Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cili ka qenë viti më i keq në histori?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cili ka qenë viti më i keq në histori?
AktualitetEnciklopedi

Cili ka qenë viti më i keq në histori?

Published: January 1, 2026
Shpërndaje

Vitet e fundit kanë qenë të vështira për njerëzit kudo në planet. Shpallja e pandemisë, paqendrueshmëri të rrezikshme politike, katastrofa të motit dhe ndryshime drastike në mënyrën e jetesës.

Por a ishte 2025 viti më i keq i regjistruar ndonjë herë? Përgjigja është jo, sipas historianit dhe arkeologut Michael McCormick. Viti më i keq, vlerëson profesori i Harvard-it ka qenë 536.

Por pse ka qenë viti 536 kaq i vështirë për ata që e jetuan? Mund të argumentosh se 1918, viti i fundit i Luftës së Parë Botërore, kur gripi spanjoll vrau deri në 100 milionë njerëz në mbarë botën, ishte një vit i tmerrshëm në të gjitha aspektet.

- Publicitet -

1349 mund të futet në këtë listë si viti kur Vdekja e Zezë zhduku gjysmën e Evropës, me deri në 20 milionë të vdekur nga murtaja. Shumica e viteve të Luftës së Dytë Botërore ndoshta mund të futeshin në listën e viteve të tmerrshme.

Por 536 ishte në një kategori më vete, argumenton historiani.

Sipas, McCormick, 536 ishte viti paraardhës i një prej periudhave më të vështira të historisë njerëzore. Gjithçka nisi me një shpërthim vullkanik në fillim të vitit në Islandë. Hiri nga shpërthimi, çoi në krijimin e një mjegulle që solli një periudhë 18-mujore errësire në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Azisë.

Në bazë të dëshmive, dielli dukej gjithë kohës sikur ishte në eklips ndërsa hëna nuk ndriçonte. Kjo situatë solli uri. Ditët e errëta sollën edhe të ftohtin ekstrem.

Ajo që pasoi ishte dekada më e ftohtë në 2300 vite, sipas revistës Science, duke shkatërruar të mbjellat dhe duke sjellë urinë në të gjithë botën.

Rënia e një perandorie

Në vitin 541, murtaja bubonike e shtoi ndjeshëm mjerimin e botës. Duke u përhapur nga porti romak i Pelusium në Egjipt, e ashtuquajtura Murtaja e Justinianit shkaktoi vdekjen e gjysmës së popullsisë së Perandorisë Romake Lindore. Kjo, nga ana tjetër, përshpejtoi kolapsin e saj përfundimtar, shkruan McCormick.

Midis kataklizmave mjedisore, me shpërthime masive vullkanike gjithashtu në 540 dhe 547, dhe shkatërrimit të shkaktuar nga murtaja, Evropa ishte në një rënie për gati gjithë shekullin e ardhshëm, deri në vitin 640 kur minierat e argjendit i dhanë një shtysë.

Megjithatë, si çdo gjë tjetër, cilësimi i një viti si më i “keqi” duhet vendosur në perspektivën historike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?
  • Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  • U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Ilir Beqaj
  • Ceuta nën shtetrrethim: Enklava spanjolle që sfidoi kufijtë e Evropës

Komentet e Fundit

  1. Zëri i popullit të drobitur on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  2. Ethem Lalaj on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Otto on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  4. Pensionisti i rroptuar on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Metush Rama on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?