetem 280 mije nexens. Kete mund ta vertetojne te gjithe shqiptaret lehtesisht. Kontrolloni numrin e nxenesve ne qytetin tuaj edhe krahasojeni me sa nxenes deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Do shikoni shume qarte qe numri i nxenesve eshte ne te vertete 2,2-fish me shume ne te gjitha rrethet e Shqiperise se sa deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Kaq e lehte eshte. Shqiperia ka 4,4 milione banore rezidente edhe jo vetem 2,8 milione si genjen INSTATi me qeverine e Rames.

    Por pse deklarojne INSTATi edhe qeveria e Rames 2,8 milione? Kjo eshte vetem nje loje me numrat sepse jane te njejtat numra si 28 mije km² te siperfaqjes se Republikes se Shqiperise. E verteta eshte ndryshe sepse Shqiperia ka 4,4 milione banore qe jane banore rezidente pra pa emigrantet. Kete te gjithe shqiptaret mund ta vertetojne lehtesisht me numrin e nxenesve.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:52 am

    Edhe gazeta britanike The Guardian ka shkruajtur qe Shqiperia ka 4,2 milione banore pra pa emigrantet:

    https://albanianpost.com/the-guardian-shqiperia-nje-vend-me-4-2-milione-banore-po-pranon-qindra-afgane/

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    23 Nëntor, 2022 te 11:54 am

    E kuptuat tani te verteten per numrin e popullsise? Edhe Edhe gazeta britanike The Guardian ka shkruajtur qe Shqiperia ka 4,2 milione banore.

    Përgjigjiuni
  • Gzim Kulufi thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 12:02 pm

    Flm, tironci! Tani, ne 3/4 e popullit shqiptar te emigruar jashte, ku do leme edhe kockat, do ja fusim gjumit rehat. Se Tirana nuk eshte kthyer ne nje Babiloni, me 350 gjuhe, dhe fshatrat shqiptare jane plot me banore! Besoj se kjo panorame do jete pas nja 10 vjeteve edhe me e gezueshme per ne, desha te them: per ata ata qe s’i kane lene akoma kockat ne emigracion! Vazhdo paketo ilacet e gjumit ketu ne gazeten DITA per shqiptaret!

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 1:16 pm

    A je tuj mendu serbisht bre Gzim Kulufi? Ti i ke ngaterru qellimisht shifrat or taj. Pse je tuj fol si i cmendun? Shume idiotesina ke shkrujt ti Gzim Kulufi.

    Emigrantet perbejne 25 % te shtetasve te Shqiperise kurse ne Shqiperi si banore rezidente jane 75 % e shtetasve shqiptare.

    Përgjigjiuni
  • Denis thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 4:57 pm

    Deputete shqiptare brenda parlamentit perandorak. Paskan kerkuar te drejta per shqiptaret. Edhe deputete shqiptaret ne paralmentin e superfuqise se kohes edhe paskan dashe me shume te drejta. Nderkohe qe kane 30 vjet neper bote pas renies se komunizmit qe lajne halet e botes. Dhi e zgjebosur shqiptari bishtin perpjete.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:18 pm

    Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:

    https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/

    Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.

    Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!

    Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:18 pm

    se jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?

    Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?

    Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?

    Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?

    Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:19 pm

    Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:19 pm

    Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:20 pm

    Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:20 pm

    Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:20 pm

    Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:21 pm

    Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?

    Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:

    https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo

    Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:21 pm

    Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:22 pm

    Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
    Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.

    Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 7:22 pm

    Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.

    Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.

    Përgjigjiuni
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to thotë:
    24 Nëntor, 2022 te 8:03 pm

    http://www.peertube.it

    Përgjigjiuni
  • ?+ thotë:
    25 Nëntor, 2022 te 6:29 am

    mos shkruani më komente pa kuptim copy paste o whale mente = tironci
    na çmendët.
    na i mbushët hapsirat e komentimit plot

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës

Komentet e Fundit

  1. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  2. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  4. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  5. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?