Shqipëria po vijon të vuajë nga hemorragjia e popullsisë edhe pas më shumë se 30 viteve tranzicion, ku po dominon largimi i të rinjve. Të dhënat e Eurostat treguan se vetëm në vitin 2024 kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian rreth 44 mijë shqiptarë.
Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n. ritmet e emigracioni u përshpejtuan pas pandemisë.
Eurostat ka publikuar dhe të dhënat e detajuara sipas grupmoshave, të personave që janë larguar nga Shqipëria në 2024-n. sipas përpunimeve të “Monitor” është i dukshëm dominimi i të rinjve. Grupi kryesor që ikin janë midis 25-29 vjeç, me mbi 6 mijë persona, ose 14.3% të totalit. Pas tyre vijnë të rinjtë e moshës 30 deri në 34 vjeç, me 13% të totalit.
Dukuri e fortë është dhe largimi i familjeve të reja, me fëmijë të vegjël, teksa grupmosha nën 15 vjeç përbënte gati 18% të të larguarve.
Në total, 62% e personave që kanë ikur emigrantë në vitin 2024 ishin nën 35 vjeç. Një pjesë e rëndësishme vitale dhe me përvojë e tregut të punës gjithashtu po preferon të largohet, me grupmoshën 35-49 vjeç që përbënte 20% të të ikurve.
Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se ka një ulje të moshës së emigracionit. Psh në 2019-n, grup mosha kryesore që emigroi ishte ajo midis 30-34 vjeç, me 15.6% të totalit.
Largimi i të rinjve është një nga arsyet kryesore që ka bërë që mosha mediane, (ajo që e ndan popullsisë përgjysmë), të rritet me ritme shumë më të shpejta se në Bashkimin Europian. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se Shqipëria kishte një moshë mediane 44.3 vite në 2025, shumë afër mesatares europiane prej 44.9 vitesh.
Në 2015-n, mosha mediane ishte 34.7 vjeç. Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.
Ikja e grupmoshës riprodhuese ashtu dhe nga ndryshimi i stilit të jetesës kanë bërë që dhe lindjet të bien ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425 lindje.
Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, largimi i të rinjve, që po vazhdon me ritme të larta dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua.
Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale, që nuk po merret aspak seriozisht nga qeveria, përkundrazi kjo e fundit po përhap narrativen që emigracioni ka ndalur dhe tashmë dominojnë kthimet, kur po ndodh tërësisht e kundërta.
Të dhënat e INSTAT për emigracionin neto, që mat diferencën mes atyre që kthehen dhe atyre që ikin ështe negativ, me personat që ikin të cilët përbëjnë më shumë se dyfishin e atyre që kthehen. Në vitin 2024 migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023. Në vitin 2025, ndonëse me rënie, treguesi mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.

Monitor.al

Po le te ikin thone Rama dhe Berisha, qafen thyefshin! Lufta ne Iran, sido qe te perfundoje, do sjelle miliona refugjate, Europa perendimore eshte e mbushur me ata qe sollen lufterat ne Siri, Irak, Afganistan, Ukraine etj. dhe nuk ka me kapacitete dhe as mbeshtetje ne popull (vetem ne Gjermani jane me shume se 1 milion siriane dhe po aq ukrainas e afgane). Partite e djathta jane fuqizuar se tepermi dhe ardhja e emigranteve te tjere nga Irani, do sillte ardhjen ne pushtet te ketyre partive. Dhe ketu del roli i planifikuar prej kohesh i Shqiperise: Rama hap dyert per emigrantet, Europa mbyll syte per gjithe korrupsionin e tij dhe Berishes dhe eshte gati te paguaje miliarda per strehimin dhe ushqimin e tyre ne Shqiperi. Miliona apartamente bosh apo ne ndertim ne Shqiperi jane gati per ta, ushqimi importohet, shqiptaret e paket qe kane ngelur punesohen me rroga te majme si punonjes sociale dhe rregullatore te ketij procesi, te tjeret qe jane jashte duan apo nuk duan kenaqen me qirane qe do tu paguhet per apartamentet dhe shtepite bosh, qe shteti me nje ligj emergjence lejohet qe t’ua sekuestroje per perdorim, pastruesit e parave te pista ne beton marrin per apartamentet dhe biles edhe vilat bosh te pashitura para te pastra drite permes qerase. E pra te gjithe perfitojne, biles edhe fqinjet tane qe na duan aq shume, sepse Shqiperia mbetet vetem nje nocion gjeografik.
Te gjithe te rinjte duan te ikin, mjaft tu jepet rasti e te gjejne nje mundesi. Nuk jane emigrante per arsye ekonomike . jane te ikur qe kerkojne Azil aty ku shkojne e kjo shpjegon gjithcka. Eshte shpopullim qe ky vend nuk e ka perjetuar as nga lufterat as nga pushtuesit nder kohera.
Dhe shumica nuk jane keq nga gjandja, perkundrazi. Por ikin se ndjejne mungesen e shtetit, te ligjit. Ndjejne mungesen e prespektives ne nje vend te shkare prej kohe ne nje auroritarizem ku gjithcka nga punesimet, emerimet kryhen me urdher Partie-shtet si dikur nga Komitetet e Partise. Ikin pa kthim jo si ne 1991 kur mbanin koken pas. Tashme ikin familjarisht,.
Tani ndajeni mendjen! Po kthehen apo po ikin?
Se para nja sy javesh plasi optimizmi.
Na tregoni daten kur do te mbahet protesta mbare katundare e vicitolisteve,qe sepaku ta ikim nga Tirane,se polici,drejetesi,nuk ka per te mbajtur qetesinev pyblike?
Ikin se per 36 vjet nuk e beme dot Shqiperine si Evropa, se elitaret tane nuk e kishim mendjen ta benin Shqiperine por se deshin te vidhnin e te shkateronin per veten e tyre.
Por e keqja me e madhe eshte se keta qe ikin po e bejne Evropen si Shqiperia. Dhe akoma me keq, se ne Shqipetaret pas kesaj themi “keshtu eshte edhe ne Evrope, ndaj cfare ndodh ne Shqiperi, eshte si ne Evrope, dhe s’ka nevoje per ndryshim”
Shqiperise i mjaftojne 1 milion banore te Ramdaduros se PS dhe 1 milion te Khameneit te PD-se.
“Bravo” Humoristi, ke nje humor shume te thelle, aty aty me Ramen !
VO:
– Shqipëtarët do të ikin e vijnë si në gjithë botën..
-Ikin militantët e PD-së pasi me SALIUN NUK VIJNË NË PUSHTET KURRË..KURRË..
– RAMA I KA TË VETËT NË PUNË NË BASHKI,DIGASTERE..MBI 80 %.!
-NGA DREJTËSIA SELEKTIVE QË NUK ZGJIDH PROBLEMET E QYTETARVE,MBI 200.000 DOSJE PA GJYKIM..QË PARABURGOS VETËM MAJTAS..
-NGA HELMI PËRDITSHËM QË NXJERR NON GRATA NË SHQUP,MEDJE,PPE TË DJATHTA EKSTREMISTE.
Per budallain e mira eshte te mos hap gojen. Keshtu qe jo te gjithe do ta dine qe eshte budalla.
popull i tredhur, voton hajdut dhe largohet me gomone
Po’ pse u hape me boten? Per te ndenjur ne Shqiperi? Po Shqiperine pse e rrafshuar? Per te punuar ne Shqiperi? Keni pare gje te ndertohet uzinat e fabrikat per te hapur pune massive?Mos duhet qe nje inxhinier, arkitekt,biolog,kimist,etj,etj te punesohen kamarier dhe pastruesit hotelesh? Domosdo qe do te ikin. Pervoja ime ma verteton kete mendime qe cfaq… Punova, jetova, nxorra ne jete dy femijet. Sot Jane mjeke, nje ne Shqiperi, nje ne Itali Dhe jetojme me dinjitet. Sa ka si une? Plot, te gjithe qe shkuan per pune jetojne te tille. Duhet te kuptoj e politika dhe Ata qe I bejne hyzmet politike. Nese duan, ndertoni Shqiperine, nese doni pastrim parash vazhdoi me gratacielat dhe investitore strategjike qe per te zgjeruar pronta e pastruar parate E Droges hapin resortet lluksoze.