Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kundërshtojnë politikën “Zero Covid”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kundërshtojnë politikën “Zero Covid”
AktualitetBote

Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kundërshtojnë politikën “Zero Covid”

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e katërt dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit.

Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj koronavirusit, gati tre vjet pas fillimit të pandemisë. Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuar rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës.

“Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të lëviz lirisht, por nuk mundem. Politika jonë mbi COVID-19 është një lojë dhe nuk është e bazuar në shkencë ose realitetin”, tha një protestues në qendrën financiare të quajtur Shaun Xiao.

- Publicitet -

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në orët e para të së hënës në Pekin, dy grupe protestuesish me një total prej të paktën 1000 njerëzish u mblodhën përgjatë Unazës së Tretë të kryeqytetit kinez pranë lumit Liangma, duke refuzuar të shpërndahen.

“Nuk duam maska, duam liri. Nuk duam teste të Covid-19, duam liri”, thërriste njëri nga grupet e protestuesve.

Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

Protestat u shoqëruan me thirrjet: “Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”

Turmat e njerëzve mbanin në duar fletë të bardha në shenjë proteste kundër censurës dhe bënin thirrje për liri ndërsa mbaheshin nën vëzhgim nga një grup i madh forcash të sigurisë.

Dëshmitarët thanë se gjatë protestës ata dëgjuan gjithashtu thirrje si “Hiqni masat kufizuese në Urumqi, Xinjiang, dhe në të gjithë Kinën!”.

Zjarri i së enjtes që shkaktoi vdekjen e 10 personave në një ndërtesë shumëkatëshe në Urumqi, kryeqyteti i rajonit të Xinjiangut, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shumë përdorues të internetit thanë se banorët nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19. Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?