Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë ndryshon faqen zyrtare të COVID-19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shtëpia e Bardhë ndryshon faqen zyrtare të COVID-19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit
BoteLajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë ndryshon faqen zyrtare të COVID-19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Published: 21 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet.

Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19, nga e cila kanë vdekur më shumë se 7 milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe muajin e fundit ka pasur mijëra vdekje të lidhura me COVID.

Presidenti Donald Trump shkruan në një faqe të rishikuar qeveritare se pandemia ka filluar nga një rrjedhje në laborator në Wuhan, Kinë. Faqet covid.gov dhe covidtests.gov dikur ishin të lidhura me një portal që ofronte informacion të dobishëm rreth mënyrës së porositjes së testeve dhe detajeve për virusin.

- Publicitet -

Tani faqja mban titullin “Lab Leak” (Rrjedhje nga Laboratori) dhe përfshin një imazh satelitor të qytetit Wuhan, aty ku filloi përhapja e COVID. Faqja pretendon se përshkruan “origjinën e vërtetë të COVID-19”.

Shtëpia e Bardhë shkruan se “The Proximal Origin of SARS-CoV-2” është “përdorur në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e shëndetit publik dhe mediat për të diskredituar teorinë e rrjedhjes nga laboratori” dhe se ishte “nxitur nga Dr. Fauci për të promovuar narrativën e preferuar se COVID-19 ka origjinë natyrore”.

Ka pesë pretendime që Shtëpia e Bardhë përdor për të mbështetur teorinë se pandemia e COVID-19 filloi nga një rrjedhje në laborator. Ata pretendojnë se:

– “Virusi ka një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë.”

– “Të dhënat tregojnë se të gjitha rastet e COVID-19 rrjedhin nga një hyrje e vetme te njerëzit. Kjo bie ndesh me pandemitë e mëparshme ku kishte disa raste kalimi nga kafshët te njerëzit.”

– “Wuhan është shtëpia e laboratorit më të rëndësishëm të kërkimit për SARS në Kinë, i cili ka një histori të zhvillimit të kërkimeve të tipit gain-of-function (ndryshim gjenesh dhe fuqizim i organizmave) me nivele të pamjaftueshme sigurie biologjike.”

– “Studiues të Institutit të Virologjisë së Wuhan (WIV) ishin të sëmurë me simptoma të ngjashme me COVID në vjeshtën e vitit 2019, muaj para se COVID-19 të zbulohej në tregun e kafshëve.”

– “Sipas pothuajse të gjitha standardeve shkencore, nëse do të kishte prova për një origjinë natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë. Por nuk janë.”

Edhe pse ende nuk ka një konsensus të qartë për mënyrën si filloi pandemia, shumë shkencëtarë besojnë se ajo u shfaq në një treg kafshësh të egra në Wuhan. Shkencëtarë të shumtë kanë studiuar dhe tentuar të identifikojnë burimin e saktë të pandemisë, dhe një studim i botuar në shtator 2024 nga biologët e njohur Michael Worobey dhe Angela Rasmussen tha se pandemia është gjurmuar në Tregun e Peshkut me shumicë Huanan.

“Ky treg nuk ishte thjesht një vend ku virusi mbërriti pasi ishte përhapur në Wuhan”, tha Worobey për NPR. “Ka tregues shumë të qartë që aty ndodhi kalimi me sukses dhe filloi përhapja nga njeriu te njeriu.”

Ndërkohë, një tjetër studim i botuar nga më shumë se 20 shkencëtarë në revistën shkencore të rishikuar Cell deklaron se asnjë epidemi nuk është shkaktuar nga arratisja e një virusi të ri, dhe nuk ka të dhëna që sugjerojnë se Instituti i Virologjisë në Wuhan ose ndonjë laborator tjetër ka punuar me COVID-19.

Ndryshimi i faqes covid.gov është vetëm një nga veprimet e fundit të administratës Trump për të ndryshuar informacionin publik në lidhje me agjencitë federale dhe temat përkatëse.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • Phoenix thotë:
    21 Prill, 2025 te 8:12 am

    Covid-19 ishte nje Operacion Psikologjik i kordinuar Globalisht, per te avancuar axhenden 2030 dhe para pergatitur njerezit per helmin qe e quajten Covid Vaksine. Ishte totalisht nje mashtrim i super paguar, i cili u be i mundur nepermjet Qeverive te telekomanduara, kontrollit te Mediave, kontrollit te sistemit shendetesor e me tej. Nuk ekziston ky Virus. dhe eshte qesharake qe ende po perpiqen qe ta faktorizojne duke na nxjere perralla me rjedhje nga Kina. Kjo eshte e verteta. Mashtrimi shkon shume thelle, sepse ata krijuan ambjentin psikologjik duke u pjerdhur trute njerezve per ekzistencen dhe rrezikshmerine e tij. Ka ende Idiote qe besojne se Covid-19 ekziston, nderkohe qe nuk ka asnje prove se eshte izoluar si virus.

    Përgjigjiuni
  • Arben thotë:
    21 Prill, 2025 te 8:37 am

    arme biologjike, njesoj si Gripi Spanjol-19 (1919), qe doli nga laboratori i Texas dhe beri kerdine ne europe

    Përgjigjiuni
  • Trapajane hesapi thotë:
    21 Prill, 2025 te 9:32 am

    Institution Wuhan, gjithenje sipas shtypit te kohes, eshte ne lidhje te ngushte kerkim ore shkencor me nje institute kanadez qe eshte filial I nje institution amerikan ne Nevada.. Ministri I jashte I kines ne kohen e deklaratave akuzen, iu pergjegjesine SHBA per te bere hetime ne instituting Nevada. Nga Ana e SHBA vetem heshtje. Pse?

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    21 Prill, 2025 te 10:16 am

    Ja dhe nje prove tjeter, qe verteton se Covid-19 si emertim, fsheh nje axhende sinister specifike. C O V I D = ( Certification Of Vaccination Identification ). Numrat 1 dhe 9 qe bejne 19 po te vini re ne alfabet jane. Numri 1 i cili korrespondon ne germen A, kurse numri 9 Korrespondon ne germen I. Ti bejme bashke. Certification Of Vaccination Identification by AI ( Artificial Inteligence ). Me pak fjale Identiteti i unifikuar digital, i manaxhuar nepermjet Inteligjences Artificiale. Ky eshte dhe themeli i axhendes 2030 e cila quhet dhe ndryshe, Sustainable Development.

    Përgjigjiuni
  • Sinqeritet thotë:
    21 Prill, 2025 te 12:12 pm

    Phoenix,a i ke pare videot ku kinezet nuk gjenin vend per te afermit ne krematoriume dhe largimin e francezeve nga Wuhani ?

    Përgjigjiuni
    • Phoenix thotë:
      21 Prill, 2025 te 8:30 pm

      Video me Regji Made In China, qe te benin miletin te besonte ne nje Armik te padukshem e Vdekjeprures, une nuk shikoj. Ashtu si nuk pashe dhe videot e inskenuara ne Itali, ku kishin vendosur ushtrine autokolone qe te bente parade me arkivole bosh, apo ne Brazil ku kthyen plazhet ne varreza e i mbushen me kryqe, se gjoja nuk kishin ku ti varrosnin te ” vdekurit ” .

      Përgjigjiuni
    • Phoenix thotë:
      21 Prill, 2025 te 8:47 pm

      Une e thashe dhe e them prape, se iluzioni i Covid-19 dhe frika te njerezit, u krijua nga ushtria e mirepaguar Mediatike, koordinimi i qeverive te shitura te WHO dhe vrasjet e te moshuarve dhe semureve kronike me Respiratore, Midazolam, Morfine dhe Remdesivir, kudo neper Spitale dhe Azile ne Perendim. Parate ishin te majme per ata Mjeke e Personel qe hidhnin vallen. Kjo ishte para ” Vaksinave “, se pasi doli arma biologjike dhe filluan e injektuan njerezit, shume filluan te Vdisnin, dhe nuk ishte nevoja me qe ti mbysnin neper Spitale per Certifikate vdekje Kovidi. Le te dale nje Mjek e ta mohoj kete, pavaresisht se ata heshtin per keto krime, sepse u kercenuan me heqje nga puna apo me rivokim te licenses.

      Përgjigjiuni
  • Gezim Kulufi thotë:
    21 Prill, 2025 te 1:35 pm

    @Phonix: Ajo cfare te rekomandoj eshte te gjesh libra shkollore te fillores dhe 8-vjecares se kohes tone te atehershme, dhe te mesosh per viruset e zakonshme gripale (ne forme krimbi) dhe ato koronale (ne forme te rrombullaket). Kjo si fillim. Pastaj mund te thellohesh ne tekste me te avancuar, qw tregojne per viruset, bakteriet, etj.. Ky lloj virusi koronal i izoluar ne dhjetor 2019 ne Kine, dhe ne janar ne Europe, i quajtur covid, ka patur disa karakteristika paksa me te ndryshme nga virusi koronal i izoluar prej viteve ’60 tek lakuriqet e nates dhe tek disa kafshe te tjera, si dhe ne mocale te ndryshme. Gjithashtu mendohet se ky virus (me karakteristika perpunuese laboratorike) eshte shfaqur ne vjeshten e 2017-es ne Gjermani dhe vazhdoi deri ne pranvere-veren e 2018-es, duke marre me dhjetra jete te moshuarish (behet fjale -sipas TV- per qindra mijra njerez, nw fakt). Pra viruset koronale ekzistojne dhe jane me rezistente nga ata te zakonshmit. Se nga cili laborator ka dalw ky lloj virusi i perpunuar, kete nuk e dime, por gjasat me te medha jane te kete dale nga ndonje laborator perendimor dhe jo i Kines, sepse Kina do te shesi mallra dhe jo te paksoje konsumatoret perendimore, ndersa perendimi don te ndali ekspansionin ekonomik kinez.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike
  • Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim
  • Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. TRENI në Çfarë fituam në 11 maj
  3. Abdul Dibra në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  4. chp në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  5. chp në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?