Nga Skënder Minxhozi
Botuar në JAVA
Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Richard Grenell, ka shpërndarë në rrjetin social një mesazh kritik të kryeministrit shqiptar në lidhje me ndalimin nga ana e Gjykatës Speciale të Kosovës të ish-presidentit Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e të jatit.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, shkruante Rama në mesazhin i cili është rishpërndarë nga zyrtari i afërt i presidentit Trump.
Dhe këtu s’ka ndonjë gjë për t’u habitur, pasi është i njohur qëndrimi parimisht skeptik i republikanëve amerikanë ndaj korpusit të drejtësisë, e ndaj prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë në veçanti.
Saga hetimore e gjyqësore me mbi 90 akuza penale ndaj Donald Trump, rrezikoi ta çonte atë në burg në vjeshtën e vitit të shkuar. Vetëm fitorja e presidencës në 5 nëntor e shpëtoi Trump nga prangat thuajse të sigurta, që po përgatiteshin në disa shtete të SHBA.
Reagimi i Grenell ndërkaq pasqyron jo vetëm këtë kulturë mohimi të qeverisësve aktualë në Amerikë ndaj një pjese të drejtësisë së vendit të tyre, por më gjerësisht edhe ndaj proceseve të tjera gjyqësore ku ndodhen të përfshirë aleatë potencialë të Trump nëpër botë apo edhe zyrtarë që shihen me sy të mirë në Uashington.
Prej vitesh Grenell është shprehur kundër procesit ndaj Hashim Thaçit, çka shtoi zërat se një fitore e Trump në zgjedhje do të ishte ndër të tjera edhe një liri e afërt për ish-presidentin kosovar.
Duke e zgjeruar optikën e reagimit të Richard Grenell, ajo çka na tregon dalja e tij në krah të Hashim Thaçit është alergjia aspak e fshehur e administratës aktuale amerikane ndaj teprimeve që sipas tyre sistemet e drejtësisë në vendet e treta po tregojnë ndaj politikës, biznesit e mediave. Ky qëndrim është pjesë e fushatës kundër prokurorëve e gjykatësve që Trump ka ndërmarrë në SHBA, duke premtuar se do t’i ndëshkojë ata që ngritën ndaj tij dhjetra akuza të rënda, por të cilat ranë si me magji sapo ai fitoi zgjedhjet.
Këtu në Shqipëri amerikanët kanë heshtur pas fitores elektorale të Donald Trump, ndaj zhvillimeve të vrullshme që kanë përfshirë sistemin e drejtësisë tonë të re, i cili së fundi është në kurs përplasjeje edhe me “aleatin” e saj kryesor mes elitës politike, shumicën qeverisëse të majtë.
Asnjë deklaratë nuk shënohet nga ambasada amerikane, e aq më pak nga institucionet në Uashington, pasi arrestimi pa gjyq i kryebashkiakut Veliaj provokoi një reagim të ashpër të kryeministrit Rama ndaj SPAK që vijon prej javësh.
Duke mos prekur pjesën e hetimit, Rama ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtësisë së re për faktin se po aplikon një standart të ashpër paraburgimi për kryebashkiakun e Tiranës. Rastet e Berishës, Metës dhe Veliajt, ku të hetuarit janë arrestuar e burgosur pa u shpallur të pandehur, i janë shtuar ngjarjeve të tjera të debatueshme siç qe përgjimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa vendim gjykate.
Rama i kujtoi të mërkurën Altin Dumanit se tashmë ai ka në dorë një shpatë “që ja dhamë ne”. I kujtoi edhe periudhën kur ishte prokuror dhe nuk bënte këto hetime e arrestime që bën sot. Një apel që tingëllon edhe si një tërheqje vëmendje se cili është në të vërtetë “autori dhe pronari” i shpatës që mban sot në dorë drejtësia e re.
E gjitha kjo sherrnajë në distancë mes qeverisë dhe SPAK ka ndodhur pas ngritjes së stekës së hetimeve të drejtësisë së re ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, hetime të cilat kanë vendosur lupën e opinionit publik edhe mbi vetë prokurorët e gjyqtarët.
Shqipëria po konfirmohet edhe një herë si vendi i ekstremeve. Në harkun e pak viteve po kalojmë nga një sistem i dominuar nga partitokracia ku nuk dënohej askush, në një ligj xhungle të vendosur me dorën e hekurt të drejtësisë së re, e cila arreston, përgjon e dënon cilindo me standarte që në disa aspekte ngjajnë teatrale dhe të sofrcuara. Shihni vendimin e Strasburgut për Thoma Gëllçin.
Apo nëse doni të dini sesa selektiv dhe “a la carte” është ky grushti i hekurt i drejtësisë speciale, shihni edhe vendimin tjetër të Strasburgut për 21 janarin që shpërfillet nga SPAK si të ishte një copë letër bakalli!
Mes sjelljes së zellshme ndaj Gëllçit dhe heshtjes për 21 janarin apo edhe për Gërdecin, të krijohet përshtypja se ka një qasje selektive të drejtësisë së re ndaj atyre dosjeve të nxehta që kanë mbajtur pezull shqiptarët për dekada të tëra e që kanë qenë ndër shtysat kryesore për vetë reformën në drejtësi pas vitit 2013.
Në këtë konteskt edhe postimi i mesazhit të Ramës nga Grenell, në dukje i largët nga konteksti shqiptar, në fakt nuk është i tillë. Amerikanët që qeverisin sot në Uashington, kanë alergji të shprehur ndaj gjykatave e prokurorëve që ashtu si në rastin e Hashim Thaçit, tregojnë një zell të tepruar për të zgjatur listën e akuzave dhe bërë presion mbi të akuzuarit. Pas nëntë viteve që paketa kushtetuese e reformës në drejtësi u votua në Kuvendi, është koha që drejtësia e re shqiptare të gjejë dhe ndjekë ekuilibrin e brishtë mes të drejtave dhe hetimit e dënimit të krimit e korrupsionit. Administrata e sotme Trump e përmend çdo ditë këtë mesazh të fortë ndaj sistemit të saj të drejtësisë. Me ose pa të drejtë, në mënyrë normale apo edhe duke e politizuar e shtyrë përtej linjave.
Kjo skakierë ku luan politika dhe ligji, politikani dhe prokurori a gjyqtari, është shumë komplekse dhe delikate dhe e ndjeshme. Duhet një sens mase dhe vetëpërmbajtjeje ku ne shqiptarët kemi dëshmuar historikisht e në mënyrë të përsëritur se jemi të pazotët të sillemi kujdesshëm. Dhe po na ra në dorë shpata, duam ta përdorim siç duam, jo siç duhet.
Mos çuarja në gjyq e shumë çështjeve të hapura,shoqëruar me viktima e prova uluritëse,e duke çuar Thoma Gëllçin,punëtor e arrestuar Arjolën për brekë,tregon se ky zell i SPAK ut,argumenton drejtësinë e tezës së Granellit e merikanëve,ndaj Skortës Berisha Malltezi.
O Minxhoz!
Po kolegët e tu sahanlëpirësa që jetojnë në vila,e që na janë neveritur,nuk ju vjen turp,të paktën,prej teje?
OK,S.Minxhozi:
Dihet tashmë se SPAK,GJKKO u krijuar me militant BERISHIST ’92,të cilat do i nxjerrin UJI TË ZI PS që inicioi REFORMËN E RE në drejtësi.Kjo me faktin se :
1.Që nuk ju SEKUESTRUA PASURIA,sipas kërkesave të SHBA+BE,ku E 90 % të kapurve nga vetingu të cilët u bën AVOKAT,NOTER,etj dhe po presin SALIUN TI KTHEJ NË DETYRAT E MËPARËSHME.!
2.Nuk po arreston Sb e KO të paktën për GËRDECIN,21 JANARIN si krime Shtetrore(qeveri-Drejtësi)edhe me diktim të Gj.Nd/Kombëtare,ku dihet se plumbat kan dalë nga GARDISTËT E LUL/SALIUT & JO NGA GARDA E PUTINIT,VUÇIÇIT,etj,Kur dihet se GËRDECI I KRIJUA ME VKM,URDHRA MINISTRI & PËR 21 JANARIN KA VIDIO ME ZË E FIGURË..QËLLONI NË MISH.!!
3.Kjo tregon edhe paaftësinë e maxhorancës e cila KUJTOHET VETËM NJHERË NË VIT,se drejtësinë e bëri për të dënuar të VETËT,ku kundërshtarët e PD,PL.. dorëzuan pushtetin për korrupsion madhor në 2013 dhe nuk u hyri gjëmë në këmbë,përkundrazi po qeverisin me ta.
4.Arrestimi E.Veliaj pa prova të rënda,por për fustanellat e Ariolës tregoi se SPAK,GJKKO e drejton Sb ndonse në opozitë,ku vet Ai dhe GOCA+ DHËNDRRI tij me mbi 60 banesa në Shqipëri & Europë ço i nxjerrin gjuhën SPAK,GJKKO duke i cilësuar BANDA TË SOROSIT(AMERIKËS SË BIDEN),etj.
5.Kandidimi për deputet për 11 Maji 25 i shumë të proceduar për ndjekje penale duke u shtyrë gjyqet mbi 50 herë,tregon se të gjitha dosjet e krimit do të futen në sirtar(AMBISTOHEN)si: 2 prilli 1991 Shkodër,1997,98,KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,FLORIRI KRRABËS,THYERJEN E EMBARGOS SË NAFTËS & ARMËVE,LOBIMET RUSE,RR.KOMBIT,VJEDHA E NAFTËS & GAZIT..dhe shumë vrasje në Shqipëri si dosja TROPOJA,etj.
6.Pa u krijuar një trupë gjykuese Nd/Kombëtare 10 vjeçare nuk mundet të vendoset PAQA & NDËRTOHET DEMOKRACIA NË SHQIPËRI.Pasi Sb pas humbjes së zgjedhjeve në 11 Maji do filloi mosbindjen “CIVILE” për të penguar futjen në BE,duke ju përgjigjur forcave të djathta Ekstremiste në Europë.!
FLM SM,DITA.
Kur lindi SPAK ( 25 nëntor 2019 ) parlamenti shqipëtar i vuri kufirin – të merret me krimet nga viti 2013 e në vazhdim , vrasjet në Bulevard u bënë në 21 janar 2011 .
Ç’faj ka SPAK që s’merret me vrasjet në Bulevard !
Këtu tek ne , në këtë republikën tonë që s’ka qenë asnjeherë më e degjeneruar nga ç’është sot , po krijohet një barrjerë mafioze kundër drejtësisë që për herë të parë po e shohim se qënka gjallë dhe po i bën kapobanditet të mbushin brekët . Deri dje , vidhnin , vrisnin e prisnin sa majtas, djathtas , pa turp e pa frikë .
Sot ka ardhur dita të japin llogari…..
Ato paralelizmat Tramp- Rama ndaj drejtësisë janë sajesa për të justifikuar hipokrizinë dhe gjëndjen e dyzuar e mjerane të Ramë k/ ministrit.
Zoti Katiu
Te falenderojme per egzaktesine e dates dhe interpretimin ne lidhje me 21 janarin 2011 dhe fillimin e punes Spakrimineleve pas 2013…dhe kete e kam thene disa here….duke permendur dhe editorialin e Dites te atij viti me Titull : TE TALLESH ME SHQIPTARET (SI DONALD LU) ku jepet kjo menxyre per faljen e krimeve berishiane nga Donald Lu…Per saktesim
Nuk e vuri parlamenti shqiptar kufirin ne 2013 por “shenjtori Don Lu” qe sipas Gery Kokalarit ishte ne turbo berishist dhe nje Vorioepirist i cartur….Ne nje vend si Shqiperia si Republicke Ambasadoriale nuk mund te akuzosh DELET E PARLAMENTIN kur Amerika dhe Europa kane lene UJKUN BERISHE qe sot eshte ambasdori amerikan real i LaCipites Trampit per turpin e tyre…Pra z.Berisha ( z=zombie) po mbijeton dhe po na pshurros me hallatet e Belerit dhe kjo eshte merite e impotences kriminale te Ramortjes dhe hipokrizise antishqiptare te WDC &Brukselit qe po shkruajne me doren e tyre librin “PSHURRIMI EUROAMERIKAN I SHQIPERISE ME QIRJE SERBIBERISHEN 1992-2025” duke i dhene ATA te drejte Xhaxhit per Librin e “Rrezikut Anglo Amerikan”
Po mir o Skender, si ju edhe gazetare te tjere, kritikoni SPAK, per arrestimet. perderisa e lejon Kodi i Procedures Penale, ata nuk shkelin ndonje ligj. Pse Rama qe kishte 84 vota nuk ndryshoi Kodin e Procedures Penale, te hiqte te drejten e arrestimit apo paraburgimin? kush e pengoi te lere te pa prekur Kodin perderisa beri nje tog me ligje per SPAK-un? Tani thote pse e arrestoi Velian?
Një letër për znj. Pretenca, qyqen e SPAK që i këndon gjakut, zisë, prangave dhe dhimbjes të të burgosurve
Zonjë, ke një lloj eksitimi të çuditshëm, të frikshëm dhe totalisht antiligjor për përshkrimin e jetës së të pandehurve që paraburgosen/burgosen.
Nuk ndodh në asnjë vend të botës lejimi i përshkrimit të ç’do orë, ditë, ngjarje të jetës së të pandehurit. Nëse kjo do kish ndodhur (larg qoftë) me familjar tim, të jesh e bindur se, në bazë të Kodit për të Drejtat e të Pandehurit në Paraburgim, të nesërmen nga studio do ishe ti pas hekurave.
Çuditem me të gjithë ata që aderojnë në fushën e Drejtësisë si nuk ju kanë vënë përpara përgjegjësisë penale?
Flet në orët që i pandehuri nuk të kundërshton dot se i është mbyllur komunikimi.
Si ndjesi njeriu më duket çmënduri të flisnin për mua, mbyllej televizori në qeli, dhe tjetra të ligjëronte për mua!!
Qëllimi i Drejtësisë znj. nuk është të thotë përralla me mbret nga jeta e të pandehurve.
Është impenjimi me Ligjin -mjet për zbardhjen e së vërtetës kushdo qoftë ajo. Nëse për njerëzit e paraburgosur/ burgosur Nuk do kishte Ligje mbrojtëse si përgjegjësia për mbrojtjen e jetës ndaj ka gardianë, mjekë, mbrojtja nga helmimet ndaj ka ushqime të super kontrolluara si dhe kritere për ata që gatuajnë, mjekimi me medikamente etj. do i linim në një sallë të gjithë bashkë e ata do haeshin jo si njerëz!!
Paraburgim/ Burgim janë metoda të izolimit nga jeta e individit dhe nivelit ekonomik të tij/saj që, të pendohet e të rikthehet në shoqëri me synime vetëm pozitive. Burgu është institucion frenimi nga e keqja dhe jo mure çmendine.
Merr lexo për të Drejtat e të Burgosurve (edhe të Paraburgosurve) dhe respekto ato Ligjet që vetë shoqëritë e lira e demokratike i kanë fituar me gjak e sakrifica sepse diktatura të zhdukte pa Zë.
Si Femër që je, ky fiksim të merresh natë-ditë me njerëz që humbën trenin e jetës sepse ajo përvojë prangash shkatërron shumë plane jete, është i frikshëm!!
Ata kanë lënë pas fëmijë që për faj prindi u gjendën nga një minutë në tjetrën në një botë të zezë psilologjike, u ndrroi jeta. Detyrë e shoqërisë është kujdesi që ata fëmijë të mos cënohen nga opioni publik. Është çnjerëzore t’u flasësh për babain pas prangave natë e ditë publikisht! Ku ta fusë kokën fëmija kur shkon në shkollë etj.? Po prindi që për Ta fëmija është i shtrenjtë edhe fajtor qoftë?
Satistikisht, në 6 muajt e parë të paraburgimit të një personi, njëri prej tyre ndërron jetë nga dhimbja, nëna shpesh duron ndërsa babai, jo. Kë parë të dënuar të qajë me dënesë vdekjen e Babait që ai “i’a shkaktoi” dhe nuk i shkoi as në varrim?
Femra ka lindur të jetë Pranverë e jetës, të mbarset, të shërojë shpirtra, të kujdeset për të gjithë dhe jo të jetë pus i thellë i zi me ndjesi të çuditshme!
Kujdesu për veten znj. se ne që aderojmë në këtë fushë dekada, këto instikte për të shqyer jetë njeriu mbi Ligjin, nuk na zotërojnë. Je e detyruar të respektosh Kodin Proçedural Ligjor, betejën e palës Mbrojtëse për mbrojtjen e të akuzuarit dhe të presësh si një shoqëri e tërë fjalën vendimtare të Gjykimit nga Funksionarë shteti të aprovuar me proçeduarat përkatëse.
Mos rro me maninë të dënohen dikush direkt dhe sa më shumë!! Mos bë makiazh kur njofton arrestimin e 10të personave në një muaj!!
Ata të 10të lanë pas 50të familjarë të dëshpëruar tashmë me shtetin/shoqërinë. Është lajm i hidhnushëm.
Unë që komentova, njeri i paprivilegjuar kurrë nga shteti, vetëm çertifikatë lindje kam marrë nga Atdheu. Identiteti im partiak: t’i siguroj vetes dhe familjes time bukën e gojës me aftësitë e mija. Dua të vdes Njeri e kujtuar vetëm për notat 10 në letërsi dhe jo si shtrigë që flet për gjurmë gjaku, vrasje, hekura. Lexo Letërsinë e te Burgosurve dhe dëgjo
Zëra pa Zë! Pendimet e tyre duhen lexuar që i keqi -i lirë, të kuptojë se ç’farë e pret po morri udhën e djallit! Respekte për lexuesit!
Anila Rezhda super koment i vitit !!!
Kush eshte kjo pretenca ? Minxhozi?