Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpresoj që Allahu të më falë: Fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpresoj që Allahu të më falë: Fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali
AktualitetKronike

Shpresoj që Allahu të më falë: Fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

“Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja). 31-vjeçarja shqiptare pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz.

Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të reja për të gërmuar në jetën e çiftit. Prokurori kërkon të dijë nëse ka pasur akte dhune në të kaluarën, para se të ndodhte vrasja. Sipas elementeve të para që dalin nga dokumentet, elementi fetar mund të ketë një rol në motivin e krimit. 41-vjeçari shqiptar i cili ishte i besimit mysliman, cilësohej si një njeri shumë i ashpër, afër formave të radikalizmit. Ai ishte vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ndërsa gruaja e tij vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën dhe shpatullat me shami. Ajo ishte shtëpiake që dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

- Publicitet -

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bode dhe gruaja e tij ishin grindur: më pas gruaja ishte mbyllur në dhomën e saj për të bërë një telefonatë. Burri, duke dëgjuar zërin, hapi derën dhe i vuri duart në qafë derisa e mbyti. Kur e pa në tokë, i frikësuar, thirri për ndihmë. Tetëdhjetë minuta u deshën për ta ringjallur gruan, ajo filloi të merrte përsëri frymë, por dëmi i pësuar ishte shumë i madh. Pas gati dy ditësh në koma ajo vdiq.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?