Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që nuk kanë dorëzuar ende zarfat me votën e tyre të përshpejtojnë me procesin. Ai theksoi se fluksi është i lartë, por ditët po shkurtohen.

“Të premten gjithçka duhet të ketë përfunduar”, deklaroi Kreu i Qeverisë, duke nxjerrë shifrat e zarfeve të dorëzuara deri më tani nga shqiptarët që jetojnë në shtete të ndryshme të botë,
Rama thekoi se shqiptarët e Italisë janë në krye me 74%, ndërsa ata të Greqisë janë më mbrapa të gjithëve me 39%.
“Janë edhe 36 mijë zarfe të padorëzuar, por ama ka akoma kohë. Mos prisni që të vijnë t’ua marrin por kthejini mbrapsht në pikën postare të DHL-së, nga Gjermani 72% por janë ende 7000 të padorëzuar, bëni një përpjekje të fundit”, deklaroi Kryeministri.
”Jemi në një situatë ku është inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim me një sërë vendesh të tjera, por si hera e parë duhet të jetë shumë më e lartë, besoj unë.
Amerika mbresëlënëse 70%, por janë 5500 pa dorëzuar, Britania e Madhe më pak me 59% me 7000 të padorëzuara ende. Të tjerat në total kanë shifër inkurajuese 88%, rezultojnë të jenë në total rreth 15 mijë të dorëzuara nga 17000 të shpërndara. Janë edh 1300 e ca që janë në duart e juaja, që jeni larg.
Po sikur ju the te mos dalin. Tani po ju thua forca dilni?
Une nuk e marr vesh, keni ikur prej andej,
pikerisht nga shkerdhatokracia e Berishes
dhe Ramiut, dhe beheni copa te mbushni
kutite me vota. Te mbushni salla me
duartrokitje si mbushesa topi, a nuk jane
edhe keta, kopja e shemtuar e Laverit?
Po mire kur u shua Fanari i gerdalles se
pare, po me keta, s’keni zene mend o
trushpelare?!
Se mos i pyesin njerezit keta. keta vetezgjidhen, zgjedhin kandidatet dhe pastaj ju thone njerezve shkoni hidhni ate fleten te ajo kutia me ata qe kam para zgjedhur une. E c’fare zgjedhin njerezit, thjesht opingat e Sheros. Legjitimojne maskaraden qe quhen votime, sepse kane dhe guximin te thone me vone, ju i zgjodhet ata qe zgjodha une. Prandaj duhet dhe bojkoti masiv. Te pakten mos te kene goje e te thone ju na votuat.
Greqia dihej se eshte majtas,sherbimi Grek ka punuar mire,ashtu si bene ne PPE qe organizuan takime per Berishen.