Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025
Ekonomi

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025

Published: April 9, 2026
Shpërndaje

Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur të “mburret” vetëm me rritjen ekonomike, që realisht ka ardhur më shumë nga administrata publike e taksat neto, sesa nga sektorët realë (më përjashtim të ndërtimit e pasurive të paluajtshme që janë flamurtar!).

Strategjia e qeverisë për të nxitur rritjen e pagës mesatare përmes administratës publike nuk duket të ketë funksionuar, teksa rajoni po ecën më shpejt në përmirësimin e të ardhurave nga punësimit të qytetarëve të tyre.

Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë ishte 30-50% më e lartë sesa e atyre shqiptarë, sipas të dhënave që u përpunuan nga “Monitor”, bazuar në statistikat e vendeve përkatëse. Përjashtim bën vetëm Kosova, që ka ende një pagë më të ulët sesa Shqipëria, ndonëse ajo nuk i ka publikuar ende të dhënat për vitin 2025.

- Publicitet -

Sipas INSTAT, në vitin 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 84 mijë lekë, me një rritje prej 10.3% në krahasim me mesataren e 2024-s. E konvertuar në euro, paga mesatare mujore në 2025-n ishte rreth 860 euro. Me gjithë “ndihmën”, që i ka dhënë kursi, paga në vend mbetet më e ulëta në rajon, përjashtuar Kosovën.

Paga më e lartë në rajon në 2025-n ishte në Serbi, me rreth 151 mijë dinarë serbë, ose 1290 euro bruto në muaj, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Serbisë. Serbia ka marrë kryesimin e rajonit, nga e treta që ishte një vit më parë, pasi ka shënuar rritjen më të madhe me 21.7%. Pagat në Serbi janë 430 euro më të larta se në Shqipëri, ose 50% më shumë.

Në vend të dytë ka zbritur Bosnjë Hercegocina, që ishte e para në 2024-n. Paga mesatare mujore bruto që morën qytetarët e këtij vendi në 2025-n ishte 2437 marka, ose 1245 euro, me rritje 13.2%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Bosnjë-Hercegovinës. Një i punësuar boshnjak merr mesatarisht 345 euro më tepër në muaj sesa ai shqiptar, ose 45% më shumë.

Në Mal të Zi, paga mesatare mujore bruto arriti në 1206 euro, me rritje 11.4%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i këtij shteti. Punonjësit në Mal të Zi marrin mesatarisht 346 euro më tepër se ata shqiptarë, ose 40% më shumë.

Maqedonia e Veriut i pagoi punonjësit mesatarisht 68 mijë dinarë bruto në 2025-n, ose rreth 1100 euro, me rritje prej 10%, më e ulëta në gjithë rajonin dhe me shumë pak diferencë me Shqipërinë (+10.3%). Megjithatë, një i punësuar maqedonas merr bruto 240 euro më tepër se ai shqiptar, ose 28% më shumë.

Instituti i Statistikave të Kosovës i publikon me vonesë të dhënat e pagave. Të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2024, ku paga mesatare mujore bruto ishte 639 euro, më e ulëta në rajon.

Ndonëse Shqipëria ka shfaqur shifra të qëndrueshme makroekonomike dhe një rritje ekonomike të kënaqshme në letër, kjo rritje nuk ka ardhur nga shtimi i produktivitetit dhe as nga sektorë që krijojnë vlerë të shtuar të qëndrueshme në afat të gjatë. Ajo është mbështetur kryesisht te zgjerimi i pagave në administratën publike, si dhe te ndërtimi e pasuritë e paluajtshme, që japin efekt të menjëhershëm në tregues, por jo domosdoshmërisht rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe as i japin vlerë të shuar asaj.

Rezultati është një model i brishtë, ku qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta, duke i shtyrë jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën që është intensifikuar së fundmi, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera.

Kjo do të thotë më pak konsum brenda vendit, më pak xhiro për bizneset vendase dhe të ardhura të munguara për buxhetin nga taksat, duke e futur vendin në një rreth vicioz ku rritja ekonomike nuk përkthehet në mirëqenie më të lartë për qytetarët. Përkundrazi, ajo thellon hendekun mes treguesve pozitivë në letër dhe realitetit të përditshëm të familjeve, që paguajnë më shtrenjtë për mallrat bazë, por vazhdojnë të kenë fuqi blerëse të kufizuar.

Në një ekonomi ku konsumi po zhvendoset jashtë kufijve për shkak të çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta, humbjet nuk janë vetëm për biznesin vendas, por për gjithë zinxhirin ekonomik, nga tregtia te të ardhurat fiskale dhe mundësia për të krijuar vende pune më cilësore në të ardhmen, dhe me paga më të larta, çka na bën të humbur në garën rajonale.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?