Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë
AktualitetEkonomi

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Published: May 16, 2026
Shpërndaje

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European Working Conditions Survey 2024” të Eurofound. Vetëm rreth 25% e punonjësve në vend deklarojnë se kanë sindikatë, këshill punonjësish apo forma të tjera përfaqësimi në vendin e punës, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me mbulimin më të dobët në Europë.

Edhe më problematike paraqitet situata me strukturat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Më pak se një në katër punonjës në Shqipëri deklarojnë se në kompaninë ku punojnë ekziston një delegat apo komitet për sigurinë në punë, ndërkohë që në Bashkimin Europian, mesatarja është rreth 60% e punonjësve.

Sipas raportit, mungesa e këtyre mekanizmave i lë punonjësit “cilësisht të disavantazhuar” për të ngritur shqetësime apo për të ndjekur problemet që lidhen me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në ambientet ku punojnë. Raporti evidenton gjithashtu se format e paqarta dhe fleksibël të punësimit po zgjerohen në Europë.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të Eurofound, 3% e punonjësve europianë deklarojnë se punojnë pa kontratë pune, ndërsa në disa vende, deri në 15% e punonjësve thonë se orët e punës nuk u specifikohen në kontratë. Raporti paralajmëron rritjen e formave të fragmentuara të punës, si puna “on call”, puna sezonale apo marrëdhëniet e paqarta të punësimit, që rrisin pasigurinë për punëmarrësit dhe e bëjnë më të vështirë garantimin e kushteve të sigurta të punës.

Sipas raportit, në përgjithësi, në vitin 2024, rreth 6 në çdo 10 punonjës në BE raportuan se në kompaninë ose organizatën e tyre ekzistonte një përfaqësues ose komitet për shëndetin dhe sigurinë në punë, krahasuar me 59% në vitin 2015.

Ndërkohë, rreth 8% u përgjigjën se nuk e dinin nëse një rol apo strukturë e tillë ekzistonte, nga 6% në vitin 2015.

Prania e këtij lloji përfaqësimi rritet me madhësinë e vendit të punës, duke qenë më e lartë, 88%, në vendet e mëdha të punës, me mbi 250 punonjës.

Ajo ndryshon gjithashtu ndjeshëm sipas sektorit të aktivitetit: është shumë e lartë në industri, me 75%, dhe në administratën publike, me 79%, ndërsa është shumë më e ulët në tregti dhe hoteleri, me 42%, dhe në bujqësi, me 33%.

Raporti sqaron se direktiva kuadër për vendosjen e masave që nxisin përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve në punë (Direktiva e Këshillit 89/391/EEC) përcakton detyrimet e punëdhënësve lidhur me përfaqësimin e punonjësve për çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë.

(Këtë direktivë do të duhet ta zbatojë dhe Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian- shënim i Monitor.)

Direktiva parashikon që punëdhënësit duhet të caktojnë një ose më shumë punonjës për të kryer aktivitete që lidhen me mbrojtjen dhe parandalimin e rreziqeve në punë.

Ajo e përkufizon përfaqësuesin e punonjësve me përgjegjësi specifike për shëndetin dhe sigurinë si “çdo person i zgjedhur, emëruar ose caktuar në përputhje me ligjet dhe/ose praktikat kombëtare, për të përfaqësuar punonjësit në rastet kur lindin probleme që lidhen me mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve në vendin e punës”.

Strukturat e përfaqësimit, mënyrat e përzgjedhjes dhe kufijtë minimalë të madhësisë së vendit të punës për të cilat kërkohet një strukturë e tillë ndryshojnë ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Grafiku paraqet panoramën e larmishme europiane lidhur me praninë e një përfaqësuesi ose komiteti për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

Përhapja e këtij përfaqësimi ndryshon ndjeshëm, nga më pak se 25% në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, në mbi 75% në Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

Këto dallime mes vendeve, sipas raportit, duhen interpretuar duke marrë parasysh dispozitat ligjore kombëtare, përfshirë pragjet e ndryshme minimale për detyrimin e emërimit të përfaqësuesve ose ngritjes së komiteteve, si dhe përjashtimet për disa sektorë. Po ashtu, ndikim ka edhe struktura specifike ekonomike e secilit vend, sipas sektorëve dhe madhësisë së ndërmarrjeve apo organizatave.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro
  • Foto-lajm: Droga brenda burgut 313 u fsheh te makaronat e gatuara
  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  • Tjetër tragjedi brenda familjes në Greqi, çifti me origjinë nga Gramshi
  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri milioner, u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?