Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria në arenën ndërkombëtare, çfarë pritet të ndodhë në 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria në arenën ndërkombëtare, çfarë pritet të ndodhë në 2025
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria në arenën ndërkombëtare, çfarë pritet të ndodhë në 2025

Published: December 27, 2024
Shpërndaje

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë ekonomike, promovuar investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit. Avancimi i procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, do të jetë ndër objektivat kryesorë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një takim me mediat, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është shprehur se mbajta e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë vitin e ardhshëm, do të forcojë më tepër pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë në maj 2025 do jetë një ngjarje e rëndësishme që do theksojë edhe një herë rolin e Shqipërisë në proceset politike dhe diplomatike të kontinentit europian, si një aktor aktiv dhe të përgjegjshëm në politikën ndërkombëtare. Ky samit, i cili do të mbahet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, simbolizon një hap të madh për imazhin që ka krijuar vendi ynë dhe integrimin e mëtejshëm në strukturat europiane.”

- Publicitet -

Ndërkohë, një fokus i veçantë do t’i jepet edhe modernizimit të mëtejshëm të shërbimeve konsullore.

“Një aspekt i rëndësishëm i modernizimit të shërbimeve konsullore është modernizimi i shërbimit konsullor online (SHKO) dhe sistemit të eVisa, për të cilat punohet në vazhdimësi. Kjo iniciativë ka për qëllim lehtësimin dhe rritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët shqiptarë dhe atyre të huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë, duke iu dhënë mundësi për aksesim të shpejtë e pa pengesa si për shërbimet konsullore ashtu edhe për aplikimet për viza. Një arritje tjetër që presim që nga java tjetër është redukimi i kohës nga 6 javë në 2 javë për pajisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit me dokumente identifikimi biometrike, duke e bërë këtë proces më të shpejtë dhe më efikas.”

Gjatë 2025, pritet të hapen edhe ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indonezi dhe Kenia, ndërsa në Shqipëri do të hapen dy zyra ndërkombëtare të Bankës Evropiane të Investimeve dhe Organizatës për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    December 27, 2024 at 6:49 pm

    Ka mundesi t’i ktheni ne euro e dollare keto para qe te kuptojme me mire?
    Arena nderkombetare punon me euro e dollare ose yen,rubla….

    Reply
  • demo says:
    December 28, 2024 at 6:24 am

    Drang e drung kembore e madhe
    Qumeshti gjysem okadhe.
    Bojaxhi qe bojatis
    I bere naften Shqipris
    O Edvin shejtan me boje
    Bojaxhi me pervoje
    As ne kohen e Partise
    As ne kohen e Lubise
    Kaq shume s`jane Arratise,
    E Cfarrose more pis.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 28, 2024 at 6:49 am

    O Demo të hëngërt tenja
    E ke të keqen nga brenda
    Kështu tha dhe xha Et’hemi
    Që ia ka frikën edhe zgalemi.

    O Demo me nure shumë
    Sot nuk ka njeri në punë
    S’është e dielë por e shtunë
    Ç’thua ti e çfarë them unë.

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 29, 2024 at 4:40 pm

    Po mirë o mali , këtheji ti në euro apo dollarë…..tërë atë shkollë leshi që ke ti . Edhe intelektuali të quan pa shkollë e të pa lexuar , madje disa herë edhe injorant . Sa klasë shkollë ke , o mali , të qifsha udhët .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  • VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  • Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon
  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale

Komentet e Fundit

  1. 1 on VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Gjykata e Lartë zbardh vendimin unifikues: Arresti në burg vetëm kur dështojnë të gjitha masat e tjera
  3. Phoenix on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  4. Detari on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  5. info analitike on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?