Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë
KronikeLajmi i fundit

Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë

Published: February 24, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme i kërkon gjykatës kalimin për gjykim të pesë shtetasve sirianë dhe dy alegjerianëve, të cilët akuzohen si drejtues të dy grupeve kriminale për trafikun e qënieve njerëzore nga Greqia në drejtim të vendeve të BE-së.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën më 24 shkurt përfundimin e hetimeve paraprake dhe paraqitjen e kërkesës për gjykim ndaj pesë shtetasve siriane dhe dy algjerianëve të akuzuar për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë, ndaj të cilëve hapën zjarr kur ishin në aksion, ngjarje e ndodhur më 25 maj të vitit të kaluar. Po ashtu, akuzohen se tentuan të vrasin dhe dy persona të tjerë.

Të pandehurit për të cilët kërkohet gjykimi janë dy algjerianët Sultan Lakdar Grimash dhe Ayoub Bahhoo, si dhe pesë sirianët Muhammed Radawn, Muhamed Shehab, Rabi Lqadi, Muhammed Nasir dhe Nagid Alabdalah.

- Publicitet -

Sipas prokurorisë, këta persona janë pjesë e dy grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me shkallë të lartë organizimi, të strukturuara dhe me ndarje të punëve. Nga hetimet ka rezultuar se gjatë vitit 2023, në kufirin e gjelbër Morinë mes Shqipërisë dhe Prizrenit të Kosovës, ata kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në njoftim thuhet se të pandehurit Sultan Grimash, Rabi Ladqi, Muhamed Radawn dhe Muhamed Shehab, rezultojnë të kenë jetuar në Shqipëri të paktën duke filluar nga viti 2019. Ata janë kapur gjithashtu disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke pretenduar se edhe vetë janë emigrantë.

“Të pandehurit, të paktën përgjatë vitit 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme nga kufiri në mënyrë të vazhdueshme. Kanë mbajtur dhe përdorur armë luftarake, kanë bashkëpunuar me persona me shtetësi shqiptare, kosovare dhe persona të tjerë të huaj duke organizuar kalimin e paligjshëm në disa raste përgjatë këtij viti,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet është konkluduar se dy grupet siguronin transportin për emigrantët që hynin në tetrritorin shqiptar nga Greqia apo Maqedonina e Veriut, si dhe bënin të mundur kalimin e tyre në mënyrë të paligjshme nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës, për në Serbi dhe me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Udhëtimi i emigrantëve përtej Serbisë është konstatuar se organizohet nga grupet e tjera, sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të akuzuar kriminal. SPAK sqaron se këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, duke filluar që nga vendi i origjinës, e duke vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi e Gjermani.

“Në ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal pjesëtarët e grupit shfaqen të dhunshëm, duke kulmuar kjo me ngjarjen e datës 25 maj 2023, ku në fshatin ‘Morinë’, Kukës, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë të strukturave vendore Kukës…”, thotë SPAK./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “SASPAC”, Ermal Kurtulaj del nga qelia
  • Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Kemi nisur verifikimet
  • Detaje nga propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Komentet e Fundit

  1. Shef on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Pleshti on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  3. demo on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  4. Gazep Dapi on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Pleshti on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?