Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, notë verbale për gjuhën fyese të ministrit britanik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqipëria, notë verbale për gjuhën fyese të ministrit britanik
KryesorePolitike

Shqipëria, notë verbale për gjuhën fyese të ministrit britanik

Published: January 16, 2023
Shpërndaje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka thirrur në Ministri dhe i ka dorëzuar ambasadorit britanik, Alastair King-Smith një notë verbale lidhur me deklaratat e ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick.

Ky i fundit përdori një gjuhë të papranueshme ndaj shqiptarëve teksa kërkoi largimin e tyre.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ai.

- Publicitet -

Pas këtyre deklaratave reagoi Xhaçka duke thënë tha se ishte e papranueshme gjuha e përdorur ndaj ndaj kundër shqiptarëve.

“E tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdor një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera. Me thirrjet “Gjeni #Shqiptarin, ndaloni #Shqiptarin”! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri, Britani, që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!”, tha ajo.

Kjo vjen një muaj pasi kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi që Tirana dhe Londra kanë arritur një marrëveshje për emigrantët shqiptarë.

Më kryesorja është se Britania e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt dhe për këtë arsye nuk e sheh të arsyeshme të kërkojnë azil.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Riu says:
    January 16, 2023 at 11:48 am

    O ministre…po marreveshjet qe keni nenshkruar? Pse I nenshjruat? Mundet qe mos to benit…thjesht propagande

    Reply
  • pilo lala says:
    January 16, 2023 at 1:42 pm

    Ju ka hipur mendja mbi floke. I keni hypur gomarit mbrapsht, do rrezoheni.
    Anglia eshte Mbreteria me e madhe e Botes, Shqiperia eshte e lumtur po te ishte nen sundimin e saj.
    Lerini te thone ate qe ju nevojitet per shtetin e tyre.
    Fakt eshte qe Shqiptaret e kane bere balte kete pune klandestine, mafiozet po fitojne para per cdo klandestin qe transportojne me gomone.

    Reply
  • demo says:
    January 16, 2023 at 2:06 pm

    Shif,ruaj shtepine tende,se po te hyjne grekqirat po te marrin detin,po te formojne edhe associacion te komunavwe greke ne Shqiperi,,ku GREKFOLESIT JANE AQ,SA NUK NXJERRIN DOT NJE DEPUTET.,
    me del mjalte e sheqer me nje gjobaxhoi grekfoles me mbiemer dendias,mafioz dhe delenxhi qe vjen cdo fund jave per te pare gozhden e Nastradinit qe ju ka ngulur juve maskarenjve te Rilindjes.
    Populli shqiptar nuk i ka ndonje borxh ketij rrufjani gjobaxhi,,
    Perzereni,,shporreni para se te jete vone..
    Sa per ministrin englez,,mos i shtrembero turinjte kot,
    Xhacka,,se Ay eshte ne shtepi te tij.
    Tabiatet e shtepise i ben i zoti i shtepise.
    Kur hyjne qente e bucet e kazanave ne oborr,,s`do mend qe i zoti shtepise do t`i perzere.
    Para se te haje fergese me mut ne Peshkopi e ne Kukes Ay lyderi satelitor,kozmik,qe i jep mente botes,te kontrolloje :Ku shkojne Fondet pa mbarim qe merr Gjoka konstruksion per Rrugen qe s`ka te mbaruar.Te dergoje supervizoret e shtetit te kontrollojne punimet,Pse muret e Tunelit qe u shemb,jane mbushur me silikon dhe jo me beton.?
    Se duke vjedhur shtetin,,jeni JU qe detyroni rinine kuksiane dhe Dibrane te kriminalizohet,,si shperndares droge ne Angli,si fermere shtepish bari.
    Shteti anglez ka te drejte te mbrohet dhe nuk e trembin turinjte e tua te egersuara dhe as Aktorlleqet e Kozmikut edvin brekushaxhiu.

    Reply
  • Antidemo says:
    January 16, 2023 at 2:14 pm

    Nje fjalor banal , te turpshem prej rrugaci , demo mavria . Turp te te vije , njeri i peshtire .

    Reply
  • Keshtu nuk eshte pergjegjësia e jona, se ça bejne britaniket me origjine shqiptare atje. says:
    January 16, 2023 at 2:55 pm

    Ministri britanik ja fut kot, se ata per te cilet ai e ka fjalen jane jo thjesht shqiotaret, por shqiotaro -britaniket, te lindur ose rritur dhe edukuar ne Britani. Nuk ka bythe, nje shqiotar pa dokumenta te beje ligjin e krimit ne Britani, pa patur rrenje atje.

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    January 16, 2023 at 3:55 pm

    Futja pordhes “demo” , me duket se se ke idene per cfare behet fjale ne kete mes. Nuk di nga tja nis ,por po te them vetem nje pike te thjeshte : po te rrinin ne shekuj ne shtepi te tyre anglezet do te kishin te drejte per te gjitha ato qe flet zotrote …..por historia flet ndryshe dhe shume keq per keta “shenjtore” matane la manche -it. Kjo qe bene politika angleze ne kete moment eshte pikerisht politike e brendshme, e gjendur ne veshtiresi te madhe (qe pas gafes se Brexit) , kerkon te terheqe vemendjen, pa pyetur se po shkel ne dinjitetit e nje populli. Shqiptaret psh ,ne Itali, ku jetoj personalisht, jane emigrantet me puntore dhe me te suksesshem ne hapjen e bizneseve te ndryshme .Ju eshte dashur te durojne shume propogande (te tipit anglez) ne vite ,por sot mbas 30 vjetesh ,jane me te besueshmit dhe nga me te respektuarit nga italianet. Dhe me sa di une kjo situate eshte kudo ne Europe. Kemi pasur dhe kemi edhe ne kokrrat tona te shtrembura ,qe shfrytezohen nga propaganda e politikave te momentit ne keto vende, me sa degjoj, ne Hollande apo ne Angli por ……..mos beshtyni lart njeres ,se jemi popull puntor ,familjar ,te zote dhe shume te asimilueshem, ne perpiqemi te jetojme kudo ku shkojme si vendasit ne mos me mire se ta . Kush thote te kunderten ka komplekse te renda .

    Reply
  • uskania says:
    January 16, 2023 at 5:24 pm

    Fjalor fashist, njëlloj me kërkimim e çifutëve në L2B.

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2023 at 6:29 pm

    Lexoni me kujdes qeverine angleze.Ajo nuk fut ne nje thes ilegalet qe punojne e jetojne ndershmerisht me ata qe ngaterohen me pune te pista.Sa per dijeni 70% e shqiptareve me angli jane te paster,20%jane te diskutushem 10% perqind jane bloze e zeze. Sa per dijeni Angli+Amerike jane zot ne bote. Kjo xhacka ,dome thene Edi Rama kruhet me qeverine angleze ne fuqi per interesat e opozitareve .Edi Rama I ka shqiptaret(forcen bujqesore) ne shqiperi dhe nuk ka program ta fute ne pune.Jo se nuk do,por nuk di.Kjo nuk eshte faji I tij.Kapaciteti I tij si kryeminister mbaroi.Politikisht ai duhet te jape doreheqje(nuk eshte turp ne demokraci)shembull ka nga rajoni dhe anglia.

    Reply
  • I paemer says:
    January 16, 2023 at 7:13 pm

    O shqiptare, mesoni te respektoni veten dhe njeri-tjetrin qe te respektoheni kudo jeni. Ministri i emigracionit ne MB eshte i dyti, pas ish Ministres se Brendeshme dhe dy députeteve, pervec shtypi, qe flet me gjuhe raciste per shqiptaret pa dallim e jo me perqindje.

    Pershendes aktin zyrtar te Ministrise sone te Jashteme per te ndalur kete fenomen, pa justifikuar ata qe kane pune me Drejtesine britanike apo shqiptare dhe jo me kombesine tone…

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2023 at 7:39 pm

    I pa emer! Sa per dijeni ,kapitalisti do fuqi puntore dhe eshte I vetmi antiracist ne bote.Te drejtat ne shoqeri nuk falen ,por fitohen.Lufto per te drejtat e tua .Shikoni Iranin qe po I vrasin,arabine saudide qe pushkaton persona qe luftojne per demokraci.Krimbin e ke ne trungun shqiptar.Meso nga Kurdet ne se e do Shqiperine.

    Reply
  • TARAFI9 says:
    January 16, 2023 at 8:38 pm

    PO CKENI ME GJACKEN
    AJO NUK KA FAJ
    LLOMOTIT CDO PROFKE
    QE I THOTE SHEFI SAJ

    KETA MINISTRESHAT
    QE SDI SE NGA MBINE
    VAJ HALLI PER NE
    MISH PER TOP PER QEVERINE

    Reply
  • asd says:
    January 16, 2023 at 9:23 pm

    Duhet kohe per tu bere njerez, pasi ke qendruar ne kafaz gjithe jeten. Ne vend te ligjeve … instinkte.
    Shqiperia nuk duhet te mjaullije, kur nuk ka force te flase. Shqiptaret nuk ecin dot ne rresht, prandaj secili te mbaje peshen gabimeve te veta. Heshtja dhe reflektimi jane me te mirat ne kete rast.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?