Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtatë arsye pse të huajt po investojnë në Tiranë për pasuri të paluajtshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtatë arsye pse të huajt po investojnë në Tiranë për pasuri të paluajtshme
AktualitetEkonomi

Shtatë arsye pse të huajt po investojnë në Tiranë për pasuri të paluajtshme

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht 2022, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 5.667.121 shtetas të huaj, 29,3% më shumë se sa vitin e mëparshëm. Qëllimi kryesor i vizitës së tyre ka qenë për arsye personale ose për arsye pushimesh si dhe me qëllim investimin në sektorin “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”(29,6%).

Ky është dhe aktiviteti më i madh që solli investime të huaja në vend në 2 vitet e fundit, me një rritje deri në 24% të totalit. Pasuritë e paluajtshme u bënë për herë të parë, aktiviteti i dytë në vend për nga rëndësia e investimeve të huaja, me 18.5% të totalit

Përgjatë 2022 është shtuar edhe më shumë interesi i këtyre vizitorëve për të blerë një pronë rezidenciale në Shqipëri, interesin me të lartë e ka bregdeti, por edhe Tirana.

- Publicitet -

Të huajt që janë të interesuar për të investuar në Tiranë, vijnë kryesisht nga Italia, Polonia, Cekia, Gjermani dhe SHBA.

1. Një nga arsyet me kryesore se pse të huajt zgjedhin të investojnë në Tiranë, janë investimet industriale. Ndertimi i kapanoneve apo magazina per te zhvilluar aktivitet industrial prodhimi. Ky sektor vitet e fundit ka marrë zhvillim të vrullshëm pasi krahu i punës si per punonjesit e pa kualifikuar ashtue edhe per ata te kalifikuar është ndër më të lirat në tregun global.

2. Të rëndësishëm investimin në Tiranë e bën edhe kërkesa e lartë për qira-marrje, qofshin apartamente për banim, vila në rezidencat periferike të qytetit apo edhe njësi tregtare e zyra. Kërkesa ka gjetur një rritje mjaft të madhe vitet e fundit duke bërë të mundur edhe rritjen e çmimit të qiradhënies. Edhe pse kthimi nga investimi nëpërmjet qiradhënies nuk është ndër bizneset me kthimin më të shpejtë, faktori siguri e bëjnë atë një nga arsyet më kryesore të investimeve në Tiranë.

3. Element tjetër për t’u theksuar ne investimet imobiliare ne Tirane është rritja e vlerës së pronës, e cila ka ardhur në rritje që prej vitit 2007. Në zona të caktuara të kryeqytetit, kryesisht qendra apo zonat e urbanizuara, brenda vijes se verdhe, kemi pasur rritje me 3 shifra në përqindje, ku aktualisht çmimet per pasurite rezidenciale arrijnë deri në 3,500 eur/m2. Nderkohe qe ne shume qytete te europes cmimet kane nje rritje mjaft te ngadalte.

4. Taksat e ulëta, thuajse inekzistente për pronat, madje dhe në rastet e qiradhënies taksat mbulohen kryesisht nga klientët marrës. Në Tiranë mund të kesh në pronësi blloqe të tëra dhe taksat që të duhet të paguash për to jane te papërfillshme, krahasimisht me tregjet e mëdha Evropiane apo me fqinjët tanë. KJo si pasoje e paketes fiskale se aplikuar nder vite, e cila e ben sektorit nje nga me fitimpruresit ne vend.

5. Cilësia e ndërtimit, sidomos në objektet e reja që ndërtohen në Tiranë nga 2015 e në vazhdim është rritur ndjeshëm. Nuk kemi asnjë objekt pa fasadë të kuruar (sistem kapot, e vendtiluar, etj) , me instalime dhe izolim të cilësisë më të lartë duke respektuar normat dhe standardet Evropiane në këtë drejtim. Markat më të njohura të lëndëve të para janë prezent prej vitesh në vend, por me një rritje shumë të lartë në faturimin e tyre si pasojë e orientimit gjithmonë e më shumë drejt materialeve cilësore të investitorëve zhvillues të këtyre ndërtimeve në Tiranë si dhe për shkak të faktorëve të tjerë ekonomikë në vitet e fundit.

6. Tirana është Shqipëria, e gjithë ekonomia është e përqëndruar këtu, të gjitha shkollat janë të përqëndruara këtu sëbashku me facilitet si spitale, qendra tregtare etj ku çdo klient i huaj që do të vijë për të jetuar, vetëm apo me familjen, do të ndihej komod me jetesën në Tiranë. Kjo se bashku me koston e ulet te jeteses si dhe klimen mjaft te favorshme krahasimisht me vendet e tjera te Europes.

7. Pozicioni gjeografik midis Aeroportit kryesor të vendit, Portit të Durrësit që është një nga portet më të mëdha në Ballkan si dhe largësia 2-3:30 orë larg me te gjitha pikat kufitare, e bëjnë Tiranën një nga opsionet më të mira të investimit në vend.

Sa më sipër, por jo vetëm, janë faktorë që kanë rritur interesin e të huajve për të investuar në pronat e paluajtshme në Tiranë këto vite të fundit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Aldrin says:
    October 7, 2022 at 1:55 pm

    cmimet naftes dhe benzines u rriten ndjeshem
    Cmimet e ndertimeve jane rritur ndjeshem
    Te ndjeshme cmimet, te ndjera
    Ndjellanake
    ndjeresore
    tere ndjenje
    Ta them une pse rriten cmimet, kaq shume?
    Pa ndjenje fare
    Rriten se pastrohen parate e kontrabandisteve te shtetit qiptar
    Rriten se qiveria e Gjiknurit, Ahmetes, Ramutit, Fushes, Gjanes, Kastratit, Gjikurise, ka hedhur parate e shtetit ne ndertime dhe rruge, dhe e marrin fitimim maramendas,
    Populli qipkar ha berrylin deri ne rreze.
    Kjo eshte pjesa e ndjeshme..

    Reply
  • Detari says:
    October 7, 2022 at 3:23 pm

    nuk investon njeri me gjithe ato xhami dhe pellitje arabesh mos u lodhni kot, vetem afghan dhe turq do keni.

    Reply
  • sapa says:
    October 7, 2022 at 3:29 pm

    Investim aty ku edhe vazo lulesh te blesh ti bejne mbivendosje?genjeni dicka tjeter por jo kete!

    Reply
  • popull i marum says:
    October 7, 2022 at 6:18 pm

    vetem nje arsye ka korupsioni dhe shfrytezimi i krahut te punes se papaguar per puntoret vendas deri sa edhe ate te ikin e mos ngelet asnji per arye te pages qe smbushin dot barkunme buke…!!!!

    Reply
  • Asd says:
    October 8, 2022 at 5:08 am

    @Aldrin
    E ke shpjeguar thelbin me mire se artikulli qe rreket te vertetoje idiotesira dhe hamendesime. E verteta eshte qe per ndertime sherben droga, pastrimi i parave dhe parate publike. “Bleresit” nuk kane asnje rendesi sepse “shitesit” as qe jane te interesuar per shitje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?