Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëri: Shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëri: Shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura
AktualitetKronike

Shqipëri: Shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit të Manastirit në Sarandë, e cila në Janar të vitit 2022 doli nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit pas një vendimi të qeverisë shqiptare për rishikimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura.

Projekti “Manastiri Resort” është i pari i miratuar nga qeveria shqiptare në vijën bregdetare nga Kanali i Çukës deri në Lagunën e Butrintit pas rishikimit të hartës së zonave të mbrojtura, ndërkohë që plane të tjera ndërtimesh janë në proces.

Nga Parku Kombëtar i Butrintit u hoqën me vendimin e qeverisë rreth 800 hektarë përfshirë edhe disa zona të Ksamilit. Mbingarkesa e ndërtimeve, sic duket edhe nga pamjet, nga ajri, po shfaqet frikshëm në Ksamil, i cili ka një vijë të vogël detare për plazhe.

- Publicitet -

Peisazhe të paprekura mijëvjecare po dëmtohen në vijën bregdetare nga Saranda në Ksamil për t`u kthyer në plazhe dhe ndërtime. 23 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, janë arrestuar nën dyshimet për abuzim me detyrën gjatë 21 muajve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK.

Ndërkohë rreth 48 organizata mjedisore shqiptare kanë kërkuar që të mos miratohet rishikimi i zonave të mbrojtura dhe 11 prej tyre janë paditëse ndaj vendimit të qeverisë dhe vijojnë betejën për anullimin e vendimit në një proces gjyqësor që vijon në gjykatën e Tiranës.

Përkundër këtyre reagimeve mazhoranca socialiste përgatitet të miratojë ndryshime të reja në hartën e zonave të mbrojtura në Shqipëri. 12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar këto ditë një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”.

Projektligji i ri sjell sërish ulje të shkallës së mbrojtjes së zonave të rëndësishme natyrore të vendit për t`u hapur rrugë investimeve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  • Tensione edhe sot para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës
  • “Mos heshtni, Brikeni po lufton me jetën”, apeli i bashkëshortes së 34-vjeçarit të plagosur në protestë
  • Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër
  • Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes

Komentet e Fundit

  1. Lea on Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin
  2. demo on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  3. ¿? on Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin
  4. nastradini on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  5. demo on Tirana nën gaz ditën e Flamurit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?