Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po konsolidohen si qendra prodhuese Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi po shkojnë drejt pasurive të paluajtshme kur flitet për Investimet e Huaja Direkte (IHD).
“Më e rëndësishme se nivelet, IHD-të në WB6 kanë pësuar një zhvendosje të dukshme strukturore. Ekonomitë e rajonit mund të grupohen gjerësisht në destinacione të orientuara drejt prodhimit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe destinacione të orientuara drejt shërbimeve, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ku dominojnë turizmi dhe pasuritë e paluajtshme”, thuhet në raport.
I njëjti nënvizon se ka një përmirësim cilësor brenda industrive në vendet e Ballkanit Perëndimit ku po bëhen zëvendësime nga vlera më e ulët tek një më e lartë.
IHD-të nuk po gjenerojnë më punësim të lartë
Një element që Banka Botërorë sjell në raport është punësimi që vjen nga investimet e huaja Direkte. Nivelet e tij kanë rënë në raport me një dekadë më parë dhe kjo sipas BB lidhet edhe me investime që kanë një vlerë të shtuar më të lartë.
“Megjithatë, numri i vendeve të punës të krijuara nga projektet e reja të IHD-ve ka ndjekur prirje rënëse në shumicën e ekonomive, me vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën që kanë regjistruar rritje margjinale.
Në Shqipëri, për shembull, krijimi vjetor i vendeve të punës ishte pranë 9,000 në periudhën 2010–2014, ndërsa në vitet 2022–2025 ishte rreth 3,700.
Në Serbi, numri mesatar i vendeve të reja të punës nga IHD-të ra nga rreth 21,000 në vit në periudhën 2010–2013, në rreth 10,000 në vitet 2022–2025.
Në Maqedoninë e Veriut, mesatarja vjetore ra nga rreth 5,800 në periudhën 2010–2016, në afërsisht 2,200 në vitet 2019–2025 (Këto prirje mund të pasqyrojnë ngopjen graduale të tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor, ku papunësia ka rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, por edhe ulja e intensitetit të krijimit të vendeve të punës nga IHD-të mund të lidhet me një zhvendosje sektoriale në vijim, me një pjesë në rritje të investimeve të drejtuara drejt aktiviteteve me produktivitet më të lartë dhe me vlerë të shtuar më të madhe”.
Hap pas, Shqipëria po zhvendoset drejt sektorëve me vlerë të shtuar të mesme
Sipas BB “vendet e punës të krijuara përmes IHD-ve të reja greenfield (investime që nisin nga zero) ishin të përqendruara në sektorë me vlerë të shtuar të lartë dhe të mesme. Ky trend u bë veçanërisht i theksuar nga viti 2021 e në vijim, duke sugjeruar se, ndërsa IHD-të po krijojnë më pak vende pune, vetë projektet e investimeve të huaja janë të një shkalle dhe sofistikimi më të madh.
Serbia dhe Shqipëria kanë afërsisht 80 për qind të vendeve të punës nga IHD-të në sektorë me vlerë të shtuar të lartë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova rreth 75 për qind.
Mali i Zi është një përjashtim i dukshëm, me vetëm 37 për qind të vendeve të punës nga IHD-të në aktivitete me vlerë të shtuar të lartë dhe me një pjesë më të madhe në sektorë me vlerë të shtuar të mesme, megjithëse ka treguar shenja përmirësimi në periudhën më të fundit.
Disa ekonomi, përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, kanë shfaqur gjithashtu një zhvendosje të fundit drejt sektorëve me vlerë të shtuar të mesme, duke nënvizuar rëndësinë e strategjive të vazhdueshme të promovimit të investimeve që i japin përparësi cilësisë mbi volumin” nënvizon raporti.
Monitor.al

Kulla kemi vete,Resorte kemi vete,Turizmo me kimet.
Pasurite nuk i duam,I kemi bere Lanet,
Naften,kromin,bakrin,floririn,le ti marrin maskarenjte.
zhvendosje e fundit drejt sektoreve me vlere te shtuar te mesme, duke nenvizuar rendesine e strategjive te vazhdueshme te promovimit te invesimeve..
E merrni vesh kete llum fjalesh?
Cfare soji terminologjie perdorin per te vjedhur dhe grabitur
Popull debil,kafene ! yyyyyyyppppp xhixhi te gjithe kafene,Bilardo ! ….yyyyyyyppppp xhixhi te gjithe Bilardo.Pike llotoje ! yyyyyyyppppp xhixhi te gjithe Pika llotoje, Internet! yyyyyyyppppp xhixhi te gjithepioa Interneti.Tani shtepi me qera !yyyyyyyppppp xhixhi te gjithe Blini Shtepija me qera.Popull debil por dhe Qeveria te ndyra,qe nuk Kane vizion strategjik per zhvillim ,por I corodisin njerezit,Pardje Kryeministri Kanadez Mark Carney folic per krijimin e nje Te ashtuquajturi Strong Wellness Fund,Ku çdo individual qe ka citoj “A bit of extra money ” mund te investoje aty.Fondi do te jetë nje game e gjere projekte sh te Medha ekonomike qe do ti investoje ne Emer te Shtetit dhe I hapur per investime NGA cilido individ.Jo vetem nje grusht klientesh qe marrin licenca si ketu .Ky model do te gjenerojne mirqenie ekonomike direkte per Qytetaret e Kanadase.Po Mark Carney eshte Diplomuar ne Harvard dhe me PhD ne Oxford dhe ka Punuar per Goldman Sachs,nuk ka bredhur lakuriq plazheve dhe as Ben zhkarravina ne orari te Punes,dhe nuk merret me poceri.Prandaj ne Shqiperi ka ardhur koha e politikaneve vizionare me fokus Tek Ekonomia,Tek politikanet e Drejte qe I marrin Popullit 6 por I japin 10,Dhe qe nuk e Kane mendjen sibta vjedhin.Dhe Tek politikanet vizionare qe mo’s ta shkaterojn vendin me vizionet e tyre mediocre.