Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës të dhjetëra civilëve si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Rafah, por tha se nuk planifikon ndryshim të politikës si rezultat i veprimeve të Izraelit. Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve më 28 maj se Izraeli nuk ka shkelur “vijën e kuqe” të presidentit Joe Biden, për ndalimin e armëve sulmuese në të ardhmen, sepse sipas SHBA-së, nuk do të nisë një pushtim tokësor në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës.
Biden ka deklaruar më herët gjatë muajit se do të kufizonte furnizimet me armë për Izraelin, nëse ushtria e këtij shteti do të hynte në qendrat e banuara të Rafahut.
“Gjithçka që mund të shohim na tregon se ata nuk po lëvizin drejt një operacioni të madh tokësor në qendrat e banuara në qendër të Rafahut”, tha Kirby.
Nga sulmi izraelit i së dielës, shumica e të vrarëve ishin duke u strehuar në tenda. Biden dhe këshilltarët e tij të lartë vazhdimisht kanë paralajmëruar izraelitët që të mos kryejnë operacione në shkallë të gjerë në Rafah, pa një plan për të ofruar siguri për civilët e pafajshëm. Megjithatë, administrata Biden e bëri të qartë se nuk do të kufizojë të paktën jo menjëherë mbështetjen për Izraelin për shkak të sulmit.
Udhëheqësit e tjerë botërorë kanë dënuar ashpër sulmin në Rafah. Incidenti në këtë qytet në jug të Gazës ndodhi vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që t’i japë fund ofensivës së tij ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2. 3 milionë banorësh e Gazës është strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të jenë në Rafah, përderisa shumë të tjerë janë larguar.
Kirby tha se Biden “nuk merr vendime bazuar në popullaritet apo sondazhe të opinionit publik të realizuar këtu [SHBA] apo në mbarë botën”, por e pranoi që nuk është në interesin e SHBA-së apo “të partnerit tonë, Izraelit, që ai të izolohet edhe më shumë” në skenën botërore. Ai dënoi humbjen e jetës së civilëve, që e cilësoi si të “tmerrshme”. Kirby shtoi se SHBA-ja po monitoron rezultatet e hetimit izraelit për sulmin.
“Ne e kuptojmë që ky sulm la të vrarë dy krerë të lartë të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian] të cilët ishin drejtpërdrejtë përgjegjës për sulmet”, tha Kirby, duke shtuar se Uashingtoni ka thënë shpesh që Izraeli duhet të ndërmarrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur jetën e të pafajshmëve.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite deri më tani në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 persona.
REL

Sorry:Populli Palestines po piqet gra dhe femije te pafajshem! Izraelitet te gjejne fajtoret e vertete other way ky eshte krim i pafalshem!
Ju jeni basshkfajtor në genocid.
Nuk ka dhe nuk do të ketë ndonjëherë ndryshim të politikës së Uashingtonit ndaj Izraelit edhe sikur ky i fundit t’i zhdukë palestinezët nga sipërfaqja e botës. Gjejeni se pse!
Sepse USA eshte prone e Kabalisteve Bankiere Cifute. Qe ne 1913-en ky muhabet. Te gjitha Bankat qendrore Nacionale ne Bote, jane prone e nje dore dhe karteli Global. Kur krijon parane nga hici, ke mundesi te palimitueshme qe te blesh e shesesh c’do lloj plehre ne kete Bote. Kjo eshte dhe ajo qe nuk kuptojne shumica e njerezve, se si nje grup i vogel, kontrollon gjithe shoqerine njerezore ne kete Planet. C’do gje tjeter eshte thjesht teater.
I je afruar shumë së vërtetës o Feniks. Po shtoj se në Amerikë ka mbi 6 milionë çifutë që… (Kam shumë për të thënë dhe shkruar por nuk po e zgjas më se jam frikacak).
Sulmi i Hamasit mbi izraelin ishte kaq i befte,djallezor,vrases,i rrufeshem,,sa arriti te tribloje te gjithe mbrojtjen Shteterore dhe te pushtoje per pak minuta kryeqytetin e Izraelit Tel-Aviv. Bene kerdine ne popullsisne civile dhe askush kishte force ti ndalonte..Rrembyen njeres,gra e femije dhe LEPURI HIPTE VETE NE QERRE..iZRAELITET U PARALIZUAN.
Tanket e tmerrshem te Izraelit u kthyen ne qerre qe femijet e hamasit i vinin zjarrin,.
Keta ishin UFO.Aviacioni Izraelit u paralizua.Asnje helikopter nuk u ngrit dot.
Keta erdhen si korba Orla ,vrane e dhunuan,,Hiken me Tojotat plot, pa u shqetesuar. Izraeli nuk shtiu dot nje pushke.
Miti pathyeshmerise Izraelit ka rene pertoke.
Per te bere lufte dhe genocid mjaftojne dy tre maskarenj ne politike.
Ky mund te jete fati i qiptareve po u la Rama te vazhdoje politikat e tij te shitjes. E ka shitur territorin neper serbe, nga Durresi ne Vlore
Luften e sjellin ne prag spiunet, Ata jane faktoret per lojera te tilla.
Populli nuk vlen as sa nje kile domate ne tregun e mallrave.