Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria, vend i varfër, viktimë e SHBA dhe Izraelit”, si reagoi Irani pas dëbimit të diplomatëve në 2018 dhe 2020
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Shqipëria, vend i varfër, viktimë e SHBA dhe Izraelit”, si reagoi Irani pas dëbimit të diplomatëve në 2018 dhe 2020
BoteKryesore

“Shqipëria, vend i varfër, viktimë e SHBA dhe Izraelit”, si reagoi Irani pas dëbimit të diplomatëve në 2018 dhe 2020

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

Shqipëria njoftoi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Nga ky i fundit nuk raportohet ende një reagim zyrtar, por kjo nuk është hera e parë që Irani akuzohet nga Shqipëria se ka dëmtuar sigurinë dhe interesat e vendit.

Para vendimit të sotëm, dy herë, në 2018 dhe në 2020, Shqipëria ka dëbuar diplomatë iranianë nga Tirana, raporton DITA.

Në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia. Dëbimi solli reagimin zyrtar të Teheranit, i cili fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit për dëbimin e tyre nga Shqipëria.

- Publicitet -

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi që thotë se “Irani ka respektuar gjithmonë marrëdhëniet e përzemërta me Shqipërinë”, por kjo e fundit “është viktimë e SHBA dhe Izraelit”.

Irani shtoi në reagimin e vet se Shqipëria nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike të asnjë lloji në Iran.

“Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar atë. Megjithatë, ne e dëshmuam protestën tonë të ashpër përmes kanaleve të tjera”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit.

Ai tha se Irani hapi ambasadën e tij në Tiranë rreth 30 vjet më parë, por “për shkak të problemeve të rënda ekonomike Shqipëria nuk mund të hapte një ambasadë në Teheran”.

Duke e quajtur sjelljen e Tiranës ‘të papranueshme’ dhe ‘të dënueshme’, ai tha se ky veprim është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm “për të sabotuar marrëdhëniet e Iranit me vendet europiane”.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha nga ana e saj se kishte dëbuar dy diplomatët iranianë të dyshuar për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit”.

Edhe në 2020, Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë, reagimi nga Irani ishte i njëjtë, duke fajësuar SHBA-të.

“Shqipëria ka bërë shumë gabime. Në sugjerojmë që ata mos t’i lidhin mardhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur” – ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme në Teheran.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Populli says:
    September 7, 2022 at 9:38 pm

    Foli njeriu i Perëndisë që nuk njeh kufijt e Shqipërisë !?
    “Vend i vogël djallëzor” e quajti ai Nënën tonë Shqipëri, ngatërron politikën me vendin dhe popullin. Dje thashë: lëre njeriun e Perëndisë se e ka nga halli dhe fundja përgjigje mori nga Qeveria. Po sot kur kujtoj ca si ai, sivëllezërit e tij me veladon apo çallmë, që i kemi brenda në vend apo në kufi thashë përsëri: pa i thënë dy fjalë nuk mund të rri sepse balta që na hodhi ngjit më mirë tek ai dhe soji i tij.
    Fjala “djallëzor” nuk lidhet me aleancat se dihet botërisht që çdo shtet është i lirë të zgjedhë aleatët e vet me kauz dhe interesa të njejta, siç bën edhe Irani. Djallëzorë janë vëllezërit e Xhozefit që zbatuan planin e tyre në pabesi për zhdukjen e vëllait të tyre. Kështu bënë edhe vëllezërit e kurdëve që e zhdukën komplet nga harta Kurdistanin duke e ndarë midis tyre dhe tani ai ekziston i ndarë në 4-5 territore: Kurdistani Iranian, Kurdistani Turk, Kurdistani Sirian, Kurdistani Irakian e më tej të shpërndarë ku i çoi fati, afër 30 milionë njerëz. Edhe sot kurdët autoktonë aty ku banojnë, shumica myslimanë, që vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore po shtypen mizorisht nga vëllezërit e tyre të të njejtës fe, myslimanë. Drejtësia do ta bëj të vetën sot apo nesër. Kombet e coptuar do të bashkohen që të vazhdojnë rrugëtimin në paqe me të tjerët. Po faktet historike do të shkruhen siç ndodhin dhe ky rast është tipik pangopësi e vepër djallëzore e disa autoriteteve më të larta fetare në bashkëpunim me njëri tjetrin jo vetëm atje por edhe tek ne edhe gjetkë, vazhdë e një historie të hidhur që duhet ndryshuar. “Miqësia të shkojë e të vijë secili në vendin e tij.” Populli.
    Irani sulmon Shqipërinë: Vend i vogël djallëzor, në shërbim të SHBA, Dita 8, 2020.
    ~~~~~

    Reply
  • Faruku i larte says:
    September 8, 2022 at 10:37 am

    Iranianë, komb i fikur, pa gjak, si rreptile hileqare dritëshkurter nuk njohen Kosoven martire ! Budallenjt e bardhe me floke te zinj, nuk e kuptojne se Shahun Reza e rrezuan vete USA per te ndalur modernizimin e Iranit me menyre klasike si Anglia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?