Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, shqiptari i arrestuar ndërhyri në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, shqiptari i arrestuar ndërhyri në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit
AktualitetKronike

Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, shqiptari i arrestuar ndërhyri në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit

Published: October 31, 2026
Shpërndaje

Kolian Ilia, 34-vjeç, është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen në shpërthimin e fuqishëm që tronditi lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe tre me origjinë shqiptare.

Ilia është arrestuar së bashku me dy shtetas grekë, përkatësisht 37 dhe 55 vjeç. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se ka dëmtuar tubacionin, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit natyror, i cili është grumbulluar brenda godinës dhe ka shpërthyer disa orë më vonë.

- Publicitet -

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 shtatorit, në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe la pas gjashtë viktima.

Gjatë ditës së sotme, tre të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre. Ata përballen me akuza të rënda, mes të cilave zjarrvënie, shkaktim të shpërthimit me pasoja fatale dhe vrasje me dashje.

Mes gjashtë viktimave të tragjedisë ishin edhe tre shtetas me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane, Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Digjet për herë të dytë fabrika e kafesë në Pogradec
  • Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, shqiptari i arrestuar ndërhyri në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit
  • Horoskopi 31 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e shtunë
  • E shtuna me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
  • Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  2. Detari on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. Mesues on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. × on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  5. Taras Lala (sone me nallone) on 31 tetor 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?