Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jemi vend i NATO”, Shqipëria pranon se ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, mohon të gjenden në tregun e zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Jemi vend i NATO”, Shqipëria pranon se ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, mohon të gjenden në tregun e zi
Kryesore

“Jemi vend i NATO”, Shqipëria pranon se ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, mohon të gjenden në tregun e zi

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

 

Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, presidenti Volodymir Zelensky përsërit thirrjen drejtuar Perëndimit për më tepër armë. SHBA, Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera, në total 44, u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare.

Në 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake?

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë (në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes) pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare.

“Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës” – shpjegon AKSHEE për Faktoje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në 16 qershor hodhi akuza ndaj Perëndimit, për armët që dërgon në Ukrainë, duke përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën me alibinë se ato po shiten në tregun e zi. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve hedh poshtë çdo akuzë:

“Referuar eksportit drejt shtetit të Ukrainës, mallrat ushtarake janë marrë në dorëzim nga autoritetet e qeverisë së Ukrainës, të cilët kanë konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet dokumentit zyrtar të marrjes në dorëzim të mallrave, duke përjashtuar çdo mundësi që këto mallra ushtarake të kenë përfunduar në tregun e zi”.

Këtë konfirmim bën edhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Maksim Malaj i cili kujton edhe mbështetje të tjera ushtarake të dhëna prej vendit tonë.

“Shqipëria si çdo vend tjetër aleat i NATOS, garanton si të tjerët jo vetëm ndihmë financiare, por edhe ushtarake karshi vendeve që u rrezikohet sovraniteti. Është një veprim i drejtë dhe ka protokoll të rreptë sa i takon furnizimit me municion dhe armatim. Njësoj u veprua gjatë kohës kur isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe me Afganistanin, ku ne dërguam edhe trupa, edhe municione, madje edhe për të trajnuar forcat afgane, atashuam një grup që quhej ekipi i OMLT”- shpjegon z. Malaj.

Megjithatë në websitin e Interpol, apeli i parë mbi grupet që po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë u dha gjatë një takimi të mbajtur në 22 mars. Kreu i Interpol Jurgen Stock tha:

“Kriminelët përdorin çdo mundësi për të rritur fitimet e tyre të paligjshme dhe jo të gjithë ata që janë dyndur në kufirin ukrainas muajin e kaluar, po e bëjnë këtë me qëllime të mira. Do të nisin të dëgjohen armët ilegale. Ne e dimë këtë nga shumë teatro të tjera konfliktesh. Kriminelët edhe tani kanë nisur të flasin për to, si një objekt i mundshëm përfitimesh”– tha Stock.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Alex says:
    August 14, 2022 at 11:52 am

    po normal qe do I dergoni se thjesht I bindeni Padronit,
    u bene dhe pabreksat shqiptare te behen si trima

    Reply
  • Leka I Madh says:
    August 14, 2022 at 11:59 am

    Fole ti pidhropsh shqipfoles

    Reply
  • Aldrin says:
    August 14, 2022 at 1:22 pm

    Ukraina e paska fituar Luften me “mallrat ushtarake” shqiptare.
    Dhurata duket se i eshte bere Rusise qe te pretendoje rrezikun e armatosjes se Shqiperise, dhe te ngreje Bazen ne Serbi. Pune muti kjo pune, Lufta po na vjen ne dere nga keta kerma qe kemi ne pushtet.
    Shqipot debile flene gjume. Vazhdoni flini. Popull idiot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?