Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërblim 5,000 lekë edhe për shtresat në nevojë! Për punonjësit e përfshirë në procesin e integrimit 1 pagë plus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shpërblim 5,000 lekë edhe për shtresat në nevojë! Për punonjësit e përfshirë në procesin e integrimit 1 pagë plus
EkonomiLajmi i fundit

Shpërblim 5,000 lekë edhe për shtresat në nevojë! Për punonjësit e përfshirë në procesin e integrimit 1 pagë plus

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Shpërblimin e fundvitit prej 5, 000 lekësh do ta përfitojnë edhe kategoritë në nevojë, siç janë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesave të aftësisë së kufizuar, etj.

Ministri i Financave, Ervin Mete ka zbardhur vendimin e qeverisë, për shpërblimet e fundvitit, ndërsa tha se do të shpërndahen bonuse prej 5,000 lekësh për familjet në nevojë dhe disa kategori.

Ai mes të tjerash shtoi se 1 pagë shpërblim do të jepet për administratën që është marrë me çështjen e integrimit.

- Publicitet -

“Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë siç iu akordua pensionistëve për përfituesit e ndihmës ekonomike, për ata që marrin paaftësi, apo ata që kanë fëmijë me pamundësi. Ka shpërblime dhe për punonjës të administratës që janë marrë me integrimin”, bëri me dije Mete.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

  • 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
  • 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar
  • 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike
  • 68 mijë invalidë të punës
  • 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian.

Lidhur me miratimin e Aktit Normativ për disa ndryshime të Buxhetit të vitit 2023, ministri Mete ka theksuar se: “Ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë.

Gjithashtu, ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellësa, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike.

Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si edhe projeksionet për borxhin publik”, tha Mete.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?