Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia iu prish nga shteti në 2023 për bazën e NATO-s, në 2026 OSHEE i thotë je debitor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia iu prish nga shteti në 2023 për bazën e NATO-s, në 2026 OSHEE i thotë je debitor
AktualitetKronike

Shtëpia iu prish nga shteti në 2023 për bazën e NATO-s, në 2026 OSHEE i thotë je debitor

Published: March 10, 2026
Shpërndaje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një tjetër problematikë me faturimin e energjisë elektrike, ku një qytetar nga Berati del debitor në vitin 2026, megjithëse banesa iu prish nga vetë shteti në vitin 2023.

Jorgo Baci ankohet në redaksinë e emisionit investigativ se në vitin 2023 i është shembur banesa 3 katëshe që e kishte me letra në fshatin Moravë në Berat, për shkak të zgjerimit Aeroportit Ushtarak të Kuçovës, në të cilën u vendos edhe baza e NATO-s.

Ai thotë se ka marrë një dëmshpërblim prej 6 milionë lekësh, ndërkohë që arsyeja që i është drejtuar Fiksit është për shkak se, në momentin e demontimit të banesës, në muajin shkurt të vitit 2023, i kanë shkuar punonjësit e OSHEE-së dhe i kanë hequr matësin. Deri në atë kohë s’ka pasur asnjë detyrim të prapambetur. Më pas, ka shkuar në zyrat e OSHEE në Berat dhe ka bërë kërkesë për mbylljen e kontratës, ku në dokument shkruhet se “mbyllje kontrate për arsye ‘investim i NATO-s”.

- Publicitet -

Jorgo ka menduar se i mbylli të gjitha detyrimet dhe ka vijuar jetën. Më pas, me paratë e pakta nga dëmshpërblimi, familja e tij bleu një apartament në qytetin e Beratit. Do të kalonte kontratën e dritave nga pronari i firmës në emrin e tij. Ka mësuar nga punonjësit se ka qenë debitor, pikërisht për kontratën e banesës në fshatin Moravë! Ka shkuar disa herë dhe i kanë thënë se kontrata është mbyllur, por jo në muajin shkurt 2023, por në muajin nëntor të vitit 2023. Gjatë këtyre muajve ka pasur detyrime, të cilat duhet t’i paguajë.

Ai ka mësuar nga OSHEE në Berat se s’mund të bëjë asnjë ankesë, për shkak se sistemi s’ia lejonte. “Ndaj ju drejtova Fiks Fare, se s’bëj dot asnjë ankesë dhe as hap kontratë të re. Më kanë mbajtur ‘peng’. Ç’punë kam punë me ato detyrime, mua mu prish shtëpia dhe tani më thonë ke detyrime?! Shteti ka detyrime ndaj meje dhe jo unë ndaj tyre”, pohon ai, teksa shton se s’ka pyetur asnjëherë se sa është shuma. “Qoftë edhe 1 qindarkë, përse duhet ta paguaj?!”, pohon ai.

Pas ankesës, qytetari interesohet te kujdesi ndaj klientit në Berat dhe i thonë se i kanë kërkuar drejtorisë së OSHEE në Berat që të marrë kontakte me zyrat qendrore në Tiranë. Punonjëset i thonë se, megjithëse ke ardhur disa herë, s’i japin dot zgjidhje dhe se duhet t’a paguash këtë detyrim.

Bashkë me Jorgon, grupi i Fiks Fare shkon në zyrat e OSHEE në Berat dhe takojnë përgjegjësin e shitjeve, Kozma Pushi. Kozmai bën disa telefonata, me shefat e tij në Berat dhe në Tiranë, dhe në fund thotë se, pas shumë sorollatjesh i kanë dhënë dritën jeshile që Jorgo të bëjë ankesën dhe më pas shuma që ai është debitor të zërohet.

“Ka ardhur disa herë, e kuptojmë situatën dhe vetëm sot, tani, më dhanë aprovimin për të ndërhyrë. Do t’ia zgjidhim, por fillimisht do të bëjë një ankesë dhe më pas do të ndërhyjmë”, thotë Kozmai. Fiksi e pyeti se si ka mundësi që këto detyrime i kanë shkuar, duke qenë se kontratën e mbylli në shkurt 2023. Ai thotë se, kur mbyllet një kontratë ka disa hapa, zyrat e kujdesit ndaj klientit, drejtoria, FSHU, zyrat qendrore etj. Pra, kanë qenë veprimet burokratike, tepër të vonuara, që kanë sjellë këtë situatë!

Në fund, grupi i Fiks Fare, shefi i shitjeve në OSHEE dhe vetë qytetari Jorgo Baci, shkojnë nga drejtoria e OSHEE drejt pikës së kujdesit të klientit, ku Jorgo do të bënte kërkesën. Pas disa minutash, Jorgo del nga zyra dhe falënderon emisionin Fiks Fare që vuri në lëvizje këto zyra. Gjithashtu, edhe punonjësi i OSHEE tha për Fiks Fare se tani qytetari do të bëjë disa veprime dhe kontrata e re do të hapet në emrin e tij.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?